Rrëfimi i Bujar Hoxhës për ish-Sigurimin e Shtetit: Dosja “Kaos”, autorët e “teorisë zero” dhe “çekut të bardhë”

J L

Në këtë pjesë të dytë të intervistës në DITA, ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 1989-1992, rrëfen detaje të reja nga vetet e trazuara gjatë ndërrimit të sistemeve 30 vite me parë.

Raportimi i agjentit të Sigurimit “Skifteri” që kishte penetruar në PD, se Azem Hajdari do të kthehej në një “minë shëtitëse”, një kërcënim serioz për çështjet që pasuan vendin deri në zgjedhje.

Këto “ide gjeniale”, pra “çeku i bardhë” dhe “teoria zero” do dilnin nga vila e Gramoz Pashkos e CO, që gajaseshin mes luksit duke e kthyer në një çerdhe degjenerative.

Roli i Sali Berishës dhe si lindën konfliktet e para të tij më Azem Hajdarin. Zbehja e figurës dhe pushtetit të Ramiz Alisë dhe atrofizimi i shërbimit inteligjent nga politika…

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

 

– Ju folët për vetmohim nga ata që shërbenin në Sigurimin e Shtetit. Mund ta ilustroni këtë me ndonjë episod?

– Po. Do flisja pak për një nga agjentët e spikatur të SSH, të quajturin Halit Bajrami që vepronte brenda bandës së Xhevdet Mustafës. Formalisht u dënua se nuk u tregua në lartesinë e duhur për të evituar pasojat e bandës në vrasjen e personave të pafajshëm nga banditi Xh. Mustafa. U mbajt në një apartament konspirativ të SSH dhe nisën procedurat për kalimin ilegalisht nga Shqipëria. U arrit të sigurohej rruga e depërtimit në një vend të Amerikes Latine. Para se të largohej, kërkoi të takohej me nënën e tij që jetonte e vetmuar në fshat. U shoqërua dhe në afërsi të shtëpisë makina ndaloi me dëshirën e Halitit. Nga makina pa nënën që ndodhej e ulur në oborr, e vetme. Qëndroi pak në heshtje dhe kërkoi të ktheheshin. Nuk pati kurajon të takohej me nënën e tij se gjykoi se mund të ndodhej para ndonjë situate të rëndë… “Më mirë të më konsiderojë të humbur”, foli dhe i përlotur u largua… Ishte tronditëse, do thoshte specialist që e shoqëronte. Këto mund të quhen drama, dhe ndodhin në veprimtarinë e shërbimeve sekrete.

 

– Ju më keni folur për një dosje që e kishit quajtu “Kaos”. Mund të na tregoni ndonjë hollësi më shumë?  

– Kjo dosje ka të bëjë me teorinë zero dhe çekun e bardhë. Në dosjen “Kaos” SSH administroi taktikat që do përdorte opozita radikale për nënshtrimin psikologjik të turmave të eksituara për t’i mashtruar në fitimin e zgjedhjeve. Për këtë hodhi në tregun politik “teorinë zero” dhe “çekun e bardhë”. Promotor u bë Gramoz Pashko, e nxorrën në krye me preteksin si i përkëdhelur i pushtetit komunist dhe me pak mundësi për t’u penalizuar. Nga pas i ngjitën Azem Hajdarin që atë kohë konsiderohej “heroi i demokracisë” dhe që mund të maskohej pas deklarimeve dhe veprimeve politike. Meqë vinte shpesh në zyrat qendrore të SHIK-ut, në një rast e ngacmova duke i thenë të ishte më i përmbajtur se “dogje Shqipërinë”. Kërcënueshëm më kërkoi sqarime se nga i dija këto gjëra. I thashë se “ushtria” që të ndjek kontrollohet nga shërbimet tona duke i ekspozuar një person që e kishte të besuarin kryesor dhe që kishte bashkëpunuar me SSH në një proces të rëndësishëm dhe që dënimi me vdekje i ishte kthyer në njëzet e pesë vjet heqje lirie. Përdori fjalën manipulim por kur i ekspozuam kartelën mbeti pa fjalë dhe, duke na akuzuar si kriminelë, u largua gjithë tersëllim.

 

– Çfarë ndodhi më tej me Azemin?

– Që në fillim  “ushtari i pagdhendur” që vinte nga fshati, u bë tepër i fuqishëm, saqë nisi të shkelë hapur ligjet e kohës, si një metodë normale të demokracisë. Pastaj iu vu punës për të zbatuar “teorinë zero” duke shkatërruar gjithçka që mbante siglën “made in komuniste “. Sipas “Skifterit”, Azem Hajdari do të kthehej në një “minë shëtitëse”, një kërcënim serioz për çështjet që pasuan vendin deri në zgjedhje. Zbatuesi i “teoricienit Pashko”, xhindi Azem, kryesonte turmat e irrituara, të mbushur me militantë me mendje të pakontrolluara. Të orientuar me sindromën ekzoterike, e shfrytëzuar për të çuar popullin në një gjëndje hipnoze në masë. “Atje ku shkel këmba e Azemit digjet bari” citonte “ Skifteri “, natyrisht nuk dinim ç’të bënim me këtë njeri të përfolur, me këtë djalë babai, që, vetëm sokëllinte. Njerëzit e tij gëlonin në gjithë Shqipërinë për të shkatërruar gjithçka, diçka që nuk ishte e vështirë, po të kihet parasysh pushteti politik dhe ekonomik që mbanin akoma humbësit e trembur komunistë. Në një miting në qytetin e Elbasanit, mori me vete edhe “Skifterin “ që e donte së tepërmi (e kush nuk e donte atë?!). Nga të gjithë fjalëmanët politikë, do fliste dhe Azemi.  Në përfundim, të ulur në një tavolinë të zgjeruar, për të qenë në qendër të vëmendjes e pyeti si u paraqit në podium. “Skifteri” mes gotave të rakisë, e krahasoi se ngjasonte me një “buf agresiv”. Të gjithë qeshën.

 

– Sidoqoftë shef i opozitës ishte Sali Berisha. Si ishin raportet e Azemit me të?

– Azemi shpesh dilte nga vetja dhe krijonte konflikte befasuese. Kështu nisi dhe me Sali Berishën, por u prezantua keq, tamam si çirak i përbuzur dhe u largua me krenari të fyer. Në bisedat e ngushta nisi thashethemet me spec kundër S. Berishës. E dinte se çertifikatën e sigurisë e kishte në xhepin e vogël, pa besuar se çoheshin në kohë në paradhomën e Berishës që do i mbante vath në vesh. Azemi e mbante një sy nga posti i ministrit të Brendshëm, por në kushtet e krijuara kjo biletë ishte grisur. Kur e kuptoi, nisi të hapë sherre me “doktorin” dhe nisi të bëjë deklarime publike, për ta acaruar atë, pikërisht njeriun që dinte të menaxhonte me dinakëri dhe fuqishëm forcat e tij. Para Saliut, Azemi dukej si një gjel i vogël kokorosh. Agjenti “Bisturia” ishte rreshtuar ne strukturat e opozitës, por pa larguar vëmendjen nga shërbimi që e kishte rritur. Në raportet e tij, e cilësonte Azemin me çrregullime psikike, një paranojak dhe me shenjat e delirit të madhështisë, që përbënin dhe stilin e tij komik. Dëshira e tij të shtrinte lidhjet e komunikimit me funksionarë të shërbimit të fshehtë, paraqitej edhe fodull edhe kërcënueshëm. Ai nuk do të linte në harresë faktin që ndaj tij, para vitit ’90, SSH e kishte intervistuar për një problem me “zarar” si dhe që në rrethin e tij të ngushtë kishte informatorë të SSH. Kjo e vinte në siklet të madh, “e ka nga siptomat patologjike” raportonte “Bisturia”. Njeri që mbahej fort në shalë, që synonte të ishte në qendër të vëmendjes, në çdo rast, i gatshëm të shqyente me euforinë e tij oratorike, jo shaka.

Një rast u takuam te kafeja brenda “Pallatit të Kongreseve”, u përshëndetëm ftohtë dhe me “shaka” më quajti “sigurims i fshehtë”. Iu pergjigja se fshehtësia ishte profesioni im, por ti pse fshihesh, pikërisht në lagjet periferike të Tiranës. Shtangu, më kërcënoi me gjeste dhe gjithë tërsëllim u largua. E kuptoi që kishte lënë gjurmë duke bërë gilivili në një banesë private. E dija që ishte hakmarrës dhe nuk e refuzonte kush. Ai përdorte telefonin dhe pa pasur nevojë për hyrje “zoti kompetent” tha: “Ma hiq qafe këtë horr komunist”. Dihej se kishte siguruar status të veçantë edhe honorifik dhe real, si njeri me të ardhme të madhe (shumë të madhe!). “Ai është një politikan zhurmues ronxho-boxho “, do citonte agjenti “ Bisturia”.

 

– Cili është sipas jush raporti midis SSH dje dhe SHIK sot dhe sa ndryshojnë nga njëri-tjetri këto shërbime sekrete në kohë të ndryshme?

– Mund të them pa mëdyshje: do të duhen dekada qëprofesionalizmi dhe devotshmëria të manifestohen bindshëm në shërbimin sekret aktual. Fajtore është kjo politikë mediokre që ka karakterizuar politikanët tanë dhe mungesa e kurajos nga drejtuesit e këtij sherbimi që vegjetojnë por nuk i japin zgjidhje peroblemeve kyçe të shërbimit. Këte e kam konstatuar edhe në marrëdheniet e shërbimit sekret me policinë e shtetit,  me që kam punuar nga viti 2000 deri në 2013 në policinë e shtetit. Informacionet që vinin nga shërbimi sekret ishin të zbehta, jo me nivel të dukshëm inteligjent, por që formalisht vinin në lëvizje strukturat e antikrimit në polici që për nga niveli informativ janë në nivel mjeran. Të dy këto institucione përballen me një vakuum të dukshëm informativ dhe, e them me dhimbje, tërësisht të paaftë për t’u përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin që po gërryen sistemin. Duket që optimizmi është tepër i vakët për të shpresuar në ndryshimin e gjendjes. Për këtë krizë informative, zbuluese dhe parandaluese kam folur me detaje në dy librat që kam botuar “Krimi dhe Antikrimi” si dhe “Kumbarët  Shqiptarë”.

 

– Zoti Bujar, po kthehemi edhe njëherë tek teza e Gramoz Pashkos për “Çekun e bardhë”. A ishte kjo një kokëshkrepje e Gramoz Pashkos, apo ishte direktivë e mirëmenduar?

– Me këtë pyetje miku im Xhevdet, më kujtove një shprehje të Gëtes, i cili ka thënë se “Kur një njeri lajthit, mund ta verë re cilido. Kur ai gënjen, këtë nuk e vë re kushdo.”

Sali Berisha e kishte shaluar politikën shqiptare dhe kërkonte haraçin e pushtetit me çdo çmim, ndërkohë R. Alia lëshonte mesazhe pritëse dhe shpresa për ta patur atë si ëngjëll mbrojtës i kishte ikur nga duart. Ai përpiqej t’i bënte llogaritë mirë, me një kujdes gati të tepruar, por nuk besonte sfidën nga personaliteti neurotik i S. Berishës, kështu që shpresonte në gjetjen e një moduli mirëkuptues. Atë që R. Alia e thoshte sotto volçe, S. Berisha tanimë ndihej i lirë ta deklaronte pa u kufizuar. Por nuk ishte në natyrën e Saliut të priste, që R. Alia ta pengonte në inisiativën e tij. Dukej që R. Alia vegjetonte në monotoninë e tij se gjërat do kalonin me bisedime, ndërkohë që Saliu me hapin e tij të gjatë deklaronte anë e cep se nuk ishte koha për fjalë, por për vepra. Paralelisht me rrëzimin e qeverise teknike, Saliu shmangte përplasjet për të qetësuar  bashkëpunëtorët e tij kanosës, të cilët do rrethoheshin në vijën e kuqe të llogarive politike. Në kushtet e diktuara, dy forcat politike filluan të shtyhen midis tyre në të gjithë largësinë e elektoratit mbështetës. Për zgjuarësi praktike, R. Alia e pranoi këmbënguljen inatçore të Saliut, nga frika se mund të nxirrte të majtën dhe veten në ankand.

Teoricienët “akademikë” që “shpikën” formulën famëkeqe të “çekut të bardhë” nuk e kuptonin as vetë termin e hedhur kuturu. Për ta thënë më shkoqur: “mbajini në errësirë dhe ushqejini me budallallëqe ishte nëntektsi i “dijetarëve” demokratë që ishin gati të “flijoheshin” për Shqipërinë.

Politika financiare e demokratëve të “rilindur”, synonte të krijonte “bume” duke shpotitur teori virtuale pa e puthitur shpinën në prizë. Ekonomistë dhe gazetarë ekonomistë të “stërprovuar”, pjesa më e madhe e të cilëve gajaseshin duke thënë se “bumet” dhe “krizat” janë pjesë e zhvillimit, “bumit ekonomik”.

Larg të qënit e kufizuar në auditorët me pluhur të qendrës studentore, apo në ndonjë laborator të errët, shoqëria e G. Pashkos shfaqte entuziazmin e tij në vilën ku banonte, duke e kthyer në një vend alegrie dhe diskutimi të fshehtë politik. Ishte si një vorbull personazhesh të çuditshëm, profesorësh, shkrimtarësh që hargaliseshin kokëngulthi në biseda liberale, duke diskutuar për çështje të ndryshme, deri në mesnatë.

 

– Cilat ishin pasojat e një politike të tillë?

– Pas tridhjetë vjetësh nuk ka më enigma. Ato dihen nga të gjithë dhe janë denoncuar edhe nga vetë demokratët. Dhjetra mijëra pemë frutore, vreshta të shkatërruara duke shkaktuar një dëm kolosal, një gjenocid ekonomik. Të gjitha do rrëzoheshin përdhe nga sakica e kriminelëve të frymëzuar nga “çeku i bardhë” dhe “teoria zero”. Në raportet e lëshuara, paralajmërohej cunami që do sillte pasojat e njohura, ndërkohë politikanët i gëzoheshin devidentit politik. Të gjithë së bashku do i shtrëngonin duart G. Pashkos dhe A. Hajdarit, duke ndarë hiset e fitores. Ata që luftonin për pushtet, të tjerët për para. Kundërzbulimit i kishin rënë bateritë, dukej që kjo situatë nuk ishte brumë për dhëmbët e tij. Varfëria dhe shkatërrimet rezultuan fatkeqësi kombëtare, fryt i manipulimit të këtyre teoricienëve dhe prakticienëve. Ky lloj manipulimi, u regjistrua si fatal dhe akoma deri më sot nuk ka dalë dikush ta thotë publikisht : -Kujt i levërdisi kjo gjë?. Me ardhjen e demokratëve në pushtet, u krijua një shtet alla Robin Hudçe, ku për të ndihmuar të varfërit nuk ishte e nevojshme t’ua grabisje të pasurve, që akoma s’ishin krijuar, ishin asetet shtetërore publike që dhuroheshin tek militantët besnikë të partisë. Askush prej tyre nuk kishte frikë, në dorë kishin kambialin e sigurisë. Më pas do vihej në zbatim “kursi” i ri, një shpikje e këtyre manjatëve të etur që politika  ia afroi popullit shqiptar, për të përpjestuar pasurinë publike të krijuar ndër vite, që do mbahej mend si grabitja më e pështirë, duke miratuar ligje pas ligjesh, në shkëmbim copash letre me (pa) vlerë. Kjo ishte  e nevojshme, u tha, për të mbajtur premtimin e barazisë. Ishte si t’u thuash shqiptarëve : “ua futa!”. Politika e kohës kishte si qëllim të mirën e shqiptarëve? Oh po, sigurisht! Çudia do ndodhë: këtë herë edhe gomari do fluturonte!

Por shqiptarëve u janë shterur fuqitë nga këto mashtrime dhe vazhdojnë t’i shteren. Vendi i të lirëve? Të vjen për të qeshur! Nëse kërkon të vërtetën, ndonjëherë mashtrimi do t’ju brofë përpara syve. Kur pushteti i së vërtetës fillon të mungojë, atëhere krijohet një llojë burgu mendor. Duke folur në mënyrën më korrekte, pikërisht për figurat e politikanëve shqiptarë, historia e pluralizmit identifikojë pranimin e natyrës tipike shqiptare.

 

– Po roli i shërbimit inteligjent cili ishte në këto zhvillime që tashmë dihen?

– Nuk është e vështirë për ta kuptuar apo marrë me mend. Në raportet e përpunuara, Sigurimi i Shtetit analizonte skepticizmin e teorisë së hedhur si një histeri e një manie të re për magjepsje masive, pasion tipik të puritanizmit shqiptar, një llojë shakaje me publikun, që sillte një kënaqësi të përzier me lëndime të forta. Arkitektët e kësaj doktrine kabareje, nuk do të kishin menduar kurrë që vrulli taktik i “tokës së djegur” do katandisej në një shënjestër katastrofale për vendin dhe shoqërinë shqiptare. “Ëndrra e arkitektëve”, u duk papritur, si relikë e dështuar për një proces të pritshëm demokratik, të lëshuar nga njerëz me shthurje liberale ekstreme, që pa ndryshuar sistemi mbylleshin në vilat e bllokut, dhe në ahengun e orgjive degjenerative, bënin plane për të pastruar biografinë e etërve. Nuk do kishte hetime apo gjyqe, mjaftohej me slloganin “ne qeverisim, bota na ndihmon”.

Të gjitha këto “ide gjeniale” do dilnin nga vila e Gramoz Pashkos e CO, që gajaseshin mes luksit duke e kthyer në një çerdhe degjenerative. Gramozi nën tempin e euforisë liberale, përpiqej të imitonte figura të vendeve perëndimore për të rritur tavolinën e tij personale me shije komediane. Kundërzbulimi i dinte qëndrimet teorike liberale të G.Pashkos, paturpësisht i pashoq, me sarkazëm të shtuar si komunist, demokrat apo i persekutuar, që bënin pjesë në retorikat e papjekura të gatuara në bodrumet tip pabesh, pikërisht në vilën e bllokut ku banonte.

Kur G. Pashko dhe A. Hajdari dalin në podium, atëherë ju bëhet mirë të mbyllni sytë për gjumë, sepse, normalisht sapo largohen, shpërthen kaosi. Pyetni punëtorët dhe fshatarët e tymosur nga zjarri. Për këto masakra, është me të vërtetë e rëndësishme që perdja të ngrihet.

Në kohën e një alarmi të përhapur, opozita vuri në veprim një program mashtrimi duke e përhapur në zonat rurale, kështu praktikisht, askush të mund të shpëtonte nga nënshtrimi psikologjik. Në këtë lëvizje “spastrimi”, kryesisht fshatarët me kafshë e pasuri u sulmuan barbarisht. Mizoria dhe ashpërsia e treguar në këtë fushatë djallëzore ndëshkuese, la gjurmë në procesin zgjedhor duke u paralajmëruar se “revolucioni demokratik ishte nisur në mënyrë të pandalshme”. Me gjithë fillimin e rrufeshëm dhe plot kërcënime entuziaste me të cilën kishte nisur, lëvizja radikale po fitonte terren, e destinuar për të qenë përpëlitja e fundit e sistemit komunist, për më tepër që populli vazhdonte të diskutonte çështjen nëse duhej treguar besnikëri ndaj R. Alisë. Ndërkaq, duke kaluar në fillim të vitit ’92, tani që R.Alia nuk ishte gjë tjetër veçse një udhëheqës i modës së vjetër tashmë i mbaruar, bëhej me vend ta shaje, me qëllimin për t’a pastruar fushën nga çdo rezistencë. Por, pikërisht nga aktet e marrjes në pyetje, të cilave iu nënshtruan disa organizatorë dhe shkatërrues të pasurisë publike, u arritën të merreshin informacione më domëthënëse të “çekut të bardhë” dhe “teorisë zero”, një shprehje tipike, që shoqërohej me një breshëri pyetjesh shtërnguese dhe këmbëngulëse. Ama vetëm kaq! Zgjedhjet do fitoheshin vërtetë nga opozita demokratike, por parlamenti i kontrolluar nga një epërsi e dukshme nuk do ishte produkt real i zgjedhur në mënyrë demokratike nga vullneti i popullit.

 

– Zoti Bujar, duke ju falënderuar dhe mbyllur për sot këtë intervistë interesante, mendoj ta lemë bisedën të hapur për një të ardhme të afërt. Si thoni?

– Me kënaqësi, sepse ka edhe plot gjëra të tjera për të treguar që mos të vazhdohet t’i hidhet hi syve këtij populli edhe pas tridhjetë vjetësh!

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
23 Comments
  • Nuk vëj në dyshim saktësinë e shkrimit, por për sqarim, Gramoz Pashko nuk e ka patur vilën e tij në Bllok, por në rrugën e Elbasanit, aty ku fillon degzimi për në Qytetin Studenti. Pozicioni i veçuar i vilës, krijonte mundësinë e mbledhjeve pa rënë shumë në sy. Gramozi ka qenë një djalë i përkëdhelur, nga e ëma, Eleni, se i ati ka vdekur shpejt. E mbante veten për teoricien i ekonomisë, por në fakt këtë tendencë të tij do t’a shfrytzonin të tjerët. Të shkatërosh ekonominë dhe të bashkohesh me horra si Hajdari, apo me agjentë serbë si Berisha, tregon nivelin e ulët të inteligjencës që kishte Pashko. Pas disa vitesh, ai dhe familja e tij, do t’a pësonin nga klani i tij. Kjo është llogjika e këtyre që shkatëruan Shqipërinë dhe megjithëse Berisha u shpall « non grata », akoma vazhdon në politikë për t’a përdorur si mburojë për të mos u dënuar!

    • Kordinatat i ke te sakta. Por ajo shtepi konsiderohej pjese e Bllokut ashtu sic kane qene jashte sipefaqes te tij por qe ruheshin me sherbim nga Garda edhe shtepite e KHazbiut apo A.Carcanit. Administroheshin nga Drejtoria e Pritjes pra ishin Bllok por jetonin jashte tij .

      • Keto vepra te Bujar Hoxhes kane shume uje dhe pasaktesira.Ne fakte,ngjarje,analiza e konkluzione.Duket qarte qe shkrimet e ti vuajne nga Sindrome e Saukut.
        Pervec te tjerave….Halit Bajrami nuk eshte mbajtur ne vile te Ossh pas denimit.Sigurimi nuk ka patur vila.Ai eshte mbajtur ne qelite e 313 ne kushte me te mira se te denuarit e tjere.Per te kujdesej Hekuran Isai dhe direkt Sh.B. dhe N.Sh. Ata ralle e nxirnin nga burgundy dhe e shtisni duke drekuar ne nfonje restorant ne Kruje spo Tirane.Po ajo e nenes eshte e sakte.Pas disa vitesh reth 86 ne mos gabohem eshte percjelle per ne Zelanden e re ku kishte familjen,nepermje Kakavies,Athines,me automobil nga SH.B e shofer G.K.Per dalje perdori nje psaporte te regullt Neozelandeze,derguar ne ate kohe,nga idh Kryeministri I atij vendi qe e kishte mik Halit Bajrami.E jo ne Ameriken Latine…
        Si kjo pasaktesi vetem ne kete shkrim kam numuruar shume.Gje qe I jep matetjalut ngjyren Sauko Roze.
        Kjo vetem per pjesen w Bujarit.Xhevdeti eshte Profesional.

    • Keto vepra te Bujar Hoxhes kane shume uje dhe pasaktesira.Ne fakte,ngjarje,analiza e konkluzione.Duket qarte qe shkrimet e ti vuajne nga Sindrome e Saukut.
      Pervec te tjerave….Halit Bajrami nuk eshte mbajtur ne vile te Ossh pas denimit.Sigurimi nuk ka patur vila.Ai eshte mbajtur ne qelite e 313 ne kushte me te mira se te denuarit e tjere.Per te kujdesej Hekuran Isai dhe direkt Sh.B. dhe N.Sh. Ata ralle e nxirnin nga burgundy dhe e shtisni duke drekuar ne nfonje restorant ne Kruje spo Tirane.Po ajo e nenes eshte e sakte.Pas disa vitesh reth 86 ne mos gabohem eshte percjelle per ne Zelanden e re ku kishte familjen,nepermje Kakavies,Athines,me automobil nga SH.B e shofer G.K.Per dalje perdori nje psaporte te regullt Neozelandeze,derguar ne ate kohe,nga idh Kryeministri I atij vendi qe e kishte mik Halit Bajrami.E jo ne Ameriken Latine…
      Si kjo pasaktesi vetem ne kete shkrim kam numuruar shume.Gje qe I jep matetjalut ngjyren Sauko Roze.
      Kjo vetem per pjesen w Bujarit.Xhevdeti eshte Profesional.

  • Bravo.Na kumto si i eleminoi Sb 12 eksponentët kryesor të PD në vite..!
    -A mund të flisnin GP dhe AH pa ok të S.Berishës për “çekun e bardhë” e terapin “Shock”..!?
    -A është Sb fatkeqsi Kombëtare.!?
    -Si i kapi Sb drejtësinë dhe medjet që nga 1992 !?
    -A janë faktet në Shqipëri apo Amerikë që Sb është shpallur non grata nga DASH..!
    -Pse SPAK deklaron si Sb.. skemi fakte për shpalljen non grata. !!??
    -Pse DASH nuk i përmënd Saliut 21 janarin,Gërdecin,96,97,98,Thyerjen e embargos së naftës dhe armëve,Lidhjet Islamike,Shitjen e detit Greqisë,Aferën ÇEZ,Lobimin Rus,etj

  • Haku i popullit heret a vone te ze.Gramozi perfundoi ne ushqim per peshqit ne fund te detit dhe mbeti pa var.Zoti e denio dicka me teper dhe me djalin po haka e popullit nuk njef kufi.Azemi u vra si qen dhe u varos si qen .Fundi i Saliut nuk dihet po nuk do jete i lumtur

  • Ky sigurimsi as e ka njohur historine e bandes se Xhevdet Mustafes. Halit Bajrami ishte agjent tradhtar i sigurimit. Lexoni librin e Meno Dedes, nje oficer i rezidentures se sigurimit ne SHBA. Kurse Xhevdeti eshte bere i pabesueshem. Interviston njerez pa asnje personalitet.

  • Pa nje vend varri, Gramozi dhe i biri. Masakren qe i beri Vlores deri ne Konispol, duke e bere cdo toke djer, me ullishte, vreshta, kanale vaditese, vepra hidroteknike, elektifikimin ne Karaburun e Sazan etjer etjer… Haku i ketij populli i zente 10 breza.

  • Ish drejtuesi i sigurimit te shtetit ne Kukes,Vlore dhe Tirane,prej pergjigjeve qe jep dhe si i jep,tregon nivel te mire intelektual,por edhe me shume informacion te pasur dhe te sakte.Per sa tregon,nuk bind ,se paska punuar vetem ne keto qytete dhe vetem gjate periudhes 1989-1992.I pergatitur mire,per profesionin e tij,me krijon bindjen,se duhet te kete punuar,shume kohe te gjate,dhe ne nivele (shume) te larta te sigurimit.Pergatitja e ketij ish sigurimsi,tregon vertete qarte,se jo vetem ai,por edhe shume drejtues te tjere ,kolege dhe shoke te tij,e kane patur kete nivel profesional.Kjo,verteton edhe faktin, qe sigurimi i dikurshem,eshte gjalle akoma,bile edhe me ne forme dhe ne veprim.Pushteti politik,ai legjislativ dhe bile ai i drejtesise,por jo me pak edhe pushteti i katert-ai mediatik,drejtohej qe nga fillimi i “demokracise”prej sigurimsave.Me qarte,shihet keto dhjete vitet e fundit,qe kjo “demokraci”jo vetem eshte “bukosur”,por eshte ARRITUR dhe po forcohet nga dita ne dite,nje shtet diktatorial,fashisto revizionist, (sepse komunista,nuk u bene kurre ,bile as e njohen kurre),dhe arriten ta bejne kete Shqiperi,ashtu sic e deshen sigurimsat.

    • Ik ore Bujar mis genje.Per punen qe paske bere ti dhe koleget e tu.Organet e Sigurimit te asaj dhe puna e tyre ne ate kohe.U katandisen njesoj si kooperativat bujqesore te asaj kohe.Fal drejtuesit Ramiz Alia.
      Prandaj ti….Ha gezuar parate qe do maresh nfa shitja e veprave madhore ……. dhe mos vazhdo te na …..c….

  • Z. Bujar Hoxha atehere detyrohet te na rrefeje gjithcka qe ai din…, si bie fjala..:

    Ai ishte i madh numri i pjestareve te Sherbimit te fshehte personal te Enver Hoxhes?..

    Dhe sa eficient pati qene ky sherbim sekret brenda vete Sigurimit..?..

    Kush e drejtonte sherbimin sekret personal tejet besnik te Enver Hoxhes..??..

  • E ke gabim,zoti komentues.Theksoje,burri i elenit,babai ligjore i gramozit kishte vdekur.Babai biologjik,me ADN,JO.ai ishte gjalle deri vone.,madhe nuk e di Nese ka vdekur.Quhet Nevzat Haznedari.Po,po’,ai i tmerreshmi.
    gramozit ka jetuar ne rruge budi,Vila e pare majtas,kur futesh nga rruga e elbasanit.Qe ne femini ka qene trap llafazan.I thoje mirmengjez,te thoshte “Milani fitoi sepse…”sa per shkrimin,eshte i sakte,por duhet plotesuar.Psh.A ka patur dijeni SSH se Gramozit ka qene agjent i intelegjent servisit?se Saliu dhe xhaxhai i tij Kane punuar per sigurimin,por Edhe per UDB?Po’ keshtu Edhe per te tjeter,perfshi Meritano Ceken,Skender Gjinushin,Kolec Topallin,etj.
    a ka patur dijeni SSH per platformen e CIA per rezimin e regjimeve te europes lindore,qe eshte futuro ne shqiperi,eshte perkthyer me grup Pune ,pra Jo me nje perkthyer,dhe qe e ka patur ne dore Ramiz Alia?Aty Kane qene percaktuar Edhe ku do filloje,shkaterrimeve parullat per akuzat ,ku do te filloje ne shqiperi apo Rumani,e plot te tjeta. Pra,nuk eshte se iu tek gramozit te nxirrte cekun e bardhe,as Azemit per kuoten 0.per shkaterrimeve shqiperise eshte investuar PD me dollare nga jugosllavia.Miloshevici ne parlament:-e shikoni shqiperise?E pushtoj me shoqaten e gjahtareve.Edhe nje sqarim nga zoti Bujar.A ka dijeni se kush e strehoi Sali berishen dhe Azem Hajdarin ne Jane shkurt 1991 ne nje vile ne periferia te Romea e marre me qera apostafat nga nje punonjes i zbulimit shqiptar ne ambasaden e Romea.Perjashtoj nje tiranas.tjetri.Pra ,rrenjet Jane te thella,kunderzbulimi donte ti arresto te,por zbulimit,me urdher te…(Ramizit?UDB,apo te dy bashke) i fshehu ne rrome derisa doli ligji per zgjedhjes e para pluraliste,ku ne nje ben theksohej “me venien e kandidatures ,personata fitojne imunitet parlamentari”…pra ,pa u zgjedhur akoma ,marrin paprekshmerine

  • Po na e nxjerr ketu Gramoz Pashkon si nje karagjoz rrugesh,takemi Azem Hajdarit.Kur paska pasur kete afrimitet me Gramoz Pashkon,pse votoi dy here ne kryesine e PD per Sali Berishesn?
    Ne Nentor te vitit 1991(pas rrezimit te qeverise stabilitetit) Gramoz Pashko humbi cdo lloj pushteti ne PD dhe ne qeverine e pare te Sali Berishes.U quajt armik,agjent,mocionist, dhe nuik pati asnje post ne qeveri.Kur i paska kryer gjithe keto shkaterrime?
    Vendimet per privatizimetr me letra me vlere,i merrnin bordet e bprivatizimit neper rrethe,Ministria financave .
    Fshatin e shkaterruan fshataret qe moren tokat me ligjin 7501,se nuk do shkonte qytetari Tiranes ne fshat te priste pemet dhe te hiqte pllakat e kanaleve.Plantacionet e fermave i sshkaterruan maloket e Berishes,qe u shkulen nga shpellat,.Ne 1995 terhoqi forcat e policise ne Kamez,gjoja per te mos krijuar konflikt me zaptuesit agresive,qe nxiteshin nga Sali Berisha vete.
    Gramoz Pashko kishte dore ne keto mynxyra sa kishte ne shperthimin e Gerdecit 15 vjet me vone.

    • Demo, je gjithmonë i pasaktë, kërkon të justifikosh veten. Shkaterimet filluan që në vitin 1990. Kulmi arriti në vitin 1992, mbasi PD-ja morri pushtetin dhe do të grabiste sa më lirë pronat shtetërore. Berisha, Hajdari, Pashko, etj., përfshirë ty, ishit në një klan dhe jeni përgjegjës për atë që ndodhi në Shqipëri. Nuk ju lan dot as uji i oqeanit!

      • Vazhdim, mu kujtua një detaj. Kur Pashko ishte Zv. Kryeministër në Qeverinë e Stabilitetit, kunati i tij, Genc Ruli, ishte Ministër i Financave. Në atë kohë u futën cigaret dhe pijet alkolike pa taksa dogane. Disa persona u pasuruan mbrënda disa muajve dhe kjo u lejua nga këta të dy. Shëmbuj ka shumë që në vitet e para të pluralizmit PD-istët shpërbleheshin me prona, poste publike, etj. Ligji 24/1 këtë qëllim kishte që administrata të zëvëndësohej me militantë! Berisha Në atë kohë e quante këtë veprim “reformë”! Ish komunisti Berisha, si dhe ish komunistët e tjerë, veshën pardesytë e bardha, u kthyen në “demokratë”, hoqën specialistët që nuk I shin antarë të PPSH, duke thënë se i hoqi reforma!!! Qëllimi ishte që të grabisnin pasuritë e perbashkëta pa pengesë.

  • Po qe je i sakte,ti ashtu?
    Saktesia ne Fisike matet edhe nga lartesia qe hidhesh.
    Ka qe hidhen nga kati i trete dhe nuk vriten.
    Nuk ta ka thene yt ate?

  • Po te mos ishte ashtu,o ashtu,,nuk u mbysje ne nje luge uji,qe NE PYETJEN E PARE.
    cironke ke per te mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *