Ronaldo: Historia e një fenomeni të paarritshëm

Dita

Madje edhe Ibrahimovic kryeneçi e konsideron të paarritshëm, më të mirin e të gjithëve. Çfarë do të kishte ndodhur nëse Ronaldo nuk do ishte prekur nga lëndimet?

Gigi Potacqui

“Merr një pistoletë me vete, dhe në momentin që do të qëllosh, lutu që të jesh aq i shpejtë sa të arrish ta kapësh”.

Këto janë fjalët e Billy Costacurta-s, që shpjegoi të vetmen mënyrë për të ndalur atë që konsiderohej i vetmi “O’ Fenomeno” Ronaldo.

Historia e tij fillon kur ai zbulohet një ditë nga një bankier i quajtur Alexandre Martins, që në kohën e lirë punonte si gjuetar talentesh të rinj, i cili e gjeti atë rastësisht në një fushë në periferi të Rio de Zhaneiros.  “Ej mik, kam gjetur një djalë prej ari” i thotë kolegut të tij dhe ortakut Reinaldo Pitta. Që aty ai lidhi kontratën me Cruzeiro-n, ku pas pak filloi Legjenda e R9.

1460711920_4-590x413

“T’i jepje topin atij, ishte si të  kishe shënuar gjysmën e golit,” thotë braziliani Jairzingo. Në klubin e Belo Horizonte, Ronaldo bën që të për të të flasë e gjithë bota. Nga Amerika e Jugut në Europë.

Pas etapës me ekipin holandez të PSV-së ku kishte luajtur miku dhe patrioti i tij Romario, Ronaldo-n e kërkon Barcelona. Në të vetmin vit katalanas, Fenomeni i mahnit akoma të gjithë me lojën e tij fantastike, driblimet dhe golat e tij të mrekullueshëm.

Këtu përmendim një nga golat e tij më të bukur kundër Compostela-s më 12 tetor 1996, ku trajneri i tij Sir Bobby Robson, i kapur nga kamerat bërtiste: “Nuk mund të jetë e vërtetë! Si ka mundësi?!”

Por çuditërisht, vetëm pas një sezoni (47 gola në 49 ndeshje) Ronaldo vendos të largohet nga Katalunja. Nga aty kalon tek Interi pas blerjes nga Presidenti Massimo Moratti. Tek Interi kaloi për shifrën marramendëse 51 mln euro, duke paguar të gjithë klauzolën e plotë.

1460071020_ronnie9-1280x628

Braziliani gjeti dashurinë e pakushtëzuar të tifozëve të Interit, si dhe të trajnerit Gigi Simoni me të cilin kishte një raport unik.

“Roni ishte i mirë, i qeshur dhe bujar. E donin të gjithë. Kishim një raport të shkëlqyer, vetëm se ishte pak dembel. I thoja të stërvitej pak më shumë, dhe ai thoshte: “Mister, 25 gola më mjafojnë, gjithnjë më “korruptonte” me këto përgjigje”.

Por ndërsa trajneri, tifozët dhe shokët e skuadrës e donin, kishte dhe ata që e “urrenin”, padyshim mbrojtësit kundërshtarë.

8959969729_7d0a235140_o

Nga Maldini, Thuram, Nesta dhe Cannavaro, këdo që të pyesje se kush ishte sulmuesi më i fortë me të cilin ishin përballur, të gjithë të përgjigjeshin Ronaldo.

“Ishte i papërmbajtshëm. Në kontrollin e parë të tejkalonte, në të dytin të poshtëronte. Një jashtëtokësor,” thotë Fabio Cannavaro.

Madje edhe narcisti Zlatan Ibrahimovic e pranon që: “S’ka për të pasur kurrë më një lojtar të tillë,”.

Tek Interi gjithashtu kaloi 5 vite të trazuara, të përfshirë nga zhgënjimet dhe dëmtimet më shumë se sa fitoret. Pas konflikteve me trajnerin Hector Kuper, braziliani transferohet tek kampionët e Europës në fuqi, Real Madrid i Figos, Zidane, Raul.

Pas 4 vitesh e gjysmë me Galaktikët, Fenomeni i habiti të gjithë në merkaton e janarit 2007 kur u transferua tek Milani, rivali i përjetshëm i Interit.

1460711874_1-590x372

Këdo që të pyesësh se çfarë lojtari ka qenë Ronaldo, përgjigjet janë të njëjtat: “çnjerëzor”, “i jashtëzakonshëm”, “fenomen”.

Por pyetja që të lind natyrshëm është: “Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të dëmtohej? Por një gjë është e sigurtë, që emri Ronaldo do të mbetet në listën e legjendave./Tirana Observer/

1460711938_6-590x480

1460711929_5-590x413

1460711920_4-590x413

1460711894_3-590x475

1460711885_2-590x495

1460711874_1-590x372

1460071020_ronnie9-1280x628

1460711948_7-590x304

Share This Article
1 Comment
  • Shkrim pa piken e kultures dhe medioker, a thua sikur po e ndegjon kete tregim ne ndonje klub lagje ne oret e vona te nates. Nuk thuhet asnje fjale se sa here eshte shpallur kampion me ato ekipe ku ka luajtur, nuk behet fare fjale per fitimin e kupes se botes etj, et, merre me lang se mishi u hang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *