RREFIMI / Trafikanti që këmbëngul se është humanist: Itinerari i plotë, si i çojmë shqiptarët në Angli

anazapta

“Ne të dy pijmë dhallë të ftohtë këtu në lokal, dhe në moment të telefonon vëllai yt që të thotë: Mberrita, jam në Londër. Ti më jep 12 mijë eurot, dhe une të uroj fat. Gjithçka është e organizuar në mënyrë të përpikte, nuk bëhet fjalë për diletante. Pas meje kam një ‘ushtri’ të vërtetë”.

Flas me M.L, një tiranas me nënshtetësi franceze që prej vitesh punon me “agjencinë e udhëtimit” Tiranë-Britani e Madhe.

I them që jam gazetar dhe më beson, pranon të flasë, falë dhe një njohjeje të përbashkët.

“Nuk besoj se ti bën ndonjë proçkë, më dukesh djalë i zgjuar, i kam fijet e lidhura kudo”, shton ai ndërsa rrufit shishen e dytë me dhallë të ftohtë dhe shton: “Nuk e gjen o burre këtë në Francë, ajrani turk është ndryshe, i mirë por jo me këtë shije”, shton duke ndezur cigaren që thotë se është e para e ditës nga 6 që thith të tilla.

Kanali që përdor “trafikanti ynë” për rrugëtimin e njerëzve që duan të bashkohen me familjet e tyre është krejt i ndryshëm nga ai i zakonshmi, të cilin M e quan “punë amatorësh” dhe “pabuksish” që prishin tregun.

“Unë nuk çoj njerëz që udhëtojnë si skllevër me maune që u zihet fryma. Unë bashkoj familje, vajza që shkojnë tek të fejuarit apo bashkëshortët e tyre dhe djem që arrijnë baballarët nga Londra, Leeds, Belfast apo Dublin. Mund të më quash dhe trafikant po deshe, por unë jam humanist. Pse? Po ja ta shpejgoj unë: Kryesisht njerëzit që dërgoj në destinacion janë studente apo gra me fëmijë, që trajtohen si motrat e mija me kushte perfekte deri sa arrijnë në vend dhe takojnë njeriun e afërt. Aty përfundon puna ime. Nuk i lë njerëzit e mi në rrugë”.

Po sa kushton, e pyes dhe përgjigja vjen menjëherë: “Duket shumë por është e llogaritur me detaje. Fitimi im vjen vetëm nga ulja e kostos që i bën mungesa e tatimit, pra bëhet fjalë për një “duty free service” thotë bashkëbiseduesi ynë gjithë seriozitet. Kostoja është përgjithësisht 12 mijë euro, por për shërbime të veçanta ka “anekse tarifash speciale” natyrisht duke e rritur shumën.

Po si funksionon ky udhëtim nga Tirana në Angli?!

Gjithçka duket e organizuar. Personi që dëshiron të arrijë në destinacion, merret në banesën e tij nga M, i cili zotëron një makinë që ndryshon gjithmonë me targa jo shqiptare. Automjeti shkon drejt Malit të Zi nga Muriqani, pastaj kalon në Kroaci, prej andej në Slloveni, nga ku kalon në Trieste. Një pushim i shkurtër në qytetin”gjysëm sllav” të Italisë dhe vazhdon udhëtimi diagonalisht deri në Gjirin e Gjenovës, një natë në një fshat pranë San Remos, më pas kalohet në Rivierën Franceze nga Nica deri në Sant Trope.

Një tjetër udhëtim diagonal nëpër Francë, duke shëtitur të gjithë fushat piktoreske deri në Nantë, ku bëhet pushimi i parafundit. Aty personi strehohet në një banesë konforte ku qëndron disa ditë deri sa bëhen tratativat dhe oficerët e policisë japin “dritën jeshile”.

Në Nantë vjen pastaj një furgon i një Organizate Jo Qeveritare që merr njerëzit e grumbulluar dhe i çon në Portin e Brest-it. Prej andej, ata i hipin anijes, përgjithësisht vapor mallrash dhe udhëtojnë në Plymouth të Anglisë.

