Pothuajse një vit pas vdekjes së Dr. Florit, vëllai i tij, Alban Kondi është martuar, ndërsa njësoj si në vargjet e këngës së Florit, për ta jeta shkon, në të mirë e të keq, duke gjetur forcën për të vazhduar përpara.
Pikërisht për këtë, i ftuar në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel” ishte i ftuar babai i Dr.Florit, Muhamet Kondi, i cili rrëfeu për atë që kishin kaluar, por edhe për vendimin për të vazhduar përpara.
I pyetur nëse i vjen keq që nuk kishte mundësi të ndihmonte djalin e tij, edhe pse ishe mjek kardiolog, Muhamed Kondi shprehet:
“Më keni bërë një pyetje shumë të vështirë sepse tërë jeta ime ka kaluar nëpër kësi lloj urgjencash. Me të vërtetë jam kardiolog, por vetë natyra e punës sime në Spital Ushtarak ka qenë që unë të përballem me shumë të helmuar të tillë, dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi mjekësor. Kemi pasur një punë shumë të rëndësishme që ne jemi përballur. Nuk ishte fati im që t’i jepja ndihmën atëherë. Unë isha larg dhe për arsye shëndetësore kishte kërkuar që të mos shqetësohesha, por nuk do të doja të flisja më gjatë”.
Kardiologu i njohur ka dhe një mesazh për shumë ata të rinj të cilët janë tunduar nga droga.
“Në mjekësi është një postulat i madh që thotë: “Mos e provo!” dhe kjo i mbyll të tëra. Me drogën nuk ka shaka, nuk ka lojëra, nuk ka “do ta përdor pak”, jo “është e pastër, e papastër”. Për fat të keq është një sëmundje që ekziston në shoqërinë moderne dhe duhet shumë kujdes. Eksperienca ime e punës dhe e kolegëve të mi është shumë e dhimbshme”.

Ky artikull me ben te ndihem i kenaqur. Lexova gjithe intervisten e babait te Florit ne TCH dhe me la shije shume te mire. Viktimizimi eshte virtyt i njerezve te dobet, mua personalisht nuk me pelqen dhe me pengon kur e ndesh ne jeten e perditshme. Edhe pse dhimbja qe ka ne shpirt eshte uleritese, ai percjell vetem shprese e optimizem per lexuesin dhe per ata njerez qe i rrine prane. Mesazhi qe ai percjell eshte shume domethenes JETA VAZHDON.