Përgatiti botimin Xhevdet Shehu
Në këtë pjesë të tretë dhe të fundit të rrëfimit të Bujar Hoxhës për 2 prillin e vitit 1991 tregohet se si u manipulua e vërteta në gjyqin farsë për këtë ngjarje.
E pyes direkt Bujarin:
– Çfarë u bë me faktet që kishte Sigurimi i Shtetit për ngjarjen dhe implikimin e disa politikanëve direkt në ngjarje?
– Në ato kushte ishte normale të ndodhte ashtu si ndodhi. Të implikuari në atë ngjarje ishin në rrugën drejt pushtetit dhe shumë shpejt e morën atë. Nga ana tjetër, për askënd nuk është e vështirë apo sekret të verifikohet dosja e krijuar nga prokuroria e atyre viteve në ndalimin e shoferit të Pjetër Arbnorit që, i kapur në flagrancë nga strukturat e Sigurimit të Shtetit, u detyrua të pranonte se pushka e gjetur në makinën e tij ishte e tija. Dy personazhet e makinës, Pjetër Arbnori dhe shoferi i tij ngelën enigmatikë për të shpjeguar se ç’i duhej një deputeti që të hynte me urgjencë në Shkodër me pushkë në dorë. Dëshmitë e tyre, u panë që ishin qepur, hetuesi e hoqi nga operacioni delikat deklarimin e Pjetrit dhe çështja për çudi do mbyllej.
Po përmend edhe një dëshmi tjetër të kohës: agjenti “Trojani” me aktivitet pozitiv me kundërzbulimin e Tiranës, me origjinë nga Shkodra. I dërguar me detyra na siguroi një dëshmitar ideal kundrejt një shpërblimi të majme për kohën. Pasoja që ai mund të shkaktonte ishin dërrmuese për procesin, por i dekonspiruar dhe i kërcënuar e tërhoqi dëshminë. Në fund të fundit, kjo ishte e kuptueshme për sigurinë e jetës në atë kohë.
Po i rikthehem edhe njëherë pyetjes që e vumë në titull të kësaj pjese të rrëfimit të Bujar Hoxhës: Kujt i intereson fshehja e të vërtetës për 2 prillin?
Si përgjigje po sjell këtu një fragment nga intervista e Gjek Çelajt një vit më parë:
“E vërteta rreth një ngjarjeje kriminale nuk iu intereson pikërisht atyre që e kanë sajuar dhe që kanë qenë aktorë të saj. Për t’ju treguar rolin në ngjarje dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës, po ju sjell pak fakte domethënës. Kur ndodhte konfrontimi midis policisë së ngarkuar nga ligji me detyrën e rivendosjes së rendit dhe mbrojtjes së institucioneve dhe një grupi protestuesish të dhunshëm dhe të paligjshëm, në spitalin kryesor të qytetit ndodheshin mjeku Ali Spahia, më vonë nënkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, dhe nja dy mjekë të tjerë, aktivistë të asaj partie. Edhe infermieri më i thjeshtë, e jo më mjekët, e di se kur në spital paraqiten viktima apo vdesin njerëz të sjellë aty si të plagosur, të vdekurit vendosen në morg për arsye ekspertimi mjeko-ligjor, si pjesë e proceseve hetimore e gjyqësore. Spahia, dhe jo vetëm, i pritën viktimat në spital dhe nuk i vendosën në morg, por ua dhanë familjarëve duke u bërë pengesë për autopsitë si veprime mjeko-ligjore.
Veprimi më domethënës është fakti se viktimën e parë, as e vendosën në morg dhe as ua dhanë të afërmve, por instruktuan disa protestues që shoqëruan viktimën në spital, ta fusnin në një makinë tip “Zuk” dhe ta sillnin në sheshin ku vazhdonte konfrontimi dhe, madje, të tentonin futjen e kufomës në institucionin që ruhej me roje të armatosur dhe që kishte rreth një orë që sulmohej me lëndë djegëse dhe dinamit nga një bërthamë kriminale që vepronte brenda turmës. Nuk do shumë mend për të kuptuar se një veprim i tillë synonte egërsimin e turmës, ashpërsimin e konfliktit dhe, rrjedhimisht, shtimin e pasojave. Gjatë procesit të hetimit dhe, po ashtu, edhe atij të gjykimit, Spahia dhe disa spahinj të tjerë bënë çmos të pengonin pyetjen e protestuesve rreth faktit nëse kishin vajtur vetë apo i kishte organizuar dikush për protestën e paligjshme dhe të dhunshme. Është e çuditshme, por edhe kuptimplotë fakti se drojen dhe pengesën për zbulimin e organizatorëve po i shfaqnin ata eksponentë politikë që, kur po fillonte demonstrimi me nxënës shkollash që parakalonin në rresht dhe me mësues në krye, na pohonin mua dhe shefit të policisë se “protestuesit nuk janë tanët dhe s’kanë asnjë lidhje me ne”. E vërteta është se zbulimi i organizatorëve të protestave të dhunshme, të paligjshme dhe me pasoja tragjike, si ajo e 2 prillit, çon në zbulimin e qëllimeve dhe, pastaj, në zbulimin e mjeteve për arritjen e qëllimit”.
Përgatiti për botim Xhevdet Shehu
A do të rihapet ndonjëherë dosja e 2 prillit?
(Vijon nga numri i kaluar)
“ Dy prilli” do cilësohej shok elektrik për funksionimin e shërbimeve ligjzbatuese, megjithëse të dhënat, që zotëroheshin atëherë, dëshmojnë se ato nuk i korrespondojnë realitetit. Ky version se ngjarja ishte pjellë e Sigurimit të Shtetit, u kurdis nga antishqiptarët, i cili edhe sot nuk është bërë e mundur të publikohet me vërtetësi të plotë. Për turpin e madh e të përjetshëm të këtyre politikanëve shqiptarë, kjo ngjarje do të mbetej një ogur i zi për funksionimin e strukturave bazike të shtetit, që tkurreshin deri në palcë për të ndalur cunamin që shkatërroi Shqipërinë. Pikërisht në ato ditë, do maturohej eficensa e agjencive ligjzbatuese, që do përkthehej në një strategji tensioni dhe pasigurie, duke hapur dritën jeshile për djegien e Shqipërisë.
Mbetej vetëm një gjë për të bërë: të punohej pa u dorëzuar, duke shpresuar që shpifjet do kalonin dhe akuzat e ngritura nga tellallët do veniteshin. Për këtë u vendos shoqërimi i “kosovarit” në ambientet e kundërzbulimit në Tiranë si njeri i dërguar me detyra spiunazhi. Që në fillim pranoi se kishte ardhur me detyra, i detyruar nga zbulimi jugosllav dhe si detyrë kishte ekzekutimin e një oficeri të zbulimit shqiptar me origjinë nga Kosova. Vetëm kaq!
Alibia e përdorur nga spiuni për të ekzekutuar një oficer të rëndësishëm të zbulimit u pa në një dimension shumëplanësh, dukej që nga fillimi se oferta e “kosovarit” binte erë. Tezat kundërshtuese përmblidheshin në disa hipoteza. E para, zbulimi jugosllav nuk arrinte një sukses operativ në një vrasje të tillë, e thënë e vonuar. E dyta, zbulimi jugosllav kishte interesa strategjike dhe taktika agjenturore e subversive të orientuar drejt rrjetit të spiunëve aktivë dhe pasivë (në gjumë). Dhe, në fund, e treta, shpjegimet e “sinqerta” të spiunit kërkonin kohën e mjaftueshme për t’u verifikuar, që do zbulonte qenien e tij si “urith” i jugosllavëve.
Ky rast shtronte shumë hipoteza: në rast se zbulimi jugosllav e kishte përgatitur si spiun, vijë-sjellja ishte shumë më e thellë, jo thjeshtë për të kryer një vrasje. Duke përdorur këtë marifet, zbulimi jugosllav komprometonte agjentin e porositur, pa qenë kjo e nevojshme. Ky gabim teknik i jugosllavëve është i paqartë, veçse në rast se ata e “dogjën” me qëllim spiunin e tyre për të mbrojtur një agjent akoma më të rëndësishëm, ndoshta vetë oficerin e zbulimit. Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë luhej ekzakt përveç që realiteti ishte më keq sesa gjithë idetë që mund të përfytyroheshin. Për të sqaruar enigmën duhej të njihje vlerën e thelës që jugosllavët mbronin për t’i korresponduar planit të qëllimit. Kjo nuk mbështetej në asnjë provë të fortë, pra nuk mund të thuhej se qe plotësisht e vërtetë, por gjurmimi nuk do të ndërpritej: duhej gjetur virusi që zbulimi jugosllav futi në fashikujt e kundërzbulimit tonë.
Ndoshta ky “urith” ishte një provokacion, një orvatje e dëshpëruar nga ana e tyre për të çuar gjahun e spiunit në një drejtim qorr. Dukej që diçka çalonte.
Dezertori i spiunazhit jugosllav e quajti të kaluar dyshimin nga Sigurimi i Shtetit, një hiç, që nuk kishte lidhje me punë agjenturore. Prova për arrestim nuk kishte, për këtë gjurmimi duhej të vazhdonte për të kaluar në fazën e hetimit, pasi ishte arritur në përfundimin se përveç akuzave të spiunazhit duhej hetuar edhe për “dy prillin”. Pikërisht, në këtë fazë hetimit iu pre rruga.
Nga fundi i muajit maj, duke ndjerë se operacioni “Kaosi” po bënte vendnumëro dhe se strukturat në qendër dhe Shkodër po dilnin nga loja, vendosëm me iniciativë të nisnim veprime të “forta” me “kosovarin” dhe “profesorin”. Shoqërimi i tyre hapur në zyrat e Tiranës solli reagime të ashpra nga radikalët që nisën sulmet, ku disa gazetarë sulmues llokoçitën me tendencë duke u lënë shteg një mijë hipotezash konspirative.
Operacioni i ndërtuar me kujdes hyri në fazën e “ndyrë”. Indirekt u bë e qartë se shoqërimi i tyre ishte se kishte lidhje me hetimet që po bëheshin në Shkodër, si dhe për frikën e dekonspirimeve të veprimeve të njerëzve politikë në atë qytet, meqë nisën të jepeshin opinione për rolet e tyre në ngjarje. Nga ana tjetër, “Skifteri” na këshillonte të ishim të kujdesshëm se për “dy prillin” janë caktuar fajtorët për të mbushur sallën e gjyqit, tani synohej një seancë demonstrative politiko-gjyqësore. Që nga ky moment bota për ne nisi të shembej. Synimi i kundërzbulimit ishte që mbyllja me sukses e operacionit të nisur, të arrinte të gjenim dëshmitë e fajit, që kolegët në Shkodër dukej që e kishin të pamundur.
Pikërisht në kulmin e punës ligjore “lukunia e rrugës” pasi nxori thikat nga këllëfi, u sulën për të shpëtuar “robërit e dy prillit”. Të ndodhur para presionit politik dhe mediatik, u dhanë porositë që dy të shoqëruarit të liheshin të lirë. Jetonim në atmosferën e dyshimeve të panjohura deri atëherë, vihej re që karriera premtuese për këdo varej në fije të flokut dhe rrënohej.
“Keq, keq, keq!”, i bërtita përgjegjësit të ngarkuar për kontrollin e “kosovarit” dhe “profesorit”, pas raportit se dy zogjtë kishin avulluar, njëri në Kosovë dhe “profesori” në Amerikë.
Edhe planifikimi më i mirë dhe drejtimi më i paqortueshëm, natyrisht që nuk mund t’i parashikojnë të gjitha. Dalin telashe të papritura dhe çudi të pashpjegueshme. Për rastin ne patëm bashkëpunim me “Skifterin”, por siç thuhet “nuk vjen pranvera me një dallëndyshe”, në këtë rast zogu kishte ngatërruar rrugën, apo i orientuar në drejtim të gabuar.
Çështja e “dy prillit” rezultoi pa sukses dhe në devijim nga të dhënat që dispononte kundërzbulimi në Tiranë. Në ministri ndodhnin ndryshime, për këtë shkak çështja u kthye në një makth, filluan të shfaqen re të zeza dhe dukej se armët po i kthenim kundër vetes. Gjetja e spiunëve nuk po jepte rezultat. Duke mos gjetur të huajin brenda apo jashtë kufijve, nisëm të merreshim me njerëzit brenda strukturave tona, duke vështruar shtrembër dhe me dyshim njëri-tjetrin. Produkti i dalë nga ndjekja e kësaj çështjeje mbushi gati një kasafortë. Letrat e sistemuara përbënin grumbullin me dosje që shkonin gati gjysmë metri. Nuk ishte vetëm volumi, por thellësia e gjurmimit operativ, ku ishin regjistruar të dhënat informative, përgjimet ambientale, vëzhgimet e jashtme, relacionet dhe analizat e hollësishme, gjithçka e dokumentuar dhe argumentuar mirë. Ironia vrasëse e përfundimeve përmblidhej me të dhëna dhe analizë logjike për fajtorë të vërtetë, por që treguan përse opera “Kaosi”, nuk shmangu komprometimin kaq egërsisht të drejtuesve të DPB Shkodër, aspak fajtorë duke u shkatërruar karrierën dhe privatësinë, tamam të shtypur dhe të përpirë nga rrota kriminale e politikës.
Relacionit të dërguar në ministri nuk iu kushtua vëmendja e duhur, askush nuk e hodhi poshtë. Vetëm heshtje! Në gjykimin e kundërzbulimit të Tiranës, vlera e këtyre burimeve informative, peshonin shumë më tepër se të gjitha akuzat politike dhe sajimet gazetareske për çështjen në fjalë.
Shefi i ri i kundërzbulimit në ministri, V.P., mbeti deri në fund të postit të tij kanakar i ministrit. Ai vlerësohej si njeri i besueshëm, por pa ndonjë shkëlqim. Ai ishte i butë dhe gjithmonë fliste me një zë të njëllojtë, të qetë. Ishte i kulturuar dhe i njerëzishëm. Ai kishte reputacionin e zbuluesit të zakonshëm, por tmerrësisht larg të qenit kundërzbulues me theks operativ. Teorikisht dukej “profan”, por shumë pak i aftë që të zgjidhte mistere të kundërspiunazhit. Përvoja e pakët në fushën e operacioneve sekrete i jepte atij një përfytyrim jo të qartë mbi proceset agjenturore të kundërzbulimit. Nuk ishte as i mirë, as i keq. Nuk ishte.
Sa herë që ngjiteshim në katin e dytë të ministrisë (ku ishin titullarët e SSH) për “dy prillin”, merrnim si përgjigje diçka të papërcaktuar, diçka si “ndoshta”, “do ta analizojmë”, por asnjëherë ndonjë gjë konkrete. Dukej që shtabi shfaqej si i trullosur.
Duke marrë në konsideratë informacionet e lëshuara nga kundërzbulimi, besoj se akuzat shërbyen për të shmangur nga rruga e duhur kërkuesit e së vërtetës. Sa herë ndodhin ngjarje të këtij lloji, shfaqen gjithnjë disa “tregues” të çuditshëm dhe “pista” që tërheqin vëmendjen në dy gjëra. Ose përgjegjësia i shkarkohet një njeriu duke e bërë “dash kurbani”, ose këqyrësit e vendit të ngjarjes (eksperti, hetuesi, prokurori) largohen nga e vërteta për shumë arsye. Në variantin e parë menjëherë gjendet “fajtori” dhe nuk del nevoja për hetim shtesë pasi fajtorët njihen nga të gjithë. Në variantin e dytë, rikëqyerjet në pak ose aspak të herës japin të reja plotësuese. Në të dyja rastet, për “dy prillin” e tërë çështja qelbej erë.
Atëherë kush qëndron pas vrasjes së katër qytetarëve në Shkodër? Është shumë e mundshme se ata që dhanë urdhrin dhe ata që e zbatuan janë të njëjtët njerëz. Pyetja më e rëndësishme që duhet shtruar kur kërkojmë të identifikojmë përgjegjësit e një krimi është: Kush përfiton prej tij? Siç thotë autori romak Seneka: “Ai që përfiton më tepër nga një krim, ai është i dyshuari kryesor”. Për mua, në ngjarjet e “dy prillit” kishte diçka më të madhe se kaq. Shumë më të madhe.
Kaluan tridhjetë e një vjet dhe “dy prilli” vazhdon të jetë përkujtimore politike, pa hedhur asnjë hap para për të thënë të vërtetën. Si zakonisht, “fajtorët” u identifikuan menjëherë dhe u dënuan. U vranë katër njerëz në një vend publik dhe e vërteta nuk doli kurrë. Pas dashit të kurbanit, politikanët që morën pushtetin dhe u përgjëruan nuk morën në shqyrtim asnjë version tjetër, ndërsa interesi i opinionit publik u fashit në harresën e viteve. Kjo është një teknikë e njohur dhe e vjetër. Nuk mund të ndodhë që një vrasje e tillë të ngrihet në art dhe të fshihet ?
Nuk e keni me gjithë mend besoj.
Ajo që pasoi ngjarjet e “ dy prillit “, rezultoi aq cinike dhe e trilluar, saqë do i ngjallte zili edhe filmit më horror të Hollivudit.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Pas 2 Prillit cfare ndodhi ?!!! ne pushtet erdhen bastarted e Partise Demokratike me ne krye Berishen ish komunistin antarin e ppsh
Shqiptreve u ra damllaja ne koke prej ” politikaneve” prej tyre u vrane, u vodhen, dhe ju moren leket,disa vite me vone, viti 1997 !
—
Shqiperia u dogj u vra jo nga serbi jo nga greku jo nga maqedonesit por nga politikanet shqiptare te degjeneruar, spiune tradhtere mercenare …
–
Refimet faktet jane me mijra, jane shkruar dhjetra libra, kujtime refime ..te gjitha i adresohen nje njeriu te vetem : SALI RAM BERISHA si shkaktari kryesor dhe autor i turbullirave shkatrimeve krimeve,vrasjeve te shumta gjete gjegjimit te tij dhe bandes qe e ndiqte nga mbrapa !
Gati gjysem shekulli dhe skiptarte jo vetem qe i vodhi,i vrau e i masakroi Saliu! Por edhe tall trapin me ata.
O hiqeni Salehun o hiqni kombesine skitare!
Jeni bere gaz i botes kapiatliste !
Vrasjet e 2 Prillit , jane gjykuar nga gjykatesit e plepave. Historia boterore nuk njef nje drejtesi me te percuduar se ajo , qe krijoi Berisha , per te mbrojtur te tera krimet dhe vjedhjet e tij . Keshtu ndodhen dhe gjykimet e tjera si vrasjet ne bullevard dhe shperthimi kriminal i Gerdesit. Gjyqe te stisura , ne te tille forme e kane bere tranzicionin shqiptar , te mbytur ne krim . Dje kishte Mero nje shkrim , per Gerdecin , sot po jep Dita nje sqarim , per 2 Prillin . A ka gjykete te rinovuar , apo jo ? Luani vendit , o te mjere . Shtypi , po ben shume me shume se ju . Pa aftesi proverbiale e Drejtesie , qe me sa duket do te mbetet plepiste . Fatkeqesi kombetare . Zgalem
Zgalem ja ke futur kot Gjykimi i padrejte nuk u be nga plepiste por nga gjygjtar kariere Gjonaj nga Tropoja ka qene madje gjygjtar penalist me drejtim krimet ushtarakePra nuk jane plepat apo ata qe do te zevendesojne plepat por politika vendimaresit Kjo ndodh gjithmone dhe kudo ne bote
Agjenti 007 bukar hoxha nuk na tha cfare deklaroi agjenti skifteri dhe agjenti trojani,,por na nxorret deponimet e Gjeke Celajt.
Njesoj si skilja e vjeter Ali Spahija me ate zerin si kurve.
Pse cfare po prisje ti?…
Agjenturat nuk i tregojne kurre emrat e agjenteve te vet…,, edhe pas vdekjes: kjo eshte rregull e arte e sherbineve sekrete ne gjithe boten..
Nese nuk e dije me pare, s’paske ditur asgje..,, dhe po e meson tash…
Ky Sorgia modern B.Hoxha.Perfaqesues tipik I kastes mediokre I edukuar e drejtuar nga Ramiz Alia,dhe vartesit e ti ne OSSH.Edhte aktivizuar shume here me mashtrime..Ka akomo persona qe I kane jetuar ngjarjet qe filter me lart dhe tallen me te.
Cudi,kjo specia e tipit Qemal Lame,ose ky Bujari te cilet para 90 kane bere vetem kakerdhi dhe jo detyren qe paguheshin nga shteti..
Nuk ju mungon guximi genjejne duke na care paguren ne dhe shqiptareve.
Demo edhe ti agjent ke qene, madje teper i rrezikshem. Punon per asfaline.
E njejta gje vazhdoi edhe ne vitet e “demokracise” me rastet e 21 Janarit dhe Gerdecit
A u denuan personat pergjegjes ? Jo , vetem ca koka Turku , pra historite perseritin njera tjetren vetem aktoret ndryshojne
Nuk e ke formuluar mire komentin…,: e kuptoj qe ndoshta ti deshe te thoshe..,, qe secila nga ngjarjet qe pasojne njera-tjetren kane dinamike te ndryshme evoluimi..,, por aktoret jane 99% po ata dmth duke filluar nga Sali Bere_ishte(a) e stani i tij….
OK B.Hoxha,Xh.Shehu.Disa gjëra i dinim më par.Sot mësuam më shumë.Sidomos kush organizoi protestat,Pse u vranë 4 protestuesit dhe kush përfitoi prej vrasjeve.
-Dy prilli 1991 ka ngjashmëri totale me 21 janarin 2011.Të dyja këto ngjarje janë organizuarë nga i njëjti personazh,E njëjta mëndje ogurzezë për pushtet dhe para.
-Vrasjet në të 2 rastet u gjykuanë e mbuluanë nga drejtësia e TREDHUR prej Atij që hapi kursin e plepave 3,5,6 mujor.Ajo po vazhdon dhe sot dhe..nuk bëhet më për popullin por për politikanët dhe për tu pasuruarë nga Ata që nxjerrin nga burgu me €,$..!
-Dështimi 2 prillit 1991 solli dështime të tjera radhazi.Bisturia & Penicilina u mësua të hidhte gurin e të fshihte dorën e zezë të përgjakur.
-Në 32 vite të ekzistencës së tij në politikë ka bërë çi ka dashur prapanica pa u prekur.
-Në ngjarjet e 1997 u mbrojtë nga 3 Ambasadorë siç duket Ai u ka shërbyerë dhe u shërben akoma.Ndryshe nuk gradohej Burr Shteti kur vrau në 21 janar.
-Është fatkeqsi Kombëtare që nuk dënohet një personazh i fatkeqsive Kombëtare në 31 vite.
-Kjo vërteton se DREJTËSIA TEK NE KA VDEKUR NGA FRIKA E TIJ MIZORE.
-Rahmet pastë mjeku Ylvi Vehbiu që e kuronte për psikotrope dhe vdiq në Amerikë..iku nga frika e tij.
-Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.
Na ishte,mos na ishte.Na ishte nje Xhozepina Topalli shkodrane qe di c’do gje.Per informacione me shume i keni ne hene.
A mund te hapet 2 prill?Per mendimin tim hapet dhe duhet te hapet.Eshte krim i pazbuluar,i fshehur,i manipuluar ne menyre te qellimeshme.Hetimi i paplotesuar.Edhe sot po’ ti ekzaminosh do te gjenden gjurme.Jane te pleksur agjente te zbulimit te huaj,politikane lokale dhe qendrore,hetues perfshi Qemal Lamen,gjyqtare qe gjukon me fakte te shtremberuara,pa marre parasysh se cfare dolen te reja ne proced hetimi gjyqesor.Pergjegjesia e tyre shume e rende,sidomos gjykatesi tropojan ish ushtarak.Deshmite ne keto intervista,si dhe dokumentave qe ekzistojne ,hetim Jo i plote i ngjarjes dhe viktimave jane indice per rihetim dhe rigjykim.Dikur kam lexuar se u denuar ne Angli nje Person pa te drejte 20 vjet.Pas 18 cjetesh doli fajtori i verteten.Personi u lirua,u demshperblye,por gjykatesi qe DHA vendimin e padrejte perfundoi i denuar me Burg.Keshtu duhet te perfundojne Edhe keta qe i hapjen rruge padrejtesise ne sistemi.
Nje komentues thote se ishin gjukates te plepave.Jo,universitetit kreshnik spahiu ne plepa eshte hapur Pak me vone.Gjukatesi kryesor ,tropojan,ishte gjukates ushtarak prane gjukates se tiranes prej vitesh.Fakti qe ishte tropojan dhe nga gjukata tiranes tregon se gjithecka ishte e perzgjedhur dhe e percaktuar.Shkoi Gramoz Ruci,ua perplasi ne fytyre ,saqe salla dhe jashtesalla ,qe me te tjere deshmitare ulurinin me histeri,para tij dhe kur gramozit demaskonte farsen heshtenrrinin squke,madje kish Edhe nga ATA qe i rrihnin shpatullat.Le te Dale e verteta Edhe pas 30 cjetesh,te dalin me era ATA agjente qe iu kundervune vendita te tyre ne sherbimi te parave te investuar nga miloshevici.Edhe sot flitej me hiperbola per kriminele si Azem Hajdarin,Ali Spahia,Pjeter Arbnori,bir i kriminelit fashist me graden kapitenetj.
2 Prilli i 1991 ka qene nje tubim i popullit te shkodres, ne pergjigje te zgjedhjeve te humbura ne gjithe shqiperine perveç ne shkoder e kavaje mesa kujtohet e disa rrethe te tjera te veriut. Une me teper e konsideroj nje ngjarje te dale jashte kontrolli, sesa nje ngjarje e rende me paramendim, qofte nga tubuesit por edhe nga forcat e ministrise se brendshme, te cilat ishin te pa pervoja ne menaxhimin e tubimeve te tilla. Disa e shikojne si ngjarje plot mister, apo te nxitur nga sherbimet e huaja,por nuk besoj shume ne keto teori, se vendet rivale i kishim ne te njejtin hall dhe nuk kishin fare ndikim ne shqiperi. Tubuesit kane qene shume agresive e te dhunshem dhe per shkodren mund te konsiderohet si e pranueshme per shkak se lufta me e eger e pushtetit komunist ishte bere pikerisht ne shkoder. Pse them ngjarje pa paramendim,? Te gjithe shkodranet e dine se perveç A.Brocit qe sipas disa shpjegimeve por qe duhet ta kishte vertetuar ekspertiza, pasi dyshohet se ai eshte vrare me snajper, ose ne nje distance te afert, per tre te tjeret nuk dihet dinamika e sakte, e ndonjeri edhe me plumb rrikoshjet. Per shkak te nivelit amator te hetimeve te kohes mendoj se kane mbetur mister shume elemente qe mund te jepnin nje pergjigje per menyren e vrasjeve dhe distancen e qitjes.. Nga kush mund te jete kryer vrasja? Kjo mbetet enigme sepse Gjek Çela nuk e shpjegon, se nuk e di, sepse ai ka qene thjesht nje Zv.shef policie i kohes, pra ne nivele poshte atyre qe merrnin vendime te rendesishme, por me 99% gjasat jane qe Shqiptaret e kane kryer kete vrasje. Ne rrethanat e kohes pa kamera, dhe ne ate anarki qytetare ka qene shume e veshtire. Shtrohet pyetja pse u zhvillua ai tubim ne shkoder, pasi ne shkoder mesa dihet nuk kishte kontestime per zgjedhjet se kishte fituar opozita e kohes. Çfar fitoi shkodra e shkodranet pas asaj ngjarje, por edhe pas 30 vjetesh? Kush perfitoi nga ajo ngjarje? Mendoj se ngjarjet e 2 prillit ne shkoder ishin nje perpjekje e disa eksponenteve per te perfituar pasi qytetet si tirana durresi,elbasani,pa perfshire pjesen e jugut, ne ato momente nuk ishin te pergaditura per ndryshimin e menjehershem te pushtetit dhe shfrytezuan shkodren per ato arsye qe u shpjeguan me siper, por qe nepermjet papergjegjshmerise njerezore ,qytetare, mentalitet bajraktaresh,puniste dhe autokratike qe per fat te keq ekzistojne edhe sot pas 30 vjetesh, ndodhen ato qe ndodhen dhe perfituan ato qe dihet tashme.
Aresyetim logjik, me afer te vertetes.
Ky Sorgia modern B.Hoxha.Perfaqesues tipik I kastes mediokre I edukuar e drejtuar nga Ramiz Alia,dhe vartesit e ti ne OSSH.Edhte aktivizuar shume here me mashtrime..Ka akomo persona qe I kane jetuar ngjarjet qe filter me lart dhe tallen me te.
Cudi,kjo specia e tipit Qemal Lame,ose ky Bujari te cilet para 90 kane bere vetem kakerdhi dhe jo detyren qe paguheshin nga shteti..
Nuk ju mungon guximi genjejne duke na care paguren ne dhe shqiptareve.
U bere gazi i botes… Te shkruaç nje koment te tille, eshte ose verberi ose idiotllek….
….Nese nuk i mbush mendjen vetes..; te pakten zgjidh opcionin me te pershtatshem…,,,, por prape se prape na del qe Ti je nje gomar…,,, ne mos nje ish-agjent jugosllave e tash te djeg miza nen kesule…
Pseudonimi “patriotik” nuk te shpeton nga asgje dhe nga asnje faj…
Heroin e 2 Prillit 1991 dhe te 21 janarit 2011, Sali Vuk Karaxhich, mund ta degjoni perseri me 30 Prill 2022 me falangat e Trustit te “Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes”… Nuk kini pare gje akoma!