Ish-prokurorja Rovena Gashi përpara KPA, kërkon rikthimin në detyrë

Ornela

Ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, e shkarkuar nga shkalla e parë e Vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kërkesën për t’u rikthyer në detyrë.

Seanca para KPA-së po zhvillohet me dyer të hapura, ndërsa ndihmëse në këtë proces është zgjedhur Ema Gashi, avokate nga Durrësi e njëkohësisht motra e vet subjektit të rivlerësimit.

Për këtë rast, vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është Theo Jacobs, që zëvendëson Mia Rosing.

Më 25 korrik të këtij viti, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish-prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikon pasurinë.

o.j/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • E pashe dhe i degjova argumentet qe paraqiti avokatja Ema Gashi.Te gerthasesh dhe te ulurish para mediave nuk eshte ne petkun e nje personi juridik qe te vertetoje qe ana e akuzuar ka te drejte.Nuk e di sa e sukseshme eshte ne procese te tjera ,por me sa pashe qe histeria e kesaj avokatje nuk ma jep pershtypjen e nje personi juridik me pervoja pozitive.Te fitosh te drejten e asaj qe ke humbur e ben vetem nepermjet paraqitjeve te fakteve te argumentuara ne ligj e ne fakt.
    Ulurimat dhe histerite jane arme te nje personi juridik me baza te dobta ligjore e per kete je e destinuar te humbasesh.

    • Gent plepari s’i paska mesuar akoma trajtat e ulerimes. Shkruhet “te ulerasesh” dhe jo “te ulurish” o teveqel me diplome.

      Sa per mossjelljen e argumentave prej avokates Ema Gashi eshte e tepert te komentohet, se artikullshkruesi e ka bere te qarte qe ajo eshte e motra e subjektit te “rivleresimit” (sigurisht nese ka poseduar vlera profesionale dhe morale), dhe si e tille nuk besoj se ka qytetar (jurist jo e jo) qe te dyshoje ne kete akt flagrant te pertalljes me drejtesine ligjore.

  • Nuk ka me fytyre te ndyre si kjo R Gashi .La nam ne prokurorine e pergjitheshme , fliste i gjithe personeli . Kete e mbante ne preher Llalla fshatari i Gramshit .Dhe kjo lavire ,kerkon post ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *