Ronaldo: Moratti, babai im milanez…

Dita

Fenomeni Ronaldo nuk e ka harruar asnjëherë Interin dhe Presidentin legjendar Massimo Moratti. Ronaldo, që bëri epokë duke luajtur me Interin dhe me Brazilin, ka publikuar në Instagram një foto me Presidentin Moratti.

“Sot në drekë me babain tim milanez … Inter ishte, është dhe gjithmonë do të jetë familja ime”, ka shkruar Ronaldo .

” Ronni nuk e ka harruar Interin e tij”, shkruan Moratti

Në ndeshjen e nesërme, Inter – Sampdoria që do të mbahet në San Siro, Ronaldo do të jetë në tribunë i gatshëm për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *