Royal Tokaj, kushton sa një apartament dhe është hungareze…

Elena Tase

Kur flitet për verëra të mira dhe të kushtueshme zakonisht mendja na shkon në Toskana të Italisë.

Por rekordi për shishen e verës më të kushtueshme tani shkon diku tjetër. Bëhet fjalë për Hungarinë, vendlindja e verës së famshme Tokaj, një emër aspak i panjohur për dashamirësit e pijes alkoolike.

Dëshmitë e para të kësaj vere fillojnë në 1576, dhe citohen edhe në himnin kombëtar të atij vendi.

Fama e tij arriti në Perëndim dhe ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, Mbretit Diell, që mësohet të ketë thënë: “Është vera e mbretërve, dhe mbreti i verës”.

Sot prodhuesi i kësaj vere ka vendosur në treg një edicion special të kësaj vere, të quajtur Royal Tokaj, vetëm 18 shishe nga 1 litër e gjysmë secila, me një vlerë 40 mijë dollarë.

Një vlerë rekord, për një prodhim të vitit 2008, por pjesërisht e justifikuar, përtej shijes karakteristike, edhe për teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetrimit.

Rrushi i destinuar për këtë verë mblidhet kokërr në kokërr, dhe përllogaritet që për një shishe verë të tillë duhet deri në 1 tonelatë rrush.

e.t./dita

 

Share This Article
1 Comment
  • vitin e kaluar isha ca dite para Krishtlindjeve ne

    Hungari.
    Me qelloj te festoja me nji Kolegen e Firmes Hungareze ,te cilat shquhen ne Europe per pasionin e tyre ,te pirjes se Veres se zgjedhur .
    Dhe sinqerishte u befasova .
    Vetem momenti i hapjes se tapes ,ai ton qe shkaktoj hapja e shishesh dhe gryka ishte tashme e lir ,
    beri qe ajo te exitohej e rrembente ne duart saja te botile dhe e rrasi gryken e saj te madhe ne ate goje te embel .
    Ajo nuk e pinte ,
    por gelltiti deri ne pikat fundit sa e boshatisi te gjithe shishen dhe mbasi e mbaroj ,
    me nguli syt mua si nji Vampire vertete e duke ber pak buzen ne gas me thot:
    nqs mendon se ma shujte etjen gabohesh Albano …!

    Nuk me ngeli gje tjeter , vecse te therrisja ne dhomen e Hotelit me gjithe forcen “e viva Ungaria “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *