Ronaldo i veshur si i pastrehë, surprizon vogëlushin (VIDEO)

Dita

Pavarësisht kritikave ndaj tij se është mendjemadh, ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të surprizuar një tifoz të vogël në qendër të Madridit.

Në këtë mënyrë, tre herë fituesi i “Topit të Artë” i ka dhënë një përgjigje mjaft të zgjuar edhe zërave kritikë ndaj tij.

Portugezi i veshur si i pastrehë, i afrohet vogëlushit dhe fillon të heqë parukën dhe mustaqet false, ndërsa ndeshet me habinë e djaloshit.

Ronaldo përqafon djaloshin dhe i dhuron një top, ndërsa qytetarë të shumtë nxituan që ta filmojnë këtë moment.

 

https://www.youtube.com/watch?v=R00ZB0yshDg#t=25

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *