Kristiano Ronaldo ka deklaruar se mund të largohet nga Real Madrid në përfundim të kontratës së tij në vitin 2018. Kohët e fundit kanë qarkulluar shumë zëra që e lidhin yllin portugez me Paris Sënt Zhermenin apo ish-ekipin e tij Mançester Junajtid.
I pyetur rreth së ardhmes së tij, gjatë dhënies së çmimit “Pichichi”, për golashënuesin më të mirë të La Liga-s të vitin të kaluar, “CR7” ka deklaruar: “Është një privilegj që ndodhem këtu. Dhe kam dëshirë të qëndroj edhe për dy sezone të tjera, më pas të shohim”.
Luzitani ka dhënë edhe një mesazh për tifozët “Los Blancos”.“Të shpresojmë që tifozët të na mbështesin siç na kanë mbështetur deri tani. Ata janë spektakolar. Ne do të japim gjithçka nga vetja për të fituar edhe njëherë Ligën e Kampionëve”.

Rri or sa te doje qejfi ,rri te shikosh se si Miu Messi ,koleksionon Trofete e tij te pambarimta ,kurse Ti kenaqesh qe u shenon gola ekipeve te “Krevatit ” qe jane ne klasifikim prej vendit te 14-20 .
Ndryshe nuk ka se si spiegohet qe ne La-Liga Ti kete sezon ke shenuar 19 gola ne 23 takime ,kur ne faktn ke shenuar vetem ne 10 takime dhe nuk ke shenuar ne 13 takime !!?? .
Me La-Ligen dhe me Coipa Del Rey i lave prape duart kete sezon dhe tani po pret se mos ke ndonje fat te jashtezakonshem ne Ch-League ,qe te te bjere ekipi me i dobet ne 8-she mbas Romes .
Ah me Shakatarin e Donetskut dhe me Malmoen u tregove i madhe ,shenove 10 gola kurse me PSG te ngeci sharra ne gozhde dhe Reali yt mezi shenoi 1 gol ne te 2 takimet .