Rrahën pronarin me shkop bejsbolli, babë dhe bir e pësojnë keq pasi…

Gazeta Dita

Dy shqiptarë babë dhe bir janë dënuar gjithsej me dy vjet burg, për dhunë dhe lëndime ndaj një personi i cili i kishte punësuar. Personit që u lëndua iu deshën që të qëndronte 40 ditë në spital. Ngjarja ka ndodhur në Ascoli, Itali.

Ndërsa të ndihmuar avokati i tyre Umberto Gramenzi, dy emigrantët janë përpjekur për të mbrojtur veten para trupës gjykuese, duke pretenduar se reagimi i tyre ishte rezultat i faktit se personi që i kishte punësuar për krasitjen e pemëve nuk u kishte dhënë paratë, për aq sa kishin rënë dakord, shkruan corriereadriatico.it.

Italiani me inicialet A.D. P. i kishte thirrur dy shqiptarët që të rregullonin bimët në tokën në pronësi të tij.  Shuma e rënë dakord ishte që dy shqiptarët do të paguheshin pesëdhjetë euro, por A. D. P. i pagoi vetëm 40 euro duke pretenduar se kjo ishte shuma që duhej ti paguante. Kjo ka bërë që situata të acarohej dhe shqiptarë e kanë dhunuar me shkop bejsbolli pronarin e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *