Kristiano Ronaldo është një dështim i vërtetë në shtrat. Kështu është shprehur ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e Silvio Berluskonit, pas natës që kaloi pak kohë më parë me futbollistin e famshëm. Nikol Mineti është shprehur e zhgënjyer nga performanca seksuale e Ronaldos, gjatë një interviste për revistën italiane “Diva e donna”.
Lajmi për një natë pasionante mes bukuroshes italiane, të cilën Berluskoni e futi në politikë dhe e bëri të famshme, dhe futbollistit Kristiano Ronaldo, bëri xhiron e botës në pak orë disa ditë më parë. Por pavarësisht famës dhe paraqitjes tërheqëse të të dyve, nata mesa duket nuk paska qenë dhe aq pasionante, të paktën jo për Nikol.
