Ronaldo mungon ndaj Barçës në finalen e Kupës së Mbretit

anazapta

Cristiano Ronaldo do të mungojë për ndeshjen finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës gjatë të mërkurës. Portugezi u largua nga ndeshja në fitoren 3-0 të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund. Ai mungoi edhe në takimet e ligës ndaj Real Sociedad dhe Almeria, dhe ishte zëvendësues i pashfrytëzuar në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës gjermane. “Ne nuk do të rrezikojmë me Cristianon, prandaj ai nuk do të luajë. Ai do të stërvitet nesër pastaj do të udhëtojë në Valencia për ta parë ndeshjen”, ka thënë Ancelotti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *