Rrëfehet për ngjarjen e 8 viteve më parë “i penduari”, policia/ Ishte mik me vëllain e viktimës dhe i përfshirë në ngjarjen kriminale

Arta Taja

Nga një vrasje e shumëpërfolur e ndodhur 8 vite më parë dhe zbardhur nga policia, kanë dalë fakte të reja. Policia tha se personi i penduar tashmë është një mik i vëllait të viktimës, i cili është i përfshirë në ngjarjen makabër.

Ai është paguar nga Faik Buci që të joshë të bijën Eglantinën dhe të krijojë një lidhje intime me të. Madje, i ati i ka blerë një unazë dhe ia ka dhënë të riut për t’ia dorëzuar vajzës që ta joshte.

Ditën e krimit ai e ka marrë vajzën në makinë për një shëtitje në zonën e “Freskut” dhe ka shkuar në një vend ku e kishte lënë më parë me Shkëlzen Buçin, i cili nën kërcënimin e armës e ka mbajtur forcërisht 23-vjeçaren deri tek Mali me Gropa ku ka ndodhur vrasja që është bërë në sy të të penduarit.

Eglantina Buçi ishte 23 vjeç kur u vra me një plumb dhe u gropos nga babai dhe vëllai në Malin me Gropa. Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë bashkëjetesa e vajzës me një person, të cilin nuk e donte familja. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte me djalin që donte dhe nuk fliste me familjen. Ndërsa i ati e ruajti për muaj dhe nuk po arrinte ta vriste dot deri sa ngriti këtë kurth për ta nxjerrë në pritë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *