“Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Televizionin Klan vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.
Ai ka treguar se konflikti me Alban Hykën, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.
“Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit për Televizionin Klan.

Kete robin e ka vra bashkia,sepse duke dhene leje per te tilla lokalesh,eshte e pamundur qe mos te kete konflikte.Shikoni,tek njesia bashkiakeNr 1-2,lali Eri ka dhene lejen per hapjen e nje lokali,dhe eshte hapur,ku arkitekti,kryetar bashkie,ambientalist me minimum inteligjence nuk duhet te jipte leje.Shkoni te shikoni se cfare heqin banoret,po i futen klientet ne shtepi,harroji pastaj zhurmat muzikore.Ec aty Rilindja.
E takova luanin dy vjet me pare kur isha ne shqiperi. Ndenjem e beme muhabet. Ishte pjegur goxha. Ladin te vellain e kam pasur ne klase. Kishin prinder te mire shume. I ati vdiq i ri, muharremi. Me kancer. Burre i rrepte. E jema ishtw zonje. I ka rritue me halle.
Rahmet paste luani i shkretw.