Rrahën dhe grabitën çiftin e të moshuarve, pranga dy të rinjve

Elton Tafaruci

Pas 6 orësh policia e Korçës ka arritur të zbardh grabitjen e një çifti të moshuarish, në fshatin Drenovë. Kështu janë arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilët sipas policisë janë autorët e grabitjes së 74-vjeçarit Leksi Mihallari dhe bashkëshortes së tij.

Të arrestuarit janë: 19-vjeçari Kostandin Tona dhe 16-vjeçari D.K. Dy të rinjtë kanë hyrë të maskuar në banesën e të moshuarve dhe pasi i kanë rrahur 74-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij K. Mihallari iu kanë marrë 45.000 lekë të reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *