Nga Ardit Gjebrea
Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shqiptaret, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punedore, shihej “me miza” (sic i thonin dikur) kanali TV qe te mbushte me muzike, sport, filma etj.
I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, te nesermen ne shkollen e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion c’kisha pare ne TV dhe riprodhoja kenget qe mbaja mend.
Keshtu kaloi pak kohe dhe nje dite, nje shok i shkolles, me terhoqi menjane e me thote: “Eja te te percjell ne shtepi”.
Ishim vetem 16 vjec kur nisi te me thote: “Te lutem mos komento më per TV italian, te lutem mbylle gojen se po më merr ne qafe”.
U cudita, pasi ishte nje nder shoket e mi te mire.
Po nuk e la cudine time te pakej kur shpertheu: “Une nuk kam faj, por me detyruan te firmos dhe jam bashkepunetor i sigurimit te shtetit”.
Filloi te me tregoje se si e kishin detyruar ne rruge te ndiqte dike, e kishin futur ne nje shtepi perdhese dhe me detyrim, duke qene se Partia kish nevoje per informata te njerezve qe nuk e donin, ai duhej te raportonte cdo muaj, per njerezit qe propagandonin kunder regjimit.
Nuk i besoja vesheve!
Nuk fola. Qe nga ajo dite “artisti” (keshtu e kish pseudonimin) me tregonte se si te pakenaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shoket.
Dhe ishte nje djale shume i mire vertete.
Nuk i beri asnjehere kujt keq, por me nderrimin e sistemeve, ajo firme adoleshenti e beri gjithsesi te ndihej keq dhe iku. Iku jashte vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bente cdo lloj pune per te mbajtur familjen e tij.
Mora nje lajm te hidhur… “Artisti” na ka lene… pa u bere dot kurre artisti qe enderronte, për të na lënë ne të vijonim rrugen, sepse mund të na kish bere gjemen dhe kush e di ku mund te ishim me kenget italiane qe kendonim atehere, si shume e shume te tjere.
Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithe ata “te zellshem” qe ne ate kohe derguan sa e sa neper burgje apo ne internim per agjitacion e propagande dhe sot, pa i vrare ndergjegja, duke ditur qe dosjet nuk do hapen ndonjehere, kush e di ku i kemi?!
Ne ndonje vend pellumbash, ku prape ndoshta bejne keq, ne ndonje biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojne te tjeret me konkurence te pandershme, ne ndonje auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj.
Dhe ata jane te sigurte nen ombrellen e jomoralit dhe mosguximit te sistemit qe dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kene zhdukur nga frika e ndonje kasaphane kolektive. Kush e di ku e kane gjetur pasqyren magjike qe “mbron” ndergjegjen inekzistente!
“Artisti” iku ne paqe me veten dhe me ne, per te lene pas sa e sa firma qe si kucedra ende jetojne me panginjen e te keqes.
Paqe aty ku je, miku im i mire!

Mos je ti “artisti”ore?
Ja po komentoj une i pari .
Ruaj nje fare respekti per A.Gjebrene si vokal dhe deri diku si moderator sic i themi se fundmi organizatoreve te emisioneve te posacme nga cdo lemi ,por qe ta besoj se nje 16 vjecar si Arditi ne fundin e viteve te ’80 -ta ,te pergjohej nga sigurimsat ,nuk me duket bindese .
Edhe ne 16-18 vjecaret e dikurshem te fund-viteve te 70-ta bisedonim per probleme te tilla ,vetkuptohet ,per muziken ,sportin ( ku me se paku futbolli ,basketbolli dhe atletika ) jepeshin dhe nga vete televizioni shteteror ,apo dhe nga kanalet analoge te RAI-t apo dhe te TVB-1 apo TVB-2 -it ,por nuk di ndonje rast qe ndonjeri sosh prej nesh te jete burgosur .
Ah,per te rrahur na kane rrahur neper deget e puneve te brendeshme ,sa na kane shqepur ,ku me maskarejte ishin Operativet fshatare nga fshatrat e Skraparit dhe te Beratit .
Sidoqofte ka ardhur koha qe te gjithe te behemi “TE PERSEKUTUAR ” .
Marjon Rroku sikur ka qene i ShISh…!?
Ti ke qene sigurims per vete o ardit.
Kush???a ka qene dhendri i B.Bekteshit ,apo e kam gabim.Harram
Jo Pinok se ke Gabim!!!
Donika Gjebrea/Bekteshi nga qe ky palluqja u fejuan se bashku dhe u be Dhender,shkoi deri ne Itali e beri nje shkolle per Kanto.
Kur flet o ardit rai shikohej pa pushim ne vitet 70-90 nuk thoshte njeri per san remon gje ti po flet per vitet 80 ku diskutoheshin filmat pornografik qe shikonim ne kanalet private italiane jo me san remua pa problem