Ditën e djeshme në konferencën për shtyp para ndeshjes Hungari-Portugali, futbollisti Cristiano Ronaldo bëri një veprim që u përhap në të gjitha mediat.
Ronaldo largoi nga tavolina dy shishe Coca-Cola dhe ngriti lart një shishe ujë duke nënkuptuar se duhet të pijmë produkte të shëndetshme.
Por, nëse ylli portugez e ka harruar, fansat ja kanë kujtuar Ronaldos, kohën kur ai vetë ishte imazh i kompanisë Coca-Cola.

