Pacientja e parë me koronavirusin Covid-19 në Greqi, Dimitra Voulgaridou është shëruar plotësisht dhe është kthyer në shtëpi, por ajo thotë se këtë eksperiencë do ta mbajë mend gjatë.
Së bashku me të edhe fëmija i saj. Të dy ishin të shtruar në spitalin e Selanikut.
Por komentet që dëgjoi në media dhe nga të afërmit, frika e saj dhe ankthi për t’u rikthyer në jetën e përditshme janë ende aty.
“Ata thanë se e solla Covid-19 në Greqi”, shprehet ajo.
Dimitra Voulgaridou shmang dhënien e fakteve dhe informacioneve për sëmundjen, duke folur vazhdimisht për stigmën.
Teksa flet për periudhën e qëndrimit në spital, ajo thotë se nuk ishte aspak e lehtë.
“Ishte kohë shumë e vështirë. Mendoja se isha përgjegjësr për të gjithë këtë, “thotë ajo.
“Unë nuk e ndizja TV me vetëdije, më lëndonte. E gjithë bota e dinte kush jam, kishte gazetarë që vendosën foton time. Nuk do të kisha qenë aq e ekspozuar ndaj aspektit shëndetësor. Kam dëgjuar që kisha sjellë COVID-19 në Greqi. Në ditët e para pata ndjenjën e fajit. Është shumë e thjeshtë të gjykosh tjetrin, por është shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tij”.
Gjëja më e keqe që ajo dëgjoi ishte ky koment: ” Nuk më bëhet vonë për atë dhe as fëmijën e saj”.
“Gjëja më e keqe është se fëmijët tanë janë stigmatizuar “, thotë ajo.
Edhe periudha pas spitalit nuk ishte edhe e lehtë, pasi ajo thotë se ishte në ankth se me kë do të takohej dhe çfarë do të thoshte.
j.l./ dita
