RRËFIMI: Gjenerali grek ftoi Ibrahim Rugovën në 1992, por kur e përcolli, i dhuroi një… “Ishte befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë”

time

Adnan Merovci (në foto) ka qenë një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka treguar se gjenerali grek Nikolae Giralakis i ka dhuruar një pistoletë Rugovës, së bashku me 200 fishekë në një takim në 19 korrik të 1992.

Më pas ka rrëfyer se pistoletën, Rugova ia ka kaluar atij duke i thënë: Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

Pjesë nga rrëfimi i Merovcit, botuar sot nga DITA:

Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae Girillakis kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat.

Asgjë e pazakontë, derisa ushtaraku Girillakis nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë.

Dokument: Deklarata për armën, ku ndër të tjera gjenerali grek e njef Rugovën si President të Kosovës në vitin 1992.

Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?”  – “Po, pikërisht për RUGOVËN”, thanë.

Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Mere, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë” . Diçka lidhej këtu dhe si i habitur vazhdova: “RUGOVËS, njeriut të paqes, GANDIT të Ballkanit, i dhuroni armë?”

“Po”, tha z. GIRILLAKIS.

Në këtë moment ndjeva dhe kuptova si asnjëherë më parë thënien e babës për armën. (Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret).

Duke dashur që zbërthimin e kësaj domethënieje t’ia atribuoja vetes thashë: “Është simbolikë shumë e saktë. Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret kurrë. Si dhuratë për RUGOVËN kjo do jetë arma më e mirë në Ballkan”.

Kërkova të ma shkruajnë një letër prejardhjeje të kësaj arme, sepse do të kemi probleme nëpër kufi…

n.s. / dita

 

Share This Article
17 Comments
  • Ia paska dhene mesazhin copë: LUFTONI nëse doni të arrini diku.
    Sic edhe ndodhi.
    Ushtaraku, ushtarak mbetet edhe kur eshte grek.
    Koha tregoi qe ka pas te drejte.
    Gandizmi i Rugoves, askund nuk e coi Kosoven.
    Vetem kur plasi koburja erdhen gjerat n vend.
    Dhe vetem ashtu u vijn mendt t ligjve vallahi.
    E bota sot, e lig fort eshte

    • Një gandizëm sot bën punë që të njihet Kosova nga Greqia sot.
      Lufta nuk njeh kohë prandaj ngelet luftë, kush i mbjeton i mbjeton edhe emri.
      Edhe kjo puna e të ligës është se është në luftë të vazhdueshme… me veten brendaperbrenda e në qetësi, si dhe me armiqtë e jashtëm në po atë kohë. Kur ka luftë me armiqtë e jashtëm e je gati, e unifikon atë të brendshme.
      Parimi i armës dhuratë si simbolikë mund të ketë qenë dhe është që mbrojtja më e mirë është sulmi.

      • Nuk arrihet paqja pa luftë aq lehtë vetëm me miq, se ngelesh mik i nje miku të një mikut, prej një miku nga ana e një mikut. Fakti është që aleatët i shporrën nga territori.

      • Pacifist,ne kohen kur terrori serbe bente kerdine ne Kosove eshte baraz me krimin.Ky A. Merovci shef i sigurimit te Rugoves ishte punetor i larte i sigurimit te Serbise.Analizo pake me gjate.

  • Ha ha me plumba a pa fishekë edhe një akt guximi i pa njohur deri sot i Brahes se paska mbajtë armë pa leje të shtetit serb

  • Edhe të armatosur edhe të dorzoheni para policisë serbe he bre Adnan muteqja po ku gjindet ai valter mos është në fshatin Reckaj

  • Forca Rugovës qe paqësia. Ajo habiti perëndimin, i haoi derën lirisë së kosovës. Normale që grekët nuk donin që ai të vazhfonte me atë rrugë. Që
    Pastaj u desh dhe luft dihet, por Rugova me paqen kreu misionin që kishte.

    • ska gjë më të ndyrë kur frikën e maskon si pacifizëm!
      rrugova këtë frikë të gërshetuar me çorbën e prishur që kishte gëlltitur në sërbi jua serviri shqiptarëve si “gandizëm”!!
      duke mos ja patur idenë se sa gjak është derdhur nga gandizmi i vërtetë për të fituar lirinë!!

  • Gjiri llaqit paska qene shqiptar i vertete. Jo Rugova. Rugova e donte per te mos e perdorur, megjithese shqipot therreshin si bageti

  • Epo kot nuk është thënë që “lufta është i vetmi mjet për të pastruar nevojtoret e paqes”. Ballkani, por në botë jo i vetëm, është rajon që prodhon kriza, sepse luftrat, sidomos midis fuqive të mëdha europiane, kur ato kanë përfunduar ashtu si kanë përfunduar, në fund të fundit në tavolinat e paqes, e kanë përdorur Ballkanin si plaçkë lufte për të kënaqur interesat e veta, por dhe të miqve të tyre në rajon. Në këtë kuadër qysh nga traktati i paqes i shën Stefanit në 1878 me mbarimin e luftës ruso-turke dhe deri në fillim shekullin XX, më së shumti janë dëmtuar shqiptarët. Për shkak të padrejtësive si produkt i këtyre tavolinave, krizat riciklohen dhe kur zgjidhja e tyre bëhet e pamundur, atëhere shkohet përsëri tek përdorimi i armëve, pra tek lufta. Kështu ka qenë historia e njerëzimit qysh sa mbahet mend, nga ajo e Trojës e deri në ditët tona në konfliktin aktual Azerbaixhan-Armeni. Shtoj këtyre pastaj konfliktet e brendshme apo siç quhen ndryshe luftrat civile dhe kështu armët mbeten mjet i përditshmërisë, nga shpata deri tek armët moderne nga më të sofistikuarat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *