Rrëfehet babai i vajzës së vrarë në Angli: U martua para tre muajsh

Saimir Lleshi

Pak ditë më parë, në Britani u vra me thikë një 25 vjeçare nga Shqipëria. Autori ishte shtetasi Arbër Rexhaj, 31 vjeç, i arrestuar nga policia.

Babai i Elidona Demirajt rrëfen se vajza e tij u vra tre muaj pas martesës pikërisht me autorin e krimit.

Reagimi:

“Me hidhërim të madh për vdekjen tragjike të vajzës tonë Elidona Demiraj por me një respekt e mirënjohje te thelle falënderoj përzemërsisht të gjithë shokët, miqtë, gjithë shqiptarët brenda kufijve e ne diaspore e shumë njerëz të kombeve të tjera.

Në mënyrë të veçantë familjaret,komshi me vajzën time tre muajt e fundit të jetës se saje te shkurtër, për dhimbjen e madhe që treguat, për ngushëllimet që përcollët familjes tonë, për vdekjen tragjike të vajzës tonë të pafajshme. Për ata që se njohin; Elidona vjen nga një familje në fshatin Begaj të Tropojës.

 U arsimua në Tropojë e u diplomua në universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër.
u fejua në tetor të vitit 2013 me Lulzim Qeleposhin
(Arben Rexha, në Angli)

U martua para 3 muajsh kur e mori në Angli.

Ky bashkeshort kriminel qe jo vetëm i privoj dashurinë dhe lumturinë, buzëqeshjen e saj të ëmbël që për 25 vite nuk ju largua asnjë çast nga fytyra e saj, i privoj, i mohoi e i mori edhe atë qe ja fali Zoti, jetën, në kulmin e rinisë së saj.

uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt dhe askund.

 

Share This Article
4 Comments
  • Ngushellime Zotni per humbjen e vajzes tuaj! Mos i ndodhte kujt kjo fatkeqesi! Por duhet nxjerr mesim: Nuk duhet te martohen vajzat me njerez te panjohur, sidomos me njerez qe kane jetuar jasht per nje kohe te gjate, se nuk di se me cfare marke po e lidh vajzen.

  • mesazhi familjare eshte teper i kulturuar,dhe i nji niveli teper te larte persa i perket menyres njerezore te komunikimit !
    ngushellime familjareve.

    por,qe te besh nji malok koktrash ,per dhenderr ,eshte mallkimi me i madh qe merr prej Zotit !

  • ngeshellime, familjes
    sa keq qe kaluan 25 vjet, dhe civilizimi i meshkujve eshte primitiv, vrasje te nje jete, te fejeses, gruas, femijes.
    jeta vazhdon edhe me divorc, fajtorin le tadenojne per mekatet zoti, por jo vrasja e nje burracaku,qe mbetet si nje kanibal i historise njerezore gjakpirese.
    jeto nje jete, sejcili te veten, kur ka femije sejcili te bej detyren si prind, aq sa ka mundesi,me dashuri per jeten,jetodhe lere tjetrin te jetoje.
    thirrini arsyes, vrasja nuk kthen asnje ne jete me as vrasesin as viktimen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *