Ronaldo gjen shtëpi, merr vilë të dyfishtë për të jetuar në Torino

DITA Online

 

Cristiano Ronaldo mbërriti më në fund në Torino dhe në aeroport u prit si një yll i hollivudian, me 6 makina Jeep që e pritën për ta shoqëruar.

Kurioziteti më i madh gjatë këtyre ditëve ka qenë vendbanimi i Ronaldos dhe duket se tashmë diçka është zbuluar.

Ai do të ketë dy vila në pyll, në zonën e Grand Madres, aty ku jeton edhe presidenti i Ferrarit, John Elkann.

Vilat janë ngjyrë gri dhe kanë dy hyrje, me dhoma plot dritë, ndërkohë që ato janë modifikuar së fundmi duke krijuar hapësirat për një palestër dhe pishinë të mbuluar.

E veçanta është se një nga vilat Ronaldos do të jetë ajo ku futbollisti do të jetojë me familjen, ndërsa tjetra për të ruajtur privatësinë e tij.

Niveli i sigurisë në vila është blinduar në masa mjaft të larta.

 

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *