Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i ka dhënë një intervistë pedagoges së letërsisë, Lili Sula.
Intervista është përfshirë në librin me ese dhe studime “Kadare, leximi dhe interpretimi” përgatitur nga Ardian Ndreca.
Një ndër çështjet e prekura në këtë intervistë është edhe ajo e dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” dhe konflikti i Kadaresë disa vite më parë me të venë e diktatorit, Nexhmije Hoxha, e cila e posedonte këtë dorëshkrim.
“E mora me gjyq. Me polici. Enkas e fyeva publikisht. E mori veprën gjoja për ta ruajtur, pastaj e mohoi. Jo ma ka dhënë, jo s’ma ka dhënë. Dokrra të këtij lloji. S’e vërtetoi dot. Ia kam marrë me forcë. Para një viti. Policia i tha se do të shkonte t’i bastiste shtëpinë. Për të mos u turpëruar, e dorëzoi vetë. Ky është rasti më flagrant” – thotë Kadare.
Sipas tij nga arkiva nuk ka humbur asgjë deri më tani. “Tentoi Nexhmije Hoxha me “Dimrin e vetmisë së madhe”, por, nuk ia arriti” – thotë shkrimtari dhe shton:
“Është e natyrshme që dikush të pyesë: A është vërtet dramatike humbja e një dorëshkrimi të tillë në rastin kur vepra është botuar? Në një pamje të parë duket se dramaticiteti është i tepruar. Dhe këmbëngulja e N. Hoxhës për të mos dorëzuar dorëshkrimin, mund të merret për një lajthitje.
Në të vërtetë s’është ashtu. Në një dorëshkrim prej 1300 faqesh me dorë, siç është ai i “Dimrit”, ka disa qindra fraza të shuara, të rishikuara, të zëvendësuara, gjatë procesit të të shkruarit. Dhe ato janë zakonisht ndër frazat më delikate të librit, të cilat nuk figurojnë në asnjë daktilografim. Ato përbëjnë historinë gjenetike të një vepre. Zhdukja e tyre është një humbje e pazëvendësueshme për studiuesit, gjenetistët. Sidomos për një vepër të shkruar nën trysninë e tiranisë”.
Kadare thotë se Nexhmije Hoxha këmbënguli ta mbante dorëshkrimin që ta përdorte kundër tij:
“Ka shpresuar se ndonjë nga shërbëtorët e saj të shumtë, ca gjysmëprofesorë a gjysmëakademikë, të përpiqen që prej frazave të shuara të nxjerrin të dhëna kundër shkrimtarit (mendime kontradiktore etj, etj. E gjithë kjo është vërtet për të qarë e për të qeshur, ngaqë s’besoj se ka shkrimtar në botë që të shqetësohet për zhbirime të tilla. Që t’i bie shkurt, dorëshkrimi im gjendet në Arkivin e Shtetit dhe kushdo që dëshiron mund ta studiojë mbarë e mbrapsht” thotë Kadare.
Vetë Nexhmija ka këmbëngulur që dorëshkrimi i Dimrit i është dhuruar Enver Hoxhës nga shkrimtari. Madje ka edhe një dedikim. / Dita /

Ia more që të mos merret vesh qëllimi i vërtetë i romanit dhe që më pas të bësh korigjime sipas oreksit të kohës e që të tingëllojë si i kundërt me kuptimin e vërtetë. Sot manipulohet çdo gjë, por sidomos të fara juuaj manipulimi është burimi i ekzistencës suaj. The thua pastaj se letërsia nuk ndikohet nga politika.
Një krijues meskin dhe cinik nuk mund të jetë i sinqertë në krijimtarinë e tij.
O Kadare, o Kolos i Letersise,
Me Dimrin ti e perjetsove artistikisht EnverHoxhen!…
Leri keto hollesi e mos dil ne platforma personale, meskine se nuk te nderojne…!
Ti Vepren e ke shkruar dhe ajo i ka vlerat e veta ashtu siç eshte shkruar, per ate kohe kur eshte shkruar…
Llafet e tjera keto hollesira dhe akuzat nuk ta ngrene lavdine, perkundrazi!…
Ty Kolos te ben pena jote, talentiyt, Vepra jote…mos u fut ne cic-mice…se njerzit e dine dhe perkrahjen qe te ka dhene Enver Hoxha….!
Ti je Kolos, por ke vuajtur nga deliri i persekutimit…
Malo ! Sa me shume justifikohesh, aq me teper Baltos fytyren tende!
ismail ti kujton se duke bere keto pelivanlleqe lartesohesh por per fat te keq keto kan efekt te kundert.Shqiperis per fat te mir nuk i kan munguar asnje her njerezit e letrave,si ata per fat te mir qe nga koha e rilindjes e ketej kane kontribuar per zhvillimin socialpolitik te venditpor per fat te keq del ndonje si Kadareja qe me shum i ka marr sesa ika dhene ketij vendi dhe prish kete kategori mendjesh te ndritura.
shiko, ka nje gje thelbesore. Nje doreshkrim eshte i shenjte per autorin dhe i perket atij. Nese autori e kishte dhuruar me dedikim, ky eshte nje argument komplet kokeposhte. Dhurata nuk kerkohet. Pra, i tere ky vullkan debatesh kot nis e mbaron tek nje gjest ambiguo; ishte dhurate apo ia la ne ruajtje? Kjo u takonte ta zgjidhnin me kohe dhe privatisht, se jane dhe ne moshe per ti bere gjerat me mendje te urte.
Ka dare ti je nje shkrimtar i zoti.ska diskutim.por
ne ngritjen se shqiperia ka shume e si themi ne me mire nami se Syri
ska diskutim te ngriti partia qe i kerkoje renjet .
Por si njeri ti je ooooooooo.je cinik e nuk ke fisnikeri.
Flet shume per origjinen e enverit,por desha te di kush eshte e jotja per cfare njihet ne shekull.
Asnjehere nuk e kuptova pse Kadareja e shperdoroi veten kaq keq dhe kaq turpshem per t’i paraqitur publikut (botes!) nje histori tjeter nga e verteta. Mund tja kursente vetes tere kete llume qe mori mbi vete per “luften” qe i paska ber sistemit te shkuar dhe “mundimet” qe ka hequr gjate diktatures, thjeshte duke mos e zene ngoje fare. Sistemi i shkuar ishte nje sistem gjakatar qe e la Shqiperine mbas aq mbas dhe te varfer sa ra ne duar te “demokrateve” tip Sali, Azem, Zhozi, Fatos…….Meta e Rama. Por ne ate sistem eshte e sigurte qe askush nuk te detyronte te beheshe komunist dhe aq me pak te merrje detyra te larta partie e shteti si zoti Kadare dhe shume “anti komuniste” te tjere qe i pame gjate ketyre 25 vite.
Pse Kadare eshte ne kerkim te doreshkrimeve te dhuruara apo dhe leterkembimeve te tij me shoket e hershem ? cfare e sikletos Kadaren ?
Ceshte ky muhabet ja dhashe te ma rruante,sikur zj. Hoxha te ishte banke apo kasaforte…Cdo logjike thote qe ja ka falur kete doreshkrim meqenese romani kishte nje personazh kryesor, z. Hoxha, per mos te kaluar tek nota personale qe i paska lene…..
Gjerat ne jete jane ne balance te plote. Ketij i dha perendia talentin dhe mendjen per te qene nje shkrimtar i mire po i paska lene mangut nga anet e tjera..
Rregulli e ka qe njeriu behet me dinjitoz dhe me i pjekur me kalimin e moshes. Me te vertete per te ardhur keq.
…
Molo !
Me kete i vure kapakun.
S’me mbetet gje tjeter vec te te pyes:
NE TE VERTETE KUSH I KA SHKRUAR VEPRAT QE MBAJNE EMRIN TEND, SE NUK KA MUNDESI QE NJE NJERI SI TI……, TE SHKRUASH ATO VEPRA ??
Ismail Kadare ka krijuar veprem me idiote dhe mediokre ne sistemin KOMUNIST, ai eshte romani “Dasma”. Mos na shesi mend per nje doreshkrim te bere dhurate dhe qe e kerkon ne vitin 2012, “Shpejt eshte kujtuar”, nje legen mashkull se burre nuk ka qene asnjehere.
Pas 1990-es I.Kadare ka kontribuar ,pa u nginjur,per te shndruar ne nje kadaver morale figuren e tij .
Asnje nuk do te mund t’a bente,me apo pa doreshkrimet e tij,kete laperdhi.ASNJE.
si thot shkrimtari i madh, ja mora me polici!!!!!! normale qe e merr me polici ti zoti shkrimtar i madh se policine e saliut, si edhe kete te edit, e ke tenden. eshte soji yt (genjeshtarit, maskarait dhe batakciut) sot qe leviz shtetin. po a nuk eshte turp te perdoresh policine edhe ne kete kohe si ne kohen e nexhit (qe sot e mohon) kur i nxive jeten dhe internove nje familje vetem pse i biri tyre qe dashuruar me vajzen tende?! palaco njeri.
Fyerje apo vetëfyerje!
Me keqardhje lexova deklaratën e shkrimtarit tonë të madh se enkas e fyejti Nexhmie Hoxhën publikisht me gjyqin për kthimin e dorëshkrimit të librit të tij “Dimri i madh” që vetë ia kishte dhuruar me dedikim, siç u faktua nga faksimilja në shtyp. Pse e bëri këtë pa qenë e nevojshme?! Pse? Vërtetë kujton se ka fyer N.Hoxhën publikisht? Nëse kujton kështu, ka probleme me vetëveten, ashtu siç ka edhe me vetëmburrjen, vetëmashtrimin, etj. Unë jam, sipas fjalorit modern, një nga fansat e Kadaresë dhe në këtë rast nuk gjykoj Nexhmijen, apo çdo objekt tjetër të shkrimeve apo ligjëratave të tij, por Kadaren nga i cili presim kulturë në trjtimin e temës apo të njeriut sepse ato i njohim edhe i vlerësojmë edhe ne që marrim frymë, arsim e kulturë njëlloj si ai. Kjo edhe sipas vetëbesimit të tij si pjesë e ajkës së kulturës shqiptare dhe botërore. Kam bërë disa komente dhe vlerësime të shkallës sipërore për veprat dhe penën e tij të artë duke pasur parasysh ato më të mirat, sipas mendimit tim, duke lënë më një anë aspektet kontradiktore që u shfaqën pas vitit 1990 dhe hollësira të tjera, sepse veprat kryesore të Kadaresë janë letërsi e vërtetë dhe meritojnë çdo mbështetje, sidomos në vitin e 80 Vjetorit të tij. Kasandra.
Ky person ka nevoje per edukim prane klases punetore.Duhet te njohe llumin e proletariatit,por llum e me llum paska qene fshatarsia punonjese,Prej gjirit te saj ka dale strategu i rrumpallhanes Sali Berisha,Sikur ta kishte derguar shoku Enver prane tyre!Jo gjasme,por si dergoi Sejfullah Maleshoven,
Dhuratat nuk kthehen sido qe te jene, ne ar si psh unazat, varset, sahatet e tjera kur prishet fejesa apo ne sende te tjera te çdo lloji.znj. Nexhmije ka bere nje gjest fisnik ne kete rast se mund edhe ta kishte djegur. Shkrimtarit i duhet vepra autentike(doreshkrimi) per arsyen e vetme se komiteti i Nobelit nuk e jep çmimin per vepra qe nuk shoqerohen me doreshkrimin e autorit.Eshte interesant dhe mjaft i mundimshem sigurimi i doreshkrimit te Pasternakut per Dr. ZHIVAGO qe eshte bere ne rruge agjenturore prej CIA e i eshte dorezuar Komitetit te Nobel-it.