Rraklli: Me Greqinë kemi hesape për të larë

Dita

Më 22 Tetor përfaqësuesja Shqiptare e futbollit të femrave nis rrugëtimin në kualifikueset e “Euro 2017″ me sfidën ndaj Greqisë që do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin “Loni Papuciu” të Fierit. Prej pak ditësh vajzat kuqezi janë grumbulluar, ku orët e fundit kanë mbërritur edhe lojtaret që kanë qenë të angazhuara në kampionatet europiane me skuadrat respektive.

“Skuadra është kompletuar vetëm ditën e fundit me lojtarët që luajnë jashtë. Më duhet të shoh gjendjen e tyre fizike dhe të vendos më pas për formacionin që do të hedh në fushë ndaj Greqisë”, thotë Rraklli për Supersport.

Përballja e parë me Greqinë, që konsiderohet një rivale e drejtpërdrejtë për Shqipërinë, sipas Rrakllit ka shumë rëndësi për ecurinë e rezultateve në këto eliminatore.

“Grupi ynë është relativisht i pranueshëm. Kemi Francën që mbetet shumë e fortë, më pas Ukrainën që ka vite që është formuar si ekip, ndërsa Rumania dhe Greqia, mendoj se janë ekipe që mund t’i rivalizojmë. Me Greqinë kemi pak për të marrë për humbjen 4-0 në ndeshjen e fundit që kemi luajtur me ta”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *