Si në një film tragjik rrëfehen për herë të parë ngjarjet tronditëse në jetën e këngëtares së njohur të viteve ’70, Alida Hisku. Ishte një vajzë e re, me zërin kristalor dhe që babai i saj sekretar partie i Ndërmarrjes Poligrafike, “projektonte” te ajo modelin e rinisë socialiste….
Në Shqipëri, në imagjinatën e popullit të saj, Alida Hisku ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena. Jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg, kurajozen, njeriun e dashur e shumë punëtor.
E pyetur në lidhje me debatin e hapur kohët e fundit për lidhjet e artistëve me Sigurimin e shtetit të asaj kohe, këngëtarja Alida Hisku thotë se “nuk mund të flas sot konkretisht, pasi ai sigurim që ka qenë atëherë është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej nga pushteti, sot shfrytëzohet prej lekut”.
Më pas Hisku hedh akuzën se këngëtarët që nuk ja dilnin dot vetë, lidheshin me sigurimin. “Duhet të them këtë gjë. Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanëshme, ata që nuk ishin të sinqertë në krijimtarinë e tyre si artistë, iu nënshtroheshin këtyre rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose politikanëve, – thotë Alida Hisku që më pas vazhdon – unë besoja tek vetja dhe punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm dhe kjo mbase u vrau sytë atyre që më pas më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë persona. Isha një vajzë e re që sipas kërkesave të kohës, isha këngëtare shumë popullore, isha punëtore, anëtare partie dhe të gjitha këto i kisha arritur në moshën 23 vjeçe. Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre veta ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë”.
Këngëtarja nuk pranon që të thotë emrat, sepse siç thekson ajo, tani i ka falur.
Më pas Alida Hisku rrëfen edhe torturat në burgjet Tiranës, ndërsa thekson se dosjen e saj kanë zhdukur.
“Futa avokatin tim këtu tek prokuroria e Tiranës që të gjeja dosjen time, por nuk u gjet, me janë zhdukur. I doja sepse nuk i mbaj mend të gjitha, isha në ciklin e torturave dhe gjilpërave që u bënin grave në kaushin e Tiranës”, thotë Hisku.
Më pas ajo vazhdon: Të bënin gjilpëra. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin”.
“Unë kam qenë vetë dëshmitare. Edhe në internim kur duhej të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për tu vizituar tek mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen po të mos të përdhunonin”, thotë këngëtarja Alida Hisku, për gazetën Shqiptarja.com.

E dashur Alida ( per mua ke qene vertete e dashur ne femijerine time) ata qe dje I sherbenin pushtefit dhe sot lekut,duhen denoncuar emer per emer,kurrsesi falur ,,,,sepse ata I bejne njesoj krimet e tyre dhe demet e tyre mbi njerezine.
Dua t’a blej librin tend,ku mund t’a gjej?..
Keta te 50% qe klikojne te kenaqur ose jane trape ose jane ish sigurimsa.
Genjeshter ,
diktatura jone e dashur ,pushteti popullor i morracakeve ,ngrenia e barit me deshire
nuk mund dhe nuk i pranojne kurre keto gjera
pyesni nene Negjmijen , ata beren shtet …
O Love,kur do mesosh te shkruash shqip o trap i dreqit,se na bastardove gjuhen e bukur shqipe?Ty mir te thoshte gjyshja.Love,o Love,a cme ha mune.
E dashur Alida, ke qene per ne , moshataret e ty , yll i televizionit. Nuk me cuidsin me ato qe shkruan, se lexoj qe tani ne demokraci : perdhunohen , sakatohen , vriten dhe ….hidhen kufomat ku te mundet. Ke lexuar per te ndjerin Remzi Hoxha ? …Per te ja vlen ti respektojme kohen. Sepse lexojme emra dhe mbiemra dhe revoltohemi dhe duam se brendeshmi drejtesi ! Por per perralla si ato te tuat , te mbulonin koken dhe te zbulonin kembet, (sepse kishin frike se mos i shihje ti !?)….hijet e nates, ato jane…nuk e di , nuk vlejne as per te trembur ! Sikur te kishe pyetur me pare babain tend per keto intervista dhe romane ,se ai mund ta pasuronte me shume dijenine tende. Respekte per moshen !
KRIMINELAT NE LITAR.
Nje interviste q’e turperon Autoren, jo per te vertetat qe pretendon, por per mashtrimet. E them me vertetsi se ne rast se do te kishte sikur nje denoncim per keqtrajtimin, sot do te kishim me emer dhe mbiemer perdhunuesin, pamvaresisht se Alida me koshience ruan anonimatin e tij, apo te tyren. Dihet se ai sistem i tridhte maniaket, dhe kete e bente pa asnje perjashtim.
Nga menyra sic pershkruan te kaluaren e saj, te ben pershtypje per perdorimin ne shumes te viktimave te perdhunimit, sikur te kete qene e pranishme. Per pasoje deshmia e saj permbush kornizen e mashtrimit.
Rrefimi i saj duhet hetuar dhe jo harruar,as falur!
Alida ka qene ne psikiatri ! Halucinacionet (gjithnje duke e mirebesuar Aliden) , jane pjese e ketyre lloj semundjeve ! Ndryshe nuk ka si shpegohet qe vetem Alides i paskan ndodhur keto perdhunime !
Asnjera deri me sot nuk ka pretenduar gjera te tilla dhe realisht te tilla gjera atehere nuk ndodhnin dhe s’kishte shance te ndodhnin ! Femrat nuk ruheshin nga gardiane meshkuj !
Megjitheate sot eshte koha qe cdokush ka te drejte te shkruaj dhe thote cdo gje , qofte dhe per pare !
Per keto gjera atehere te ikte koka ! S’kishte shakara ! Alida kujton se e ka jetuar vetem ajo ate kohe ! Apo vetem Alida ka qene seksi sa nuk permbaheshin dot femrat dhe meshkujt qe e ruanin ?