Donis Avdijaj ka folur për portalin e njohur “Goal.com” duke treguar shumë nga e kaluara e tij. Talenti i formuar tek Schalke 04 i Gjermanisë, tani luan i huazuar tek skuadra e Sturm Grazit.
“Si lojtar i ri, kalimi nga A në B, natyrisht se është aventurë. Ka ndryshime në shumë mënyra. Është një ambient dhe ligë e re ku duhet dëshmuar. Kjo është pjesa e parë e procesit. Jam i kënaqur me ambientimin. Jam i kënaqur me kalimin tim këtu. Këtu luaj si titullar dhe kjo më ndihmon të zhvillohem. Për lojtar të ri ka rëndësi se sa minuta luan, tek Schalke nuk do të kisha kaq hapësirë”, tha Avdijaj.
Dy ekipet mund të takohen në Europa League
“Ne duhet të arrijmë në fazën e grupeve, do ishte kënaqësi të jemi në grup me Schalken. Natyrisht do të dëshiroja të tregoj vlerat e mia para Schalkes, kur luan kundër funksionon më mirë”.
“Ambienti në klub më pëlqen, sidomos besimi që kam nga trajneri.
Mbështetem tek vendimet e Schalkes, nëse Andre Breitenreiter dhe Horst Heldt më duan mbrapa, unë jam gati. Të shohim se çfarë ka në të ardhmen tek Schalke për mua. Shpresat i kam tek Schalke, por duhet të jam i durueshëm, pasi që jam ende lojtar i ri”.
Avdijaj ka qenë shpesh në fokus të mediave
“Nuk kam parë ndonjë lojtar të ri që është në fokus të medieve si unë. Kam shënuar gola në derbin e rinjve ndaj Borussia Dortmund, ndoshta kjo ka zgjuar kureshtjen”.
“Kjo më ka ftohur, sepse këta njerëz nuk më njohin. E di si jam rritur. Kam jetuar në varfëri, jam me rrobat nga shteti. Unë dhe familja ime kemi kaluar kohë të vështira. Kam punuar shumë për të arritur deri këtu”.
Avdijan ende nuk ka vendosur cilën kombëtare do ta përfaqësojë, Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë.
“Së pari më duhet kohë të tregoj vlerat e mia. Vendimin ende nuk e kam marrë”.
