Rrahu barbarisht nusen e nipit, por gjykata e lë të lirë

Bledar Lumani

Vendimet skandaloze të gjykatave nuk kanë fund.

Edhe pse rrahur barbarisht nusen e nipit të ndjerë, 51-vjeçari M.Tafilaj nga Tepelena është lënë i lirë nga gjykata.

Ai u arrestua pas denoncimit të 26-vjeçares Y.Tafilaj, e cila u rrah dhunshëm në mes të rrugës në prani të fëmijës së vet të mitur.

Por, ky fakt nuk ka mjaftuar për gjykatën që ta lërë në burg 51-vjeçarin.

Sipas vendimit të Gjykatës së Gjirokastrës, M.Tafilaj duhet të paraqitet 1 herë në javë pranë policisë gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Ndërkohë, e veja e nipit të tij vazhdon të jetë ende në urdhër mbrojtje.

Kjo e fundit prej kohësh kërcënohet nga njerëzit e burrit të saj, të cilët kërkojnë të marrin kujdestarinë e fëmijëve të 26-vjeçares./b.l

Share This Article
4 Comments
  • po mire mo se nuk ka vdekur kjo ,vetem syrin i ka nxire
    pse per kaq do e cojme ne burg ne ??

    Veliaj Errrrion rrrrilindasi ku eshte ??
    Ti eksperti i G99 , ke ndonje ide mbi shkencat sociale ????
    Ta thjeshtesoj pak ,cfare duhet te beje zyra jote : Duhet qe te ndihmoje urgjentisht
    te gjitha nenat me femije qe kane marre nje urdher mbrojtje .Pra sapo dalin nga gjykata ,duhet te jete asistenti social qe i pret aty te dera .Per faktin e thjeshte sepse femijet qe rriten me dhune ,dhunen mesojne .Pra femija i kesaj per shume pak vite do dhunoje ate princeshen e babit qe do riprodhosh ti .
    Nuk ekziston fare nje bashkpunim ,lere me ndonje ligj per kte gje .Por kto jane reforma Errrion rrrilindasi .{ ti se ke idene fare ,po thuaj ndonje fjale K.Barjabes …socialja nuk eshte thjesht lemosha e ndihmes ekonomike …as shkollat profesionale .Eshte parashikimi dhe parandalimi i plageve social shoqerore …dhe kjo fotoja me siper …eshte e ardhmja e femijeve te tu }

    Nasip pal[N]acua ku eshte ???
    nuk ka mbaruar pushimet ende ??
    Shoku Nasip ,vetem per shkeljen e urdherit te mbrojtjes ka arrest me burg .
    Ky ka shkelur urdherin e mbrojtjes dhe dhunuar fizikisht
    Ne prani te minoreve
    3 shkelje ,3 shkelje nuk mjaftojne te bej 3 dite burg ???

    Reformim i drejtesise ????

    VDIS TI ZONJE , VDIS
    SE NUK KEMI REFORMUAR DREJTESINE !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • Kjo sekretarja me floket pis, eshte interesante.
      Njecike “cattiva” por shume interesnte.
      Ka vetem nje gabim, shan Rilindasit.
      Nuk flitet keq per Rilindasit, i kemi gjedhur ne.
      I ka zgjedhur populli qe here pas here floket i lan…
      ……..( mica sempre )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *