Rrahën dy policë në komisariat, arrestohen dy shtetas

Saimir Lleshi

Dy shtetas u arrestuan nga policia e Vlorës u arrestuan pasi rrahën dy punonjës të policisë. Në pranga përfunduan shtetasit Gaqo Gjini, 35 vjeç, dhe Lorenc Gjini, 25 vjeç, banues në Vlorë.

“Këta shtetas, janë afruar pranë zyrave të informacionit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për interesat e tyre dhe kanë krijuar një konflikt të çastit duke kundërshtuar punonjësin e policisë, me pas kanë filluar të godasin me grushta duke ushtruar dhunë fizike mbi 2 efektivë policie (Xh.Q dhe E.V), të cilët kanë marrë dëmtime të lehta”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *