Rrëfimi i Lu: Punoja si furrxhi, ja si bëja bukë dhe ëmbëlsira

Dita

Një projekt i quajtur “People First”, i cili përfshin bashkëpunimin mes një kompanie private shqiptare, ministrisë së Ekonomisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dhe i financuar nga USAID, ambasada suedeze në Tiranë dhe nga kompania private shqiptare që është promotore e projektit, u ka mundësuar trajnimin, certifikimin dhe gjetjen e një vendi punë dhjetëra të rinjsh në Shqipëri në sektorin e turizmit.

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i pranishëm sot në dhënien e certifikatave për disa prej të rinjve, duke e përgëzuar këtë nismë, rrëfeu edhe disa detaje nga profesioni i tij i parë, përpara se t’i hynte rrugës së diplomacisë.

Lu ka treguar me mjaft krenari dhe nostalgji se puna e tij e parë ka qenë në një furrë buke, ku ai përgatiste, biskota, bukë, e ëmbëlsira.

Ja fjala e diplomatit amerikan, e publikuar nga ambasada e SHBA-vë në Tiranë:

Ministër Ahmetaj, Minister Nikolla, Ambasador Ndisi, Zoti Ilirjani, Drejtor Micko, Zonja Laçi, të dashur të diplomuar,

Një nga punët e mia të para ishte si furrtar. Ishte viti im i parë në universitet dhe çdo ditë zgjohesha në orën pesë të mëngjesit dhe mësoja si të bëja bukë, biskota, torta dhe ëmbëlsira. Ishte një punë e mrekullueshme, sepse i gjithë dyqani i bukës mbante erën e këndshme të ëmbëlsirave të mrekullueshme dhe të bukës së freskët.

Jam në dijeni se disa nga ju të diplomuar keni ndjekur kurse të avancuara gatimi, të ofruara nga instruktorë të jashtëzakonshëm, si Xhafer Bejdo nga Durrësi. Të tjerë kanë mësuar rreth menaxhimit të bizneseve turistike, shërbimit ndaj klientëve dhe punës si recepsionistë.

Jam shumë i kënaqur të dëgjoj se ky program ka vendosur 164 nga ju si stazhierë në sektorin energjik të turizmit të Shqipërisë. Më pëlqen që 62 kanë gjetur punë tashmë. E di që më shumë prej jush do të gjejnë punë në ditët e ardhshme.

Shumë të rinj të talentuar në Shqipëri po kërkojnë punë të mira. Dimë gjithashtu se shumë kompani e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar dhe të trajnuar. Bravo për Elton Ilirjanin dhe Grupin “Headhunter” që janë një pionier në gjetjen e vendeve të punës dhe trajnimin e shqiptarëve të mençur e të aftë për të konkurruar për ato vende pune.

Jemi krenarë që jemi partnerë me qeverinë suedeze, por edhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që drejton qendrat e formimit profesional në Shqipëri. Qëllimi ynë është që ky program pilot i suksesshëm të mund të shtrihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për trajnime profesionale për mijëra stazhierë nga i gjithë vendi.

Nxis më shumë të rinj të aplikojnë këtë vit në këtë program të suksesshëm. Ju dëshironi punë të mira dhe ne duam që ju të jeni gati për ekonominë moderne. e.k/dita

Share This Article
3 Comments
  • Z.Lu!
    Ne fund te dhjetorit,2017, ju kam derguat nje dosje me shkresa e fotografi ,ankohesha per sorollatjen qe me bente Aluizni e z.Lame ne lidhje me nje veprim te paligjeshem te nje komshiut tim!
    Mqs ju luftoni korrupsionin dhe paaftesine e administrates,shpresova te marr pergjigje,mirepo deri ke sot,7 shkurt asnje pergjigje nga ju!
    Kam ardhur te ambasada por nuk me lejuan,nje pergjegjes i sigurimit me takoi,ia sojegova arsyen pse kisha ardhur e me premtoi se pergjigja do me vinte!
    Kur mendoni te ma jepni pergjigjen z.Lu?
    Ose me mire,jam e bindur se ate dosjemas nuk jua kane dhene por e kane hedhur ne kosh,sic behet rendom me letrat e popullitmnga zyrtaret shqiptare!
    Ju lutem,nese e lexoni kete koment,interesohuni per dosjen qe ju kam derguar,pres,pergjigje sa me pare!
    Thank you!

  • Iliriana Mezini @ …pergjege per ju . Nuk e diskutoj qe keni te drejte .. Por dua tju ndihmoj ,nuk eshte detyre e ambasades Amerikane , te mari persiper e te ndrhyje ,gafat e mafjes ne fuqi ,te ketij tranzicioni post komunist . Te lutem me kuptoni drejt ,dhe ju pergezoj qe shkruani amb Amerikane , ku do ishte mire edhe te tjere si ju , ti shkruajne amb Amerikane per mbrockullat e mafjes ne pushtet ,per reformimin e shtetit ligjor ne shqiperi ,ku deri tani ,po ta lepije qeni ,ai ngordh nga qelbsilliku . , por zgjidhja eshte : te shkoni deri ne gjykaten e Strasbourgut se ata vendosin , dhe jo ambasada Amerikane . Ku si halli i juaj eshte i shume pronareve, qe ju eshte vjedhur prona ,dhe une jam nje i tille , ku pres tme dali vendimi nga gjykata e Strasbourgut ,me gjithe se jam nje dekate para ,si rasti i Pallatit te vjehrrit te Bashes dhe sme ka dale akoma vendimi i Gjyk se STRASBOURGUT ??.Ku per faj ,komplet te Rames se papergjshem ,u denuam ne populli fukara , me taksat tona te shumes 14 milion euro. Ju faleminderit per mirkuptimin zonje ,dhe ju uroj gjithe te mirat .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *