Rrëfehet Cana: Ja cili ka qenë momenti më i vështirë për mua në futboll

Leda Hysa

Ish kapiteni i kombëtares Lorika Cana, ka rrëfyer dje për emisionin “Opinion”, eksperiencën e tij në fushë,momentet më të vështira të futbollit dhe ato më të lumturat, raportet me trajnerët dhe lojtarët me të cilët ka luajtur.

Cana gjithashtu na ka treguar pak nga jeta e tij familjare, se cilat janë raportet me djalin dhe bashkëshorten e tij italiane.

“Kemi 6 vite bashkë. Më vuri mua prioritet para jetës së saj. Kur çoheshim në mëngjes ajo mendonte për çfarë ka nevojë Loriku, dhe çfarë duhet të bëjë Loriku, para se të mendonte se çfarë do të bënte për veten e vetë.” , është shprehur ai për bashkëshorten.

I pyetur se si ndihet ajo që do të jetojnë sa në Shqipëri aq edhe jashtë vendit, ai tha se Monikës i pëlqen vendi ynë, ka krijuar shoqëri dhe se ndoshta mund të nisë këtu karrierën e saj profesionale si arkitekte.

Lidhur me karrierën e tij në të ardhmen Cana është shprehur se nuk e sheh veten trajner por si drejtues i një klubi. Ai tha se me shuma gjasa bëhet fjalë për një klub sportiv jashtë Shqipërisë.

Si një ndër momentet më të vështira në futboll Cana cilësoi atë kur De Biasi i kërkoi atij të qëndronte në stol në ndeshjen ndaj Rumanisë, në Kampionatin Europian, shkruan Dita.

I pyetur se cili ka qenë momenti që është ndjerë krenar dhe i lumtur në këto 15 vite me ekipin kombëtar ai ka thënë se padyshim pas ndeshjes me Armeninë, ku kombëtarja fitoi me rezultatin 2:1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *