Roy Keane: Boll me propaganda, kjo është arsyeja pse më larguan nga Manchester United

Gazeta Dita

Roy Keane ka zbuluar se arsyeja e largimit të tij nga Manchester United ishte për shkak të apelimit ndaj gjobe prej £5,000 të cilën e kishte marrë se foli në lidhje me një ndeshje në TV e klubit. Keane vendosi të apelojë pasi u penalizua me një gjobë £5,000 për shkak të një interviste shpërthyese në Manchester United TV, në të cilën ai kritikonte performancën e ekipit të tij pas humbjes 4-1 ndaj Middlesbrough në 2005. Keane pretendon gjithashtu se largimi i tij nga United nuk ka të bëjë aspak me ndonjë përplasje të aluduar me Sir Alex Ferguson, pas atyre komenteve në MUTV, por përkundrazi, për shkak të vendimit të tij për të apeluar gjobën.

“Arsyeja e vetme pse përfundova duke u larguar nga Manchester United ishte apelimi i gjobës £5,000. Nëse nuk do ta kisha apeluar gjobën, atëherë nuk do të isha larguar nga United. Mos lejoni t’ju bëjë lavazh truri propaganda dhe gënjeshtrat. Unë apelova sepse ndjeja se nuk duhej të gjobitesha për një deklaratë të dhënë në lidhje me një ndeshje, në kanalin televiziv të klubit. A e kam kaluar kufirin? Patjetër që po”, u shpreh Keane, i cili u largua nga United në nëntor të vitit 2005, me konsensus, vetëm dy javë pas asaj humbje ndaj Middlesbrough.

“Manchester United më ka gjobitur mua rreth £500,000 gjatë karrierës time në klub, për shkak të ndëshkimeve që merrja në fushë me karton të kuq dhe gjithmonë kam pranuar fajin e marrë përgjegjësitë duke ngritur duart lart. Ironikisht, kur unë apeloj gjobën £5,000, në atë moment largohem nga klubi. Do të doja ta kishin trasmetuar atë video, është një propagandë, “ne e shkatërruam atë”. Si e shkatërron një video? Unë u largova me kokën lart, isha në rregull me veprimet e mia. Gjithmonë kam ndjerë se qëllimet e mia ishin të bëja më të mirën për Manchester United ”, zbuloi Keane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *