Rrëzohet një parashutë në Dibër, humb jetën 30-vjeçari

Leda Hysa

Një mësues 30-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Dibër, pasi është rrëzuar nga parashuta.

Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e sotme kur viktima Gëzim Elezi, i apasionuar pas aeronautikës, është rrëzuar në rrethana ende të paqarta në zonën e Dibrës.

Elezi është rrëzuar në vendin e quajtur vendin e quajtur “Maja e Zimurit”, dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *