Një qytetar është sulmuar dhe plagosur nga 3 persona ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Më datë 06.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Belorta, në rrugë, është plagosur lehtë me mjete të mprehta shtetasi R.D, rreth 54 vjeç, banues në Korçë, njofton policia.
Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të ngjarjes janë tre shtetas, të identifikuar nga ana e Policisë, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur këtë të fundit në pjesë të ndryshme të trupit.
Po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
