Kanë kaluar pak kohë pasi Cristiano Ronaldo shleu pezullimin me 5 ndeshje për shkak të shtyrjes që i bëri arbitrit në Superkupën e Spanjës.
Por me sa duket portugezi mund të dënohet sërish. Në ndeshjen e ditës së sotme ai e ka humbur sërish toruan duke goditur një futbollist të Girona-s.
Mediat iberike kanë kapur një moment ku Ronaldo gjuan me shpullë një lojtar të Gironas, gjatë një dyluftimi për topin.
Ky veprim nuk u pa nga arbitrat e ndeshjes, por pas publikimit të këtyre pamjeve, mund të vijë edhe një dënim tjetër për portugezin për të rënduar edhe më shumë bilancet personale të këtij sezoni.


