Nga Rezarta Reso
Nuk po reshtin të tëra llojet e mediave pa sharë Ronelën. Nuk mbeti shqiptar pa u turpëruar nga kënga dhe interpretimi i Ronelës në Eurovizion. Nuk mbeti burrë e grua shqiptare pa mbyllur sytë nga veshja e Ronelës, nuk mbeti gjë pa u thënë e pa ulëritur.
Ronela: njolla e zezë e artit shqiptar! Ronela, njolla e zezë e shqiptarisë! Tani askush nuk do e përfilli më Shqipërinë! Morëm fund! Na fundosi Ronela. Ronela e ka fajin se është e paturpshme… Janë ngritur tërë analistët e politikës, harruan Berishë, Ramë, e kompani dhe janë më seriozë e më të vendosur se kurrë për t’ia prerë shansin Ronelës të bëhet presidente e Shqipërisë.
Një tragji-komedi e vërtetë!
Po i lejoj vetes të kthehem disa dekada prapa kur isha studente në vitin e fundit dhe shpresoja, madje isha e bindur, që pas një jete pune në televizion (kisha filluar që 7 vjeç) pasi të diplomohesha do të më mbanin aty.
Drejtori/ Bajraktari Marash Hajati, kishte rregulla të tjera punësimi. Unë nuk i avitesha asnjë radari të interesave të tij. Megjithatë, ime më vendosi t’i kërkonte një takim dhe t’ia paraqiste tërë aktivitetin tim në vite, bashkë me mesataren 9.8 se mbase ai e shihte të arsyeshme të më jepte një mundësi që kisha ëndërruar tërë jetën. Ndërkohë punoja si e jashtme.
Një javë pasi mamaja ishte takuar me të, një mesditë na lajmëruan të mblidheshim në sallën e kontrollit për një mbledhje të rëndësishme me Marash Hajatin. Mbledhja filloi me parullat e tij bajate te rolit të televizionit si zëri i partisë dhe vazhdoi me një sharje të programit që kisha prezantuar dy ditë më parë. NGRIVA! Nuk po i besoja veshëve, nuk po kuptoja fare seç po bëhej. Ai vazhdoi, “Jo po na vjen dhe nana jote e na thotë je tan dhjeta”.
“Mamaja ka thënë të vërtetën”, pata guximin t’ia ktheja ndonëse me zë të mekur e me gjunjët që më dridheshin”.
E pra isha rritur në televizion! Por Marashi, vazhdoi, “emision të bukur ka bërë Albana Mëlyshi me Zana Celën!” Kjo e fundit kishte disa kohë që ishte angazhuar dhe si përfundim i duhej vendi im. Se si ia gjeti anën Marashit, punë e saj, por unë nuk arrita të realizoj ëndrrën time.
E pra, sa herë dëgjoja emrin e tij, më pështirosej e nakatosej dhe vazhdoj ta kem atë ndjesi ndonëse rrallëherë e kujtoj. Ishte lajmi që e bija e Marash Hajatit, do përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion, më zgjoi kureshtjen, të shihja se ç’do ishte vajza e Marashit.
Pashë disa klipe e foto të saj, dhe m’u qesh me veten kur në vesh më vinin fjalët e tij sikur të isha përsëri në atë mbledhje. Degjova dhe këngën, një herë, dy herë. Nuk m’u duk e bukur, nuk m’u duk as për të mbyllur veshët. Në fakt më pëlqeu zëri i saj, ndonëse jo shumë i përpunuar.
E pashë përsëri natën e Eurovizionit. M’u duk se përcillte dinamikë, hare, pak tallava, pak si çdo këngë shqip! Asgjë e veçantë asgjë e shëmtuar. Kërcimi, disi i kopjuar pak i çorientuar, por asgjë e turpshme më shumë seç kemi parë nga këngëtarë nga mbarë bota, Janis Joplin, Madonna, Lady Gaga, Michael Jackson, Katy Perry…Ahhh ata janë të famshëm, nuk janë shqiptarë, po e vërtetë!
Më pas, pashë disa këngë të shteteve të tjera. Çdo të kenë thënë spanjolët kur panë kostumet bythëjashtë të vajzave të tyre??? Gërmova nëpër internet po përveç tifozllëkut për grupin e tyre, s’pashë gjë tjetër.
Përsëri më doli nga mendja që ata s’janë shqiptarë.
Kush e lejon Ronelën të bëjë si ata, ajo e bija Marash Hajatit, ajo që e mori me hile vendin e parë, apo që ia dhanë për të nderuar të jatin, ajo që vetëm na turpëroi.
Por mua m’u dhimbs Ronela! Ashtu siç m’u dhimbs vetja kur i jati i saj më uli në sytë e të gjithë punonjësve të televizionit se ia kishte premtuar vendin tim Zana Çelës.
M’u dhimbs Ronela, sepse ashtu si unë dikur plot ëndrra për televizionin, ajo ka ëndrrën e artistes, ka pasionin për ta kënduar këngën e saj, për ta kënduar fort.
M’u dhimbs Ronela sepse i pëlqen të vallëzojë me këngën e saj, e t’i jape ritmit tërë shpirtin e saj.
M’u dhimbs Ronela e kryqëzuar sepse guxoi të kërcente pa turp, pa tabu!
Ndoshta Ronela nuk ka nevojë për keqardhjen time, dhe shpresoj që është një vajzë e fortë dhe nuk do të sprapset nga kjo histeri mbarëkombëtare. Shpresoj se kënga tjetër e saj do jetë më e bukur e kërcimi i saj akoma dhe më “wild”.
Më duket shumë e trishtueshme dhe e turpshme që NE, shqiptarët, të kemi kaq mllef e vrer për njeri-tjetrin. Të vrasim pa më të voglin hezitim atë që bie ndesh me “Moralin Shqiptar”. Me një moral slogan që në të vërtetë ekziston vetëm kur dikush guxon.
Ronela është vetëm maja e ajzbergut të mllefit dhe urrejtjes që ne shpalosim kundrejt çdo gjëje ndryshe. Lexoja komentet nëpër facebook dhe i krahasoja me ato kundër individëve homoseksualë, zezakëve, romëve, kundër të droguarve, etj. Asgjë nuk ndryshonte. Helm, tallje, përbuzje, fyerje.
Kanë kaluar disa dekada tashmë, të një shoqërie të hapur, të lirë e pa censure diktature, por sa pak jemi qytetëruar, sa pak!
O Rezarta ashtu si Marashi qe shkelte me kembe ashtu eshte edhe pjella e vet. Jeni bijte e baballareve Rezarta. Po ti je europianizuar.
Po hë, a e mësove më në fund se nga ia gjeti anën Zana Çela Marashit e s’ja gjete ti, të dyja që fëmijë 7 vjeç mu tek pika nevralgjike e propagandës së PPSH?! Radiotelevizioni aty ku edhe nje femije 6 vjec nuk hynte dot si spektator pa certifikate lindje dhe po te rezultonte nga familje e deklasuar e nxirrnin fishek nga dera ne prani te shokeve.
Lufte brenda llojit Rezarta. E mos na hapni barkun ju të përkëdhelurit e Partisë me keto leksione qytetërimi. Thuaj qe po vazhdoj t’i bej yzmetin llojit por mos merr persiper te gjykosh njerezit per nje paçavure pornografike te cilen rraca jote e quan art.
Marashi nuk pyeste per bijat e komunisteve apo ballisteve, i merrte me radhe…
Dava Komunistesh, eshte e barabarte me gjelle qensh.
As ja vlen qe te diskutohet!
Guximi Roneles eshte per tu admiruar.Kushdo qe flet sot,nga ata qe kishin mundesi per te ndryshuar dicka, eshte nje shperdorim i te drejtes se tyre.Do te ishte ne nderin e sejcilit qe te bente kritika per kengen e interpretimin qe per te arthmen ,paraqitja jone ne eurovizion e kudo te tregoj vlerat e verteta te artit e kultures tone.Arritja apo deshtimi ne evente te tilla eshte i gjithe stafit te saj por edhe i Radiotelvizionit tone si organizator i festivalit.
Sa pa qejf qenke ti moj vajze..
E nderuar znj. Reso,
Ronela eshte vajza e Marash Hajatit dhe sikurse ai, edhe ajo, injoron injorancen, tallet dhe ben tallava me injorancen. Ai me stilin e vet dikur, Ronela me stilin e vet sot. Prandaj, mos u shqeteso, ajo thjesht po defrehet dhe sa me shume defrehet, aq me shume terbohet injoranca shqiptare dhe sa me shume terbohet injoranca shqiptare, Ronela aq me shume defrehet.
Pse spanjollet nuk shqetesohen per bythet e veta? Sepse jane shume e me shume te urte, te kulturuar (anti-injorante) sesa ne, populi skiptar (thonin kinezet).
Kenga e Roneles, nuk ploteson asnje kriter per tu seleksionuar per ne Festivalin e Kenges ne RTSH, por faji nuk eshte i saj, por organizatoreve dhe drejtuesve.
Nje moderatore ne nje gazete tjeter po na thoshte se kenga eshte per publikun dhe te pelqehet nga njerezit dhe jo per kompozitoret qe njohin notat.
Festivali i Kenges ne RTSH, nuk organizohet per cdo lloj muzike, por per nje shtrese qe kerkon muzike me tekst poetik, brenda gjuhes zyrtare, te kete folklor, te percjelle mesazh, dhe i afrohet muzikes klasike.
Nuk jam dakord me disa qe kritikojne kengen se nuk kaloi ne finale.
Kenga mund te fitonte dhe Eurovizionin, se sic gjykoi Juria jone, mund te gjykonte dhe Juria Europes.
Nuk mund te kritikohet nje kenge se nuk kaloi ne finale, por kur le shteg per tu kritikuar.
Ronela kete kenge mund ta kendoje ne veprimtari tjera pa asnje problem, perderisa rinia dhe te tjere e pelqejne.
Më fl por ti qenke për të ardhur keq ! Ai Marashi paska patur të drejtë që nuk të ka pranuar .me këzl mendje që ke nuk je për në televizion shtetëror por je për tallavara .
E ke gabim Vjola, pikerisht femrat tallava i pelqente Marashi…
Bajraktari Marash Hajati me ka gjetur dhe me ka lene ne RTVSH. Ai vuante nga Deliri i Madheshtise, semundje te cilen e trashegon edhe e bija. Autorja e shkrimit ka plotesisht te drejte, pasi ne kohen e tij si Drejtor i Televizionit dhe Drejtor i Pergjithshem i RTVSH (1974-1988), me ndonje rast te rralle, talenti nuk kishte kurrfare rendesie perpara “mikut” te forte. .
Me nje gur, i vrau dy-tre zogj Rezarta! E po kot nuk thone: ne ato maja rripa-rripa, njehere ma hipe e njehere ta hipa!
Edhe mua po vjen keq per nje person, qe as e njoh dhe as e di c’pune ka bere! Me vjen keq per Marash Hajatin, qe nuk e di kush nga brezi i ri e njeh ne Shqiperi!?!
Moj zonje me gjithe respektin per artikullin tuaj ketu nuk eshte fjala per tu dhimsur nje person apo jo. Ronela mund te jete cdo gje nje vajze per tu respektuar por artiste nuk eshte. Arti qe paraqiti nuk eshte as art as kenge, as melodi as estetike. Merr nje vajze te re nga rruga te xirre me veshje potthuaj nudo dhe vere te kerceje ne Eurovizion. Kjo ishte Ronela. Kur degjon nje kenge te bukur edhe pse e shoqeruar me videoklip dhe emocionohesh fillon te konsiderosh artistin qe ka hedhur art ne skene dhe jo budallalliqe si ato te Roneles. Te shikoje Ronelen kur kendonte dhe kercente me ate lloj paraqitjete vinte per te qeshur dhe per te vjelle
Ronela nuk kishte shkuar ne rruge private, por me taksat e shqiotareve ne Eurovizion. Kenga dhe i teroreti
i saj, pa asnje vlere artistike.
Ronela u perqendrua tek veshjet dhe levizjet kot. Ajo edhe ate pak ze, e shperdoroi, duke iu marre fryma nga levizjet e tepruara.
Sa per ty, edhe ti je perkrahur si vajza e Ivonit. Vertet ke qene e angazhuar ne televizion, por ke qene shume monotone.
Kot ti e kot Ronela.
Ronela percoi vetem shemti, pamvaresisht nga raporti i juaj me te atin…
Zonjusha Reso.Nje pyetje kam,pse shkoi mami dhe Jo Babi per te takuar Marashin.Zana cela me siguri Ka cuar babin.Nisesh per Rruma Ela n’hajatdhe nxjerr inatin me Zana Celen.Mos thua per kete Zanen qe eshte drejtoreshen e operas?Nese po’,e Ka merituar ate Vend Pune.Babain e Ka patur ushtarak,pa ndonje lidhje me lart.Pra vendin e punes e Ka merituar.Ty nuk te njoh,mbiemrin po’,por nga sa shkruan je niveli i Ruma Ela n ‘hajat.Gjithsesi,sejcili Ka mendimet e veta
Bravo, znj, fabula e bën punën, një gur, katër zogj, Marashin, Ronelën, “pak” për vehten, por pa harruar edhe konkurenten!!! Gjynah që sistemi/Marashi të paska lënë jashtë edhe pse me mesatare 9.8! Pak, shumë pak mbaronin shkollat atëhere me një rezultat të tillë!!! Nuk mund të pretendoj se kush e meritonte atë vend pune në atë kohë, ju apo shoqja që ju përmëndni, por që Marashi paska qënë “largpamës” dhe të ka bërë një “nder” (thua pa dashje/apo ta ketë ditur “kodoshi” se do të vinte një dite…), nuk besoj se është e vështirë të kuptohet…..
Po dhe ty ne mos si ajo nuk te morem vesh hiç…e nise me kritika per ate te jatin , per Zanen e gjoja te e bija te erdhi keq…..u rrutullove e seç na the ..sikur kjo na solli ndryshimin.Ik o shoqe se veç kenge nuk qe ajo, pale per anen estetike. E te tjera e te tjera…po gazeta Dita c pati qe nxjer hartime te tilla nostalgjie..
Vjen ti si Halla e Madhe ti dhe jep Verdiktin.
Duret ke pidhi,,naaa,naa,,keni ksoj gjeje?
Bere gjithe ate expoze sikur TI je Padre Eterno,,Giudicio Universale, Ti je nje askushe.
Kujt po i duhen historite e tua me Marash Hajatin?
Shqiptaret kane te drejte te komentojne palacallekun e kesaj fyckes se llastuar,me emrin ronela.
Ben ti MORALISTEN!
Jane dy Porta te mbyllura nga Juria e Eurosongut per ate ronelen tende.
Fshirja nga You Tube paraqitjes se saj dhe Nxjerrja jasht konkurimit per naten finale.
Dhe te siguroj se Juria nuk e njeh Marash Hajatin as per mire,as per keq.
Ty moj Reso mire ta paska bere,se e paske merituar!
Shkoqur me penën tënde!
Kam menduar të njëjtën gjë kur lexova atë mllëf kundër Ronelës.Thash pa të shikoj si janë këngët e festivalit që ajo fitoi dhe konkluzioni ishte këngë e vetmja ndryshe nga qaramanet me kopjime orientale. Po ky është një pikëvështrim shijes time. Nuk them që ishte maksimumi i muzikës shqiptare. Këtë ofroi ai festival dhe ajo juri artistke që e organizoi. Përpara se ajo të shkonte në Eurovision nuk lanë rrjet social pa e inkurajuar, vet artistët e një karjere plot suksese shqiptare, diçka kuptojnë nga arti besoj, nuk ndesha asgjëkundi me kritika teknike prej tyre. Apo edhe kjo është pjesë e hipokrizisë shoqërore?! Pra Ronela këndoi, interpretoi, mizikën e saj dhe fitoi.
