Ronaldo ndihet i lodhur, nuk luan me Sociedadin

redaktor

Kristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Real Sociedad. Ishte trajneri Karlo Ançeloti që e bëri të ditur mungesën e portugezit, por i ka qetësuar të gjithë tifozët, duke thënë se bëhet fjalë vetëm për një masë paraprake dhe jo për problem. Ançeloti tha se këtë vendim e ka marrë duke u konsultuar edhe me vetë futbollistin. “Me Kristianon vendosëm bashkërisht që ai të pushojë, sepse është i lodhur dhe kështu duhet të shmangim çdo rrezik të mundshëm. Do të qëndrojë në shtëpi për të vazhduar stërvitjen, kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe duhet të jetë gati dhe më i freskët për të martën”, tha Ançeloti, duke iu referuar ndeshjes me Borusia Dortmund për Champions League. Por nuk është vetëm Ronaldo ai që shqetëson italianin. Trajneri foli edhe për Jese Rodriguez dhe Di Marian, ndërsa siguroi se Isko do të jetë titullar në “Anoeta”. “Pas operacionit, Jese ka pasur temperaturë dhe duhej të kthehej në Gjermani për një kontroll. Nuk ka qenë me fat këtë sezon, por në këto momente të gjitha skuadrat kanë probleme për shkak të kalendarit të ngarkuar. Për Di Marian mund të them se është gati, por nuk do të luajë nga minuta e parë”. Me infermierinë e mbushur plot, Ançeloti u shpreh i bindur se skuadra mbahet ende e fortë dhe një provë të qartë e dha kundër Dortmundit, ndërkohë pret një sfidë të fortë në San Sebastian. Do të vazhdojmë të luftojmë. Sociedad është një skuadër e komplikuar dhe e rrezikshme, që luan mirë në shtëpi. Duhet të luajmë me intensitet dhe të japim maksimumin në çdo aspekt për të fituar”. Ançelotit iu kërkua një opinion për sanksionin e FIFA-s ndaj Barcelonës, por refuzoi të komentojë: “Jo, nuk dua t’i futem kësaj teme, sepse nuk më takon. Mua më pëlqen futbolli, por kjo temë nuk ka lidhje me futbollin”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *