Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë edhe fytyrën më të bukur të duket e lodhur dhe jo tërheqëse. Ky është një problem që në shumicën e rasteve haset te femrat. Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë.
Faktorët që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve janë të shumtë. Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. ndikim negativ kanë edhe disa lloj ilaçesh, si dhe orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, keqfunksionimi i mëlçisë, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit.
Zakonisht, femrat e mbulojnë këtë problem me pudër apo një lloj kremi që përdoret posaçërisht për këtë zonë. Por duhet ditur se ekzistojnë disa taktika të shëndetshme për të zbehur ngjyrën e tyre, pa pasur nevojë t’u drejtohemi produkteve kozmetike.
Hidratohuni
Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të pakëtn 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.
Bustina çaji
Futni dy bustina çaji kamomil në ujë të nxehtë dhe pastaj përziejini me ujë të ftohtë. Vendosini bustinat mbi sytë e mbyllur për 15-20 minuta. Kamomili ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe enjtjes së zonës poshtë syve.
Kastraveci
Kastravec i freskët njihet prej shekujsh si një nga mënyrat për të trajtuar zonën poshtë syve. Fetat e sapoprera të kastravecit vendosen mbi sy dhe lihen për disa minuta, çka garanton tonifikimin dhe shtrëngimin e lëkurës së kësaj zone.
Ujë trëndafili
Uji i trëndafilit luan të njëjtin efekt si konsumimi i ujit, pra largon toksinat. Njomni në ujë trëndafili dy copa pambuku dhe vendosini mbi zonën poshtë syve. Lërini aty për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.
Gjethet e mentes
Mentja mund t’i japë lëkurës të njëjtën ndjesi që na jep në gojë kur e konsumojmë. Për të largua rrathët e zinj, disa gjethe menteje mund të jenë shumë efektive. Ato shtypen dhe brumit të përftuar i shtohet pak ujë. Kjo masë vendoset mbi sy për 15-20 minuta.
Patatja
Dy feta të sapoprera patateje vendosen mbi zonën e errët poshtë syve. Pasi i lëmë për 15 minuta, i heqim dhe e shpëlajmë lëkurën me ujë të ftohtë. Do të vini re se rrathët janë zbehur.
Gjumë i mirë
Shpesh rrathët e zinj shkaktohen nga gjumi i pakët. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, ekspertët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë. Një copë pambuku e njomur me ujë të ftohtë dhe që vihet mbi sy kur biem të flemë është shumë efektive.
Vaji i bajameve
Masazhojeni çdo mbrëmje zonën poshtë syve me vaj bajamesh. Ky trajtim nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë, rezultatet do t’i shihni që në ditët e para.
Vitamina C
Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të mos mungojë vitamina C. Mos i kurseni frutat si portokallet, në veçanti ato të kuqet.
Mbrohuni nga dielli
Një krem kundër diellit me faktor mbrojtës 15 do të parandalojë rrathët e zinj, rrudhat dhe qeskat poshtë syve. Mjafton të jeni të kujdesshme dhe të mos e harroni asnjëherë.
Vitamina K dhe retinoli
Mungesa e vitaminës K shkakton shfaqjen e rrathëve të zinj. Në mënyrë që ta shmangni këtë problem, duhet të ushqeheni me produkte që e përmbajnë këtë vitaminë, si dhe të përdorni kremra, ku ajo dhe retinoli renditen në listën e përbërësve /.
k.a. / dita

sa her ne dit duhet te vem patatet
sa here te flesh gjume. Gjumi eshte i pari, pastaj vijne te tjerat.
Rekomandimi im, masazhoni dhe me pjesen e yndyrshme te ajkes qe qumeshtit.
Kaq vite, nuk kam rrudha, dhe asnje krem te perdorur historikisht, nul
Sa her ne dit duhet the vem kastravecin dhe patatet ??
Kush ka vitamine k?
Qdo dit ka 15 min
Broccoli, Kale, Pula
Qdo dit ka 15 min deri sa te heqen te enjurat
a ndikon kjo menjeher apo duhet ta bejm per nje koh te gjat dhe pastaj ndikon?