Gjithashtu thash të shoh ç’ofronte Eurovizioni dhe ndoqa prezantimin e këngëtarëve në Torino… veshja, këngët, stili. Asgjë nuk ishte kaq ndryshe nga Ronela! Konkluzioni im që ata paskëshin krijuar një sfilatë stili njësoj. Pra si ishte vendi u bë kuvendi.
Mllëf injorant dhe keqdasësh i publikut shqiptar ndaj kësaj vajze. Jo kritika apo mendime të cilat ndërtojnë gjëra me vlerë edhe kur komentohet një këngë. Pas një tastiere është shumë e lehtë me pseudonim të hedhësh vrerë. Nuk po çuditemi më. Tek e fundit e njëjta sjellje është në Parlamentin Shqiptar, në kafenetë e thashethemeve, në bulizmat e shoqërisë shqiptare brënda dhe jashtë Shqipërisë. Anglezët gjithmonë jane skualifikuar, me autoironi janë kthyer në vendin e tyre, nuk i ka telendisur njeri!! Nuk u pa qameti i përmbysjes artistike nga skualifikimet pafund të tyret. Vazhduan, këtë vit ishin për vend të parë. Sa mëndje e hapur je Rezarta Reso dhe më pëlqen shumë kur thua “ më kujtoi veten..” pa e gjykuar nëpërmjet asaj që i jati i saj bëri dhe si u soll me ty por duke e parë baraz me atë çka ke provuar në vendin e saj. Dihet që Ronelës nuk i bëhet vonë shumë pasi sot mjafton të flitet, për të mirë apo për të keq, bën audiencë(publik). Po të heqim këtë mllëf besoj se jetohet më mirë!
Faleminderit, Anila!
Pasi pashë disa nga komentet kundrejt meje, bindem me keqardhje, se këta njerëz qe vjellin vrer e burraleckë që fshihen pas pseudonimeve, nuk dinë të lexojnë dhe më e trishtueshme, nuk dine ç’thonë. Fali Zot se s’dinë më shumë!
Një këshillë po ua ofroj: Mesoni gjuhēn e ëmbël shqipe !
Njerëzimi ka krijuar shumllojshmëri njerëzish zonj. Reso. Ju po pérpiqeni që shijen tuaj t’a pëlqejnë të gjithë, madje duke u drejtuar edhe tek Zoti !!! Harohet çështja thelbësore, që këngëtarja nuk po jepte një koncert të saj, por po përfaqsonte Shqipërinë, pra edhe shijen time. Unë ndjehem i ofenduar me veprimin e kësaj këngëtareje kur vendos dorën në organet seksuale. Çfarë edukate mund t’u japim fëmijëve kur shikojnë skena të tilla në prani të prindërve?! Në Shqipëri arti dhe kultura, në përgjithsi, është në krizë, prandaj bëhen veprime të sforcuara gjoja “moderniste”, por dalin në pamje tejet bajate.
Zonjs Reso,
Mos e transformo ne dacibao enveriste debatin qe ju hapet ne kete forum te nerum te gazetes DITA, sepse asnje komentues nuk ka mllefin me Ronelen si vajze, por me talentin artistik qe mungoi ne performancen e saj, ire shqyptaret jane katunare dru me pre po media nderkombetare qe u tall me Ronelen dhe me perfaqesimin shqyptar duke i cilesuar si amatore te Botes se Trete pa talent dhe pa finese artistike,
prandaj:
Nuk fitohet vendi i punes me dhjeta enveriste sic nuk fitohet eurosongu me britma egersirash pa talent dhe finese artistike dhe ne kete kendveshtrim perpara se te falenderoni fansat si ato te Fatos Nanos kur i luteshin te pajtohej me Berishen, duhet t’i jepni pergjigje pyetjes thelbesore:
PSE RONELA FITOI ME OVACIONE ENVERISTE FESTIVALIN SHQYPTAR DHE U BE REZIL NE EUROSONG-UN NDERKOMBETAR?
Ke forumi i grave reze…shkurtër (kësaj here po e kursej fjalën debile), të cilat ne kulmin e fantazisë seksuale do të preferonin të rinin shalëhapur edhe para “burraleckave” mund të dërdëllitësh pa problem nonstop, tu thurrësh elozhe apo të mbështesësh “shoqet e idealit” që të dalin pa teklif në mbrojtje (me emër dhe mbiemër), si dhe të shkëmbesh lloj-lloj mendimesh, qofshin këto dhe budallallëqe pa fund…
Por fatmiresisht këtu jemi në një tjetër forum.
Është forum gazetarie, ku cilido, përfshi dhe ata anonimë (mos harro se përbejnë shumicën absolute!) u jepet e drejta të shprehin lirshëm dhe pa censurë mendimin e tyre të pavarur.
Vlerësimi i opinionit nuk bëhet sipas të shkrojturit bukur dhe pa gabime të shqipes, por sipas mbresave të trishtueshme që u la atyre “performanca” skandaloze e përfaqësueses së muzikës “shquptaro-kstunare” në një eveniment të rëndësishëm evropian.
Shoqja Reso megjithese je “europianizuar” s’e kupton se ben po te njejtin diskurs arrogant si ne vitet ’80 kur ishe e perkedhelur dhe sherbetore e zgjedhur e regjimit. Do na mbushesh mendjen se ne ate godine si burg hyje prej meritash dhe jo prej filtrit te Partise.
Si ne ate kohe kur “stiloje” shijet muzikore dhe artistike sipas skenarit te regjimit vazhdon ende t’iu tregosh njerezve se c’jane shijet e verteta sipas ju superioreve.
Tani madje po iu tregon te mesojne edhe shqipen qe te arrijne nivelin e rraces superiore se ciles i perket.
Cfare arrogance e pafytyre!
Rezarta :
“komentet kundrejt meje..njerez qe vjellin vrer.”…
Ti bere nje carcaf me komente vrer kunder atij te shkretit Marashit,.. pse merzitesh kur te gjitha qe ke shkruar te kthehen mbrapsht?!!
—
As Marashin, s te bijen, dhe as ty nuk i njoh ne detaje! As me duhet ti njoh! po meqense the ne komentin tuaj “keta njerzit qe vjellin vrer” thash te jepja nje keshille!
-“Cfare to hedhesh do te presesh!” thote i madhi populli shqiptar!
Ne fakt po, si nivel artistik kenga pershtatet me nivelin e Eurovizionit. Problemi eshte qe njerezit fokusohen tek ky kontest dhe jo ne faktin qe kjo kenge ka fituar Festivalin e RTSH. Kjo eshte dramatike!
Nje shkrim qe i ben nder autores dhe tregon fisnikerine qe pak Shqiptare e kane ne nje rast analog te saj , nje pyetje shtrohet thjesht ,
Po nese Ronela do te kualifikohej per naten finale dhe te zinte vend presigjioz A do te kishte komente aq vulgare ndaj Roneles nga te njejtet persona qe e kryqezonin ? Nuk e besoj , sepse ne na pelqen fituesi dhe e renojme humbesin
O “dritan”, te te theme nje llaf une se ti ke diçka bosh: Historia as shkruhet dhe as thuhet me SIKUR.. Historia thuhet dhe shkruhet me ato gjera qe ngjajne ose realizohen ne fakt. SIKUR te kishte halla koqe, i thomi andej nga ne, do it therrisnin xhaxha. Ti tnua nese ose sikur te kualifikohej, por cili eshte fakti? Ne flasim dhe shruajme per faktin dhe jo per hallen xhaxha,
Sa vrer hedh dhe ti moj gjirokastrite. Po e hedh kaq trashe sa kujton se nuk kuptohesh. Por kuptohesh si nje bibe. Ti shkrimin nuk e ke per Ronelen por si nje hakmarrje per Marashin te atin e Roneles. Ke 30 e ca vite qe pret per tu hakmarre per ate qe te beri Marashi ty dhe po ja nxjerr te bijes. A thua se u be hataja. Keto gjera kane ndodhur e do ndodhin jete e mot ne institucione te tilla. Se pari qe Ronela ishte nje deshtim dhe nje turp ne europian dhe felliqi Shqiperine kjo s`ka diskutim dhes`ja vlen te diskutohet. Edhe qe Marash Hajati si drejtor i RTSH ka qene nje komunist i thekur dhe zbatonte urdherat e Enverit dhe Ramiz Alise prape nuk ka diskutim dhe s`ja vlen te diskutohet tani pas 35 viteve. Sepse po te ishte ndryshe, Marashi fluturonte nga puna dhe Ronela do te lindte ne internim. Por ti nuk e ke per kengen e Roneles, por do te hakmerresh pse Marashi ta hoqi emisionin ketu e 35 vite me pare e ja dha Zana Celes. Ketu ti perdor dy nenkuptime. I pari kur thua per Z. Celen:”Se si ia gjeti anën Marashit, punë e saj”. Pra Zana e paska marre me sex. Nepermjet krevatit, sic jane marre jete e mot punet ne vende te tilla. E dyta kur per dor emrat e dy verioreve Melyshi dhe kjo Cela te cilat Marashi i lavderoi dhe te spostoi ty gjirokastriten Reso. A moj e shkreta ti sa bibe e sa mendje ngushte je. Ne ate sistem kane ndodhur tmerre me pushkatime e burgosje edhe ne RTSH madje e ti kujton se po i behet vone kujt per historine jetes tende mediokre se te paska spostuar nga nje emision drejtori komunist i TV. Hajde mos u tall me kete biben tani pas 35 vjetesh. Dhe per te lare M me Sh i ben lavde kenges se kesaj bibes tjeter Roneles se vogelith. Duket sikur te vjen keq per te. E pra e gjithe pacavurja eshte per te nxjerre inatin per Marashin qe ka nja 20 vjet qe ka shkuar te takoje Enverin e Ramizin atje ku skthen me.
p.s. O Dita, ne presim gjera me me nivel nga ju!!
Sa per dijeni,Zana Cela nga i jati dhe e jema nuk eshte Veriore
Nuk eshte se simpatizoj kengen por ti ke shprehur mllefin tend personal.
Ti ne RTSH ke punuar dhe Zanen as qe e mbajme mend te kete punuar ne RTSH.
Ti dhe Ronela jeni njesoj nga talenti i treguar, kot i bie me gur Marashit.
Nuk e kritikoi mbare opinioni kombetar kengen pacavure, qe kendoi Ronela,por edhge te gjithe te huajt,bile jane TALLUR si me kengen,por edhe me vete kengetaren!
Qe ne teks ajo kenge pacavure duhet te ishte grisur dhe te hidhej ne wc!
Kursve veshja,kercimi etj ishin majmuneri,kafsheri,minjorance!
Ajo ishte kenge e denje per majmunet!
Jo po, demek, nuk po e shaj atë zhelen bythëjashte, që të mos kujtojnë dynjaja e po e shaj për inat të të atit që nuk më mori në punë. Mirë ta paska bërë. Budallaqe hipokrite.
Nuk kam asnje respekt per femrat si Ronela , te cilet po i heqin kuptimin fjales kengetare.
Nuk kam asnje respekt per autoren e shkrimit.
E pabesueshme çfare shkrimi pa lidhje.
Hedh pleh pa pike turpi!
Asgje kunder kengetares personalisht! Problemi me te esht ke zgjedhja, shija artistike, estetika dhe pastaj vjen edhe trajtimi mediatik! Endrra e saj u realisua, e jona qe te shohim nje fituese shqiptare jo! Nuk e duroj dot tallavan, nuk i shoh dot ato levizje te kercimtareve me te! Ajo atje perfaqesoi Shqiperin po mua jo.Pun shijesh! Nje Fiat Doblo nuk e ble kurre, Big Brother nuk do ta shoh asnjeher. Rugen Budi do ta mbaj ne mend ashtu me ate kpucarin e vjeter dhe dispancerin sic ka qene me Resot, Grort (e vjeter)e shum njerez te nderum perreth!
Nuk shkoj mo!!!
Ah se harrova te fala Indritit !
Ne Bote ká shume njerez qe vuajne nga sindroma e (te qënit dikushi)!
Dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe pse dikush duhet te duket me autobiografine e vet, por jo ketu ku gjerat kane dimension tjeter neper gazeta Shqipetare….
Zonja eshte kujdesur me shum te tregoje nje copez te jetes se saj se sa me faktin qe ajo DEBILJA nuk qe ne gjendje te na perfaqesonte si e denje ( ekzaktsisht juria e TVSH) ne Eurovizion…(!)
Pra te lutem DITA e nderuar mos na bej pjese te vjelljes pas festave dhe autobiografi te tilla e te ngjashme me keto se na mjafton alkoholi i Klubit ku defrehemi
Ka pasur padrejtesi ne boten e massmedias ne periudhen socialiste. Ka edhe me shume sot. Po te shohesh se staret e televizionit jane Fevziu, Canet, Con Peka dhe pothuaj shumica e balasheve qe i bejne hosana shkerdhatokracise alla shqiptareve. Zonjes i ben nder ky rrotullim pasqyre, se do e kish me kollaj te hakmerrej ndaj asaj balerines qe mori pjese si kengetare. Qe ne fillim dua te them se nuk e degjova fare kete kenge. As tani qe po shkruaj as kengen e kam degjuar, as ate balerinen -kengetare-stiliste s’è di dare kush eshte. Nga fotot ne Fejsbuk apo gazeta kam pare nje fytyre te egersuar sikur do shqyeje elefante me dhembe, duke hapur kembet dhe duke deftyer me duart tek gjenitalet . Per protagonisten dhe ata balerinet rendesi kishte “performanca” dhe jo kenga. Qe ketu robi krijon idene se c’ka dashur te percjelle “performanca”. Trasgresion, thyerje tabù, pseudomodernizem. Imitacion i varferuar, pse jo, nga mungesa e klasit ne cdo komponent. Te kopjosh nuk eshte turp, por te imitosh eshte zakon majmunesh. Ornela u sforcua te imitonte qofte ne veshjw, qofte ne kercim, qofte ne trasgresion. Zerin s’ia degjova, por me siguri as do behet kurre Celine Dion, as i afrohet dot timbrit te Ema Marrone, per te thene nje emer rock. Imagjino e kritikoi per veshjen Kristiano Malxholio, se per kengen apo zerin as u mundua ta marre ne konsiderate. Ndonjehere fati te perkedhel per te te nxjerre bojen fare. Ornela shkoi ne dasmen e vet shume e dehur perpara se te shtrohej gostia. Nqs udhetimin e saj me grupin e atyre cunave, hotelin, qendrimin ne Torino, e pagoi nga xhepi i vet, varja,doli rruar -qethur. Por nqs ia pagoi ministria e kultures, here tjeter do pare me gjere kjo pune. S’è di si jane mesuar spanjollet te shohin breke ne hava, por ne shqiptaret na duhet te mos shfaqemi si egersira. Edhe te doje Ornela te sforcohet sa te doje, nuk e arrin dot Bocellin qe rri si statuje gjate “performances” becelliane. Por meqe s’i Ka falur Zoti zerin e nevojshem, te shkreten, edhe me prezantimin nuk dijti te tregonte klas. Por vec te bente glase, sic e beri me tepri per te keqen e vet.
Në qoftë se do të ishte gjall Vaçe Zela dhe të përfaqsonte vëndin tonë veshur me kostum kombëtar me fustan deri në thembër me këngën e mallit arbëresh për Morenë, Shqipërinë, ku vibrojnë nota të ëmbla të tingujve të pafundëm të natyrës që bëjnë për vehte veshin e njeriut, një këngë që me përmbajtjen e saj është thellësisht jo vetëm shqipëtare por edhe njerzore dhe aktuale se shpreh mallin për vëndin e të parëve të përzën me dhunë nga hordhitë pushtuese, do të kishim fituar.
Njerëz, ky përfaqsim në Eurovizion mendoj që tregon regres në muzikën dhe këngën shqipëtare. Veshja e saj në foton e paraqitur është një disenjim që mund të ketë si ekspert , ose këshillim ose frymzim nga pikturat abstrakte që piktori kryeministër laparos muret dhe tavanet e kryeministris dhe nuk ve dorën në zjarr dhe qofsha i gabuar por mendoj që
ky vulgaritet i paraqitjes son në Eurovizion ka dorën e gjithologut ton kryeministër që nuk le ti shpëtoj asgjë, edhe evenimenti i festivalit në Eurovizion, për të ndërhyr nga kozmosi i tij modernist dixhital me shijet e tij ekscentrike për veshjen, për modernizmin deri në absurditet primitiv, vulgar dhe regresiv në fushën e arteve vizive,stilin e veshjes, dekoracionin në veçanti dhe artit dhe kulturës në përgjithësi.
Paraqitja jonë në Eurovizion është një karikatur që ilustron para botës regresin e gjithanshëm të qeverisjeve demokratike në vëndin ton, edhe në fushën e artit, në muzikë, në theatër, pikturë ku shpesh vulgariteti primitiv quhet modernizëm dhe në pararoj të këtij regresi është piktori ynë kryeministër
që befason Tahip efëndëmin e Turqisë me kryeveprën e tij në skulptur duke i thën që jam artist serioz unë, kur Tahip beu po çuditej duke u përpjekur të konceptonte se çfarë absurditeti vulgar të subkoshiencës së çakërdisur njerzor përfaqsonte objekti që po i dhurohej ose
momenti ku piktori kryeministër i dhuron kryeministrit Dragi albumin e kryeveprave të tij në muret dhe tavanet e kryeministrisë dhe ai e hap në faqen ku paraqiten penelata të llojit këmb breshke që mund të jenë çdo gjë por art kurr.
Njerëz, regresi në art fillon kur kryeministri piktor poston instalacionin e tij artistiko politik ku statuja etalon e rilindjes europiane Davidi i Mikelanxhelos, përdhoset nga koka e Edi Ramës së rilindjes së PS, ngërdheshur deri në shëmti në kontrast me kokën fisnike deri në përsosje të Davidit që me atë ngërdheshje të tall personazhet e opozitës. Ky është arti i piktorit kryeministër i nivelit global unik në llojin e vet, ky është arti zyrtar që kultivohet në vëndin ton që shkon, në drejtimin e shokut Edi drejt humnerës së regresit të frikshëm të gjithëanshëm në çdo fushë të jetës.
Edhe një majmun po të dëgjoj dhe shikoj Vaçe Zelën duke kënduar me kitar këngën për mallin arbëresh për vatanin dhe po të dëgjoj dhe shikoj Hajtin e në këngën e deleguar nga arti dhe muzika shqipëtare në Eurovizion mund ta kuptoj dhe vlersoj kush është këngë, muzikë, art që transmeton të bukurën njerzore dhe kush primitivitetin bastard.
O sokaku i te cmendurve,,i hypokriterve,i intriganteve,Reso!
Nuk shkoi Zana Cela te kendoje ne ate festival.
Po te ka ngulur ndonje hu Zana Cela dhe nuk te ka dale akoma,mos perdor kete deshtaken obeze qe e trajtuan si Down ne europian,po ballafaqohu vete me Zana Celen.Nje cope debile paska mbaruar me 9,8.
Vacja ja grisi ne surrat Marie Krajes deftesen me katra dhe i tha:Mua NATYRA me ka falur ZERIN.Shko pirdhu me gjithe solfexh.
Shumë diskutime, shumë zhurmë, por unë mendoj se festivali në eurovizion është festival këngësh dhe jo shalësh. Nuk më shqetëson veshja e vajzës, por nuk pashë e dëgjova këngë.
Znj. Reso, jeni e mirepritur ne RTSH, do te bejme pune te mira bashke.
Me Respekt
M. Hajati
GOCA E MARASHIT SI GOCA E ENVERIT
Kur shoku i Enverit nga Franca, Qazim Turdiu mori ne provimin e matematikes Pranvera Hoxhen u zorit shume t’i vinte noten 10 dhe i tha goces se Diktatorit qe e kishte shok nga Franca:
PO PSE NUK ZGJEDH NJE PROFESION TJETER PA MATEMATIKE TE LARTE?
Keshtu edhe goca e Marashit te Partise duhej te zgjidhte nje profesion tjeter pasi i mungon totalisht talenti i kengetares dhe balerines ne dallim nga vajza e Spanjes bythejashte qe Rezarta Reso e krahason pa piken e llogjikes artistike me nje patriotizem enverist tipik shqyptar,
prandaj:
Une per vete do te thoja se Ronela tregoi nga ana artistike, por edhe reale se ku renditet Shqypnia si nje karikature enveriste ne Harten e Botes
Te faleminderit ronela,bashke me garnituren e jenicereve te tu,qe na paraqitet ashtu sic jemi:
Injorant,te eger dhe TALLAVA!
Zonja Reso, me parate tuaja ti dhe rondelja e kushdo tjeter mund te beje cfare te doje, por kur dergohet nga tvsh, me parate tona per te perfaqesuar shqiperine, atehere ndryshon cdo gje. As ti qe flet e aq me teper ronela, nuk kane asnje te drejte te njollosin vendin tone ne syte e botes. Shume mire i kishte thene drejtuesi i eurovizionit rondeles, ne skene duhet te sillesh si i ka hije nje artistje e jo si te doje rondelja.
Larg iluzioneve.Zana Cela,eshte ajo qe eshte-e njohin te gjithe,per punet e saja gjithmone te sukseseshme.Te vesh ne dyshim,aftesite e saj (perfshire natyrisht dhetalentin),tregon se nuk e njifkeni Zanen.As nuk ka qene nevoja,qe babai i saj,te jete takuar me Marashin,apo shoket e tij,sepse Zana gjithmone i ka dale zot vehtes,me besimin tek forcat e saja.Sa per dijeni,babai i Zanes,nuk ka qene nga ata burra,qe i qyrraviteshin,por si nje TIRONC ne themel,le e rrit ne Petrel te Tiranes,rrriti femijet e tij,te dy te suksesshen,ne drejtimet qe morren,krejtesisht me aftesite e tyne.Kush mbron Ronelen dhe pacavuren e saj,ndjekur prej pijaneceve karagjoze,mbron shemtiren,tallavane dhe idiotsite.
E nderuar Rezarta, te lutem bej dhe nje shkrim tjeter ne ditet a javet e ardhme, me nje teme apo ngjarje cfardo nga jeta juaj e dikurshme, pa harruar te permendni dy-tre emra! Shpresoj, (biles jam i sigurte, qe) te kete kaq shume komente interesante, sic kesaj radhe!
Do vecoja nder komentet:
Vera: Marashi nuk pyeste per bijat e komunisteve apo ballisteve, i merrte me radhe…! (Ha-ha-ha, Ke qene me fat Rezarta, qe te ka larguar!) Nuk e di sa te vertete ka, por komentuesit Pensionisti i porcelanit dhe Arditi duhet te dine me shume.)
“Kanë kaluar disa dekada tashmë, të një shoqërie të hapur, të lirë e pa censure diktature, por sa pak jemi qytetëruar, sa pak!” – me këtë ligjeratë e mbyll “studimin” e saj zonja Rez(e)arta Reso, mbasi ka parë e riparë Rronelën, “produktet” e Rronelës në ekran dhe ka lexuar opinionet e shume kritikëve…
Po munde lexoji më me kujdes opinionet, zonje dhe mundohu të kuptosh se ne Eurovizion nuk konkurojne individë, as lakuriqë e bythëjashtë, as të droguar, me shalë e gjoksjashtë apo karrieristë…
Çdo individ apo grup individësh perfaqesojne shtetin e tyre, kombesine, kulturën, artin, muzikën dhe zërin e një kombi.
Asgje shqiptare nuk u pa në ate skenë! Klithma, çjerrje zëri, britma dhe imitime pa fre…
Meqë ty të pelqeu Rronela, behuni bashke dhe me paratë tuaja vazhdoni ne ate linje, por jo me paratë e taksapaguesve shqiptare!
Gjokset perjashta, bythët dhe shalët, klithmat dhe dallëdisjet në skenë nuk janë art. Këto pamje në ekrane janë pështirosje! Ketu nuk hyn as diktatura dhe as Marash Hajati…
Për pará, përpara, Rrezearta e C°!
Te kaluaren e shpjegove bukur dhe me ndjenje…
Shum mire mendoj…
Ne te tashmen mendoj se rreshkite keq…
Duhet ta ilustrosh performancen me kombet e vegjel zonje…
Si e merr guximin dhe krahason Spanjen me Shqiperine..?
Mgjs ke te drejte…nje vend me 80% te besimit islam dhe me kryeministerin qe tund gjenitalet publikisht..
Ky eshte paradoks, por ju zonje e nderuar nuk bet gje tjeter….
Shpirti ka per te te dale moj zonjeza Reso, po inati dhe deliri i madheshtise tende do mbeten rrezave te Worchesterit. Gjithnje budallalleqe dhe marrezia, mediokritete dhe poshtersira ka ne shkrimet e tua. Vetem nga sa shkruan per kengen dhe kengetaren me rritet respekti per Marash Hajatin. Edhe pasi cove mamane tende spiune, nuk te mori ne Pune. Nejse me mikun spiun te families gjete nje vend si korrektore. Nje deshtake mediokre si ty nuk mund te zere ne goje Zana Celen. Po s’ke c’ben, s’te ka mbetur gje tjeter ne jete dhe grindesh me te tere. Shyqyr qe na ke ikur nga Shqiperia. Nje pleher me pak!