Lidhja e futbollistit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, me modelen serbe, Alisa Menkovic, bëri shumë bujë mediatike, sidomos para ndeshjes ndaj Serbisë.
Në një video-intervistë për Prive, bukuroshja ka treguar se si është ndier pas kualifikimit të Shqipërisë në ‘Euro 2016’ dhe njëherësh ka folur për lidhjen me lojtarin nga Lugina e Preshevës.
Ajo ka treguar se janë së bashku qe pesë vite dhe janë duke e shijuar çdo moment.
“Berati dhe unë jemi njohur përmes shoqes time më të mirë. I dashuri i saj gjithashtu luante për FC Zurich”, ka thënë Alisa.
Modelja ka rrëfyer se ata ishin fillimisht miq dhe më pastaj vendosën të krijonin lidhje.
“Ai i frymëzon njerëzit që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe kjo është ajo që ata duan, ai gjithashtu më frymëzon edhe mua”, ka shtuar ajo.
