Ronaldo vendos të qëndrojë te Real Madrid

DITA Online

Kristiano Ronaldo ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, pas javëve të fundit të trazuara te Real Madridi.

Mediat shkruanin se ai dëshironte largimin pasi nuk po gjente mbështetje te “galaktikët”, e kjo solli jo pak shqetësim te kampionët në fuqi të Evropës.

Tri ditë para këtij lajmi, prokuroria spanjolle e akuzoi portugezin për evazion fiskal me vlerë prej 14.7 milionë eurosh.

Presidenti i klubit Florentino Perez më pas reagoi publikisht dhe tha se Reali do ta mbështesë gjithnjë yllin e vet.

Por pas 3 javëve, situata ka ndryshuar.

Kristiano Ronaldo sipas të përditshmes spanjolle “AS” ka vendosur që të qëndrojë në Madrid.

Perezi dhe trajneri Zinedin Zidan ia kanë bërë të qartë se ai është në qendër të projektit, e për këtë arsye portugezi është bindur që të mos ndryshojë fanellë.

AS zbulon se Ronaldo është shumë i kënaqur me lëvizjet e Los Blancos në merkato.

Ai do të jetë në gjyq më 31 korrik për shkak të akuzave të mashtrimit, por kjo nuk do të pengojë qëndrimin e tij në Madrid.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *