Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi kanë dhunuar dhe grabitur kamerierin e një lokali. Arbi Selanji, 20 vjeç, dhe Alban Dervishi, 21 vjeç, të dy banues në Korçë, kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta kamerierin e lokalit “Flamengo”, në Korçë, duke i marrë me dhunë edhe 50 mijë lekë të vjetra.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës. Materialet hetimore në ngarkim të dy të rinjve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.