Cristiano Ronaldo ishte protagonisti më i madh i mbrëmjes gala të UEFA-s, të enjten mbrëma. Futbollisti më i mirë i Ligës së Kampioneve, numri 7 i Real Madrid-it synon të fitojë trofeun më madhor europain për klube për herë të tretë radhazi me klubin e tij: “Ne e dimë se kjo do të jetë e vështirë për t’u realizuar, por ne jemi Real Madrid-i dhe duhet të bëjmë gjithmonë përpara”.
Ylli portugez është pyetur gjithashtu lidhur me lojtarët e aftë të zënë vendin e tij dhe të Lionel Messi-t në majën e futbollit botëror. Dhe për “Marca”-n, CR7 ka dhënë emrat e tij: “Kur unë dhe Messi të mos luajmë më futboll? Ka lojtarë shumë të mirë si Marco Asensio, Neymar, Mbappé, Dembélé, Hazard, Rashford…” tha Ronaldo.