Të gjjithë pajisen me dokumente false si ekuipazh i anijes. Nga Franca në Angli, vapori që drejtohet nga superprofesionistë ka një staf fare të vogël. Klandestinët bëhen në mënyrë të improvizuar, teknikë, motoristë, kuzhinierë, elektriçistë e radistë, që zbresin me leje provizore në portin anglez.

Aty jepet një drekë për “ekuipazhin” në një restorant të njohur që administrohet nga shqiptarë. Bashkëbiseduesi, duke qeshur na thotë se aty gatuhet aq mirë sa thuajse githmonë në atë restorant buajnë oficerë të policisë kufitare britanike, që “çmenden” pas specialisteteve mesdhetare.

Më pas, një autobus gati turistik e merr të gjithë “ekuipazhin në liri-dalje” dhe e shëtit nëpër Angli. Sipas dëshirës. Kur secili takon personin e kontaktit nëpër qytetet e përcaktuara, telefonon babain, vëllain, apo kushëririn që është person kontakti me M dhe i thotë: “Mberrita, jam mirë”.

Aty bëhet pagesa në dorë cash e 12 mijë eurove, të cilat shpërndahen më pas nëpër të gjithë mekanizmin e “agjencisë turistike”.

“E shikon që bëhët fjalë për udhëtimin e jetës që nuk do ta shijosh kurrë nëse paguan çdo agjenci turistike. Madje mund të bësh edhe ndonjë plazh të shkurtër në “Cote d’Azur”, por mua më pëlqen që tani në verë t’i çoj në lumenjtë e kristaltë të zonës së Nantës”, thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili i pyetur për lidhje e tij në policinë shqiptare përgjigjet; “S’ka nevojë, ne veprojmë sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të udhëtimit në Shengen, por kam miq kudo. Kam bërë ndere edhe pa para”…/tesheshi/

Share This Article
6 Comments
  • 🙂 Cudi qe paska munguar zgara tironse se do i kishte shiju me mire me dhallt! Doganjeri britanik po pret dhuraten e rradhes ferrari ose mazerati. Doganjeret tane jane lule para britanikve kenacen me 5 euro skan pretendime per ferrari.

  • Humanisti me 12.000 € Kush e di ata te shkretet, motrat, vellezerit, qe ai i quan, duhet te punojne, nenshtrohen, shesin shtepi e katandi, trupin e tyre vetem qe te shpaguajn borxhin. Ai flet per 12.000 € sikur te jene kacidhe, kur duke ditur qe ne Shqiperi, te punosh me pune krahu, te duhen rreth 5 vjet pune intensive. Ja pra te kesh titullin Humanist duhet ta paguash 12.000 €

  • TE gjitha vendet e Europes te marrin menjehere , iniciativen per ta pastruar Europen nga rracat afrikane , te lindjes se memse , me lekure te zeze , ose tipare turke , arabe , mesdhetare … Ne Europe duhet te kete vetem te bardhe , bjondet sy blu dhe jeshil … dhe asgje tjeter … ne te kundert do te nxitet lufte … ky eshte nje urdher … politikanet qe nuk i kane keto tipare natyrale te largohen , te zhduken nga politikat e vendeve Europiane …

  • Keta na qenkan te gatshem te paguajne me shume se 100-fishi i shumes se atyre qe po braktisin vendlindjen per t’u strehuar ne Gjermani? Dokra! Po te ishte se kjo shume pagese do te ishte e vertete, atehere i bie qe keta endacake ilegale, te jene po aq te pasur sa dhe “trafikanti i ndershem” i qenieve njerezore. Se fundja cilet na qenkan keta njerez qe na paskan aq para teper, sa t’i bejne peshqesh 12.000 € tjetrit, duke e ditur fare mire, se pas mberritjes ne destinacionin e deshiruar, autoritetet lokale menjehere ose pak me vone mund t’i zene si peshk, e ndoshta t’i rrasin dhe per ca kohe brenda perpara se t’i kthejne perfundimisht andej nga kane ardhur.

    ***

    Mediat raportojnë se ditët e fundit është rritur mjaft numri i refugjatëve shqiptarë në Gