Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në rubrikën “Këndi i ekselencës” në “Vila24” në Neës 24, ka rrëfyer jo vetëm për angazhimin e saj në politike, por edhe jashtë saj.
Nikolla ka treguar për vitet e studimit, dëshirën e saj për të studiuar për mjekësi, si dhe njohjen me bashkëshortin e saj, Ligorin gjatë studimeve universitare.
“E kam pasur ëndërr që unë të isha një mjeke. Kam insistuar për të ndryshuar degën dhe të studioja për mjekësi, por kjo nuk u bë e mundur. Ndërsa po të më pyesësh sot çfarë do dojë të studioje, unë do të thoja matematikë. Kjo falë një universiteti, ku unë i jam mirënjohëse të gjithëve. Kjo ka qenë një periudhë shumë e mirë e jetës sime. Në atë kohë kam njohur personin që u bë bashkëshorti im, Ligori. Ai është një universitet i dytë për mua, pasi është një ndihmë e madhe në fushën profesionale”.
Duke vijuar më tej, ministrja Lindita Nikolla ka rrëfyer raportet me vajzën e saj, Livia, teksa thotë se ndihet krenare për arritjet e saj.
“Livia është drita ime e syve, ashtu si për çdo prind. Por unë dhe bashkëshorti im ndihemi të realizuar, pasi vajza jonë i ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera. Ajo që na bën ne të ndihemi shumë mirë si prindër është se gjithçka i kemi arritur me përpjekjet tona. Ne vijmë nga familje të thjeshta dhe gjithçka e kemi arritur falë angazhimit tonë. Edhe vajza jonë përpjekjet e saj i ka përkthyer në rezultate. Ajo nuk i bazon përpjekjet e veta në emra apo mbiemra. Vajza ime nuk pëlqen që unë ta përmend apo të flas në publik për të. Ata që e njohin e dinë sa e tërhequr është. Vajza ka përfunduar në Shqipëri universitetin, e më pas si çdo i ri ka kërkuar të bëjë masterin jashtë. Kjo ka ndodhur para se unë të bëhesha ministre, pra kur fitoi masterin në Barcelonë. Aty studentëve më të mirë iu dha një bursë e plotë për të studiuar në Francë. Jemi kompleksuar nga kjo situatë, edhe për shkak të komenteve”, – u shpreh Nikolla.
Lindita Nikolla e kujton me nostalgji mësimdhënien e matematikës. “E kujtoj me nostalgji mësimdhënien e matematikës. Programet e mësuesit sot janë një problem, sidomos kur flitet për degët shkencore, kur sot shkojnë studentë të dobët”. E pyetur për mbylljen e universiteteve, Nikolla tha: “Nëse një universitet mbyllet nuk ka shanse të hapet sërish: Ne mbyllëm 22 banda”.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se është e gatshme për çdo veprim që ndihmon në zgjidhjen e situatës në Shqipëri.
Nikolla tha madje se është gati të japë edhe dorëheqjen në të mirë të vendit.
“Unë jam gati për çdo veprim që ndihmon në zgjidhjen e situatës. (Edhe të dorëhiqeni?) Po, patjetër. Nuk e konsideroj largimin nga posti si fundi i botës”, tha Nikolla.

Njeri plot dinjitet, po ata te opozites jo vetem nuk dorehiqen, por duan me çdo kusht te qeverisin pa i votuar populli. Ky eshte ndryshimi sot midis nje partie bande dhe nje partie celule demokracie e lirie.
Asgje nuk na lidh me zonjen e nderuar Lindita, por kam patur fatin te “punojme” ne keshillin e prinderve te gjimnazit “Sinan Tafaj” i pa perfunduar ne ate kohe per shkaqe burikracie.
Doja te thosha ashtu si e kam thene me bindje te sinqerte se, eshte megjithmend fat i madh qe kemi intelektuale mendjendritura jo vetem si matematikane (ne ate kohe jepte lenden tim biri) por dhe nje vajze me ambicje dhe kulture tejet per tu admiruar qe i ploteson me se miri vetite e nje lideri popullor ne plot kuptimin e fjales.
Revolucioni ne arsim me se i domosdoshem dhe shume kuptimplote mund te udhehiqej vetem nga intelektuale te dores se pare sic eshte edhe ajo.Por, kush nuk e njeh bashkshorti i saj prape mesues i tim biri z Ligor ndoshta ka dhene edhe ai mendimin e tij mendoj si nje intelektual i shkencave ekzakte ne nivel shkencetari.
Faleminderit familjes tuaj dhe suksese edhe vajzes suaj te mrekullueshme (ne ate kohe ish nxenese ekselente).
mos e jep doreheqjen znj.ministre se na fike, me ke do mburren pastaj golleshkat qe te pastrojne tualetin para se te shkosh? apo do u besh hije gjithe jeten idioteve nga golloborda.
Gollot krahasim me ju derrat ne Shqiperi jan ku e ku. Shko ne Universitet nje here te kuptosh se sa ke aty.
Kur mesojn te flasin edhe gomeret