Rozë? Çfarë duhet të dimë për verën “Rosé”

J L

Vera rosé, një miksim i shijes së frutave, luleve, pjeprit dhe qitros është një ndër verërat më të preferuara përtej adhuruesve të klasikes.

Ngjyra e saj e ëmbël rozë gjithmonë na ka bërë të bluajmë me vete se ç’shije do të ketë një verë e tillë. Thuhet se lloji i parë i verës së prodhuar ishte rozë, kjo sepse verëprodhuesit akoma nuk ishin njohur me dukurinë e prodhimit.

E në fakt vera rosé është kombinimi i verës së bardhë me atë të kuqe. Ajo prodhohet sikurse të ishte duke u prodhuar një verë e bardhë, por me rrush të kuq, cipat e së cilës qëndrojnë disa orë deri në 3 ditë në musht.

Në këtë mënyrë ajo fiton një ngjyrë aq tërheqëse.

Vera rosé vjen dhe si një verë e gazuar. Ideale për evente shoqëruar me fruta apo çokollata.

Vera rosé ka 3 shqiptime për 3 shtete të ndryshme. Rosé është shqiptimi në Francë, Rosato në Itali dhe me shqiptimin Rosado ne i referohemi verës rosé në Spanjë.

Vera rosé me cilësinë më të mirë gjendet në rajonin Provence të Francës.

Rosé janë verëra që pihen pa u vjetëruar shumë. Ato mund t’i rezistojnë një “vjetërimi” prej  2-3 vitesh.

Konsumohen në temperaturë 5-7°C.

Disa ushqime për ti shoqëruar janë: pizza, sallata, antipastat, mishi i bardhë i pulës, ushqimet e gatuara në zgarë ose sushi.

Pasi hapni një shishe verë rosé ju mund ta ruani atë në frigorifer, të mbyllur, deri në 5 ditë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *