Rovena Dilo nuk e fsheh më lidhjen e re

Dita

Pak kohë më parë filloi të flitej publikisht për lidhjen e re të këngëtares Rovena Dilo, me balerinin që ajo kërceu në “Dancing with the stars”, Eltion Merja.

Balerini e kishte mohuar lidhjen. “Nuk është aspak i vërtetë. Kemi një marrëdhënie shumë normale, e cila nuk lë vend për dyshime”, është shprehur më herët balerini. E megjithatë që atëherë e deri më tani, të dy kanë vijuar të shfaqen shumë pranë njëri­tjetrit, duke lënë të kuptohet se mes të dyve ka një histori më shumë sesa miqësore.

Dhe ja ku vjen kjo foto, të cilën ka qenë vetë Rovena që e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqen të përqafuar me njëri-­tjetrin, duke konfirmuar kështu në heshtje një lidhje mes të dyve. Këngëtarja e mirënjohur, pak kohë më parë i dha fund martesës së saj 10-­vjeçare me sportistin, Florian Riza,raporton Bluetooth.

Eltioni dhe Rovena u njohën në “Dancing with the stars”, ku çifti kërceu së bashku për 12 puntata. Mesa duket aty nisën dhe shkëndijat e para mes të dyve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *