Ronaldo shuan polemikat: Jam 100% me Presidentin

redaktor

Deklaratat e tij ku lexohej një farë skepticizmi për fushatën e merkatos së Realit nxitën një lumë spekulimesh. U fol për pakënaqësi të Kristiano Ronaldos në lidhje me politikën e klubit për shitjen e Angel Di Marias por dhe blerjet e kësaj vere e madje gjërat shkuan deri aty sa u aludua për një ftohje të idilit të yllit portugez me “Los blancos” e madje dhe largimin e tij nga kampionët e Europës. Presidenti Florentino Perez nxitoi të dilte vetë para mediave të premten për të këmbëngulur mbi raportin solid me lojtarin më të mirë të skuadrës, dhe tani është vetë Kristiano Ronaldo që konfirmon se asgjë nuk ka ndryshuar duke hedhur poshtë spekulimet nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale. “Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Dëgjova presidentin tim dhe jam me të 100%. Shokët e rinj të skuadrës janë maksimumi dhe me ta kemi kompletuar një grup të madh. Nisemi për të fituar gjithçka. Një përqafim dhe forca Madrid!”. Nëpërmjet këtyre fjalëve Ronaldo nuk lë më vend për dyshime, të paktën publikisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *