Një muaj hetime i janë dashur policisë së Fierit për të zbuluar dhe goditur rrjetin e shkatërrimit të ish-TEC-it për skrap, me dëm ekonomik 30 milionë lekë. Nëntë prej tyre u arrestuan, ku njëri ishte edhe i dënuar për mashtrim, ndërsa dy u shpallën në kërkim policor. Të ndaluarit janë Qazim Tafaj, 38 vjeç, banues në Portëz, i dënuar 4 vjet burg për mashtrim nga Gjykata e Gjirokastrës më 3 dhjetor 2012 dhe në kërkim prej dy vitesh, Bledar Dafa, 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i shoqërisë së sigurisë private “JORI SECURYTI”, Tomorr Rakipi, 41 vjeç, nga Mbrostar-Ura, roje privat, që dyshohen si kryesorët e grupit. Po kështu u ndaluan Julian Lika, 27 vjeç, Xhemal Hoxha, 21 vjeç, student, Ronald Gozhina, 41 vjeç, Viktor Buzakaj, 36 vjeç, Ermir Buzakaj, 39 vjeç, vëllezër, Dashamir Lilo, 48 vjeç dhe Shpëtim Tafaj (vëllai i Qazimit), 44 vjeç, banues në Zhupan. Në kërkim u shpallën Nelson Hoxha, 26 vjeç, banues në Drizë dhe Klodian Lilo, 33 vjeç, banues në Zhupan. Nga hetimet e kryera rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të organizuar dhe sistematike, gjatë muajit prill, kanë shkatërruar dhe prerë makineri dhe tubacione hekuri në ndërmarrjen e TEC, dhe me pas i kanë shitur për skrap. Dëmi i shkaktuar si pasojë e kësaj vjedhje arrin vlerën e rreth 30 milionë lekëve. Janë sekuestruar si provë aparatura prerëse metalesh, 4 bombola oksigjeni, një kamion me tubo metalike të prera dhe të vjedhura, me targë AA983CM, 9 telefona celular. Dosja i kaloi prokurorisë për veprat penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “shkatërrim i pronës” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.
Të arrestuarit:
Bledar Dafa, 36 vjeç, përgjegjës i “JORI SECURYTI”
Tomorr Rakipi, 41 vjeç, roje privat
Qazim Tafaj, 38 vjeç, i dënuar 4 vjet burg
Julian Lika, 27 vjeç
Xhemal Hoxha, 21 vjeç, student
Ronald Gozhina, 41 vjeç,
Viktor Buzakaj, 36 vjeç
Ermir Buzakaj, 39 vjeç, vëllezër
Dashamir Lilo, 48 vjeç
Shpëtim Tafaj (vëllai i Qazimit), 44 vjeç
Në kërkim:
Nelson Hoxha, 26 vjeç
Klodian Lilo, 33 vjeç
