Kristiano Ronaldo përjetoi emocione të mëdha gjatë finales së Kampionatit Europian, sidomos në minutën e 25 ku u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të dëmtimit. Mirëpo, në fund ai arriti të ngrejë lart trofeun.
Tashmë, 31-vjeçari i ka lënë pas këto emocione. Ai ka nisur pushimet bashkë me familjen e tij, nënën Dolores dhe të birin 5-vjeçar.
Ylli portugez dhe familja e tij po kalojnë disa ditë pushime në Ibiza. Ronaldo është fotografuar në një jaht luksoz teksa merrte rreze dielli.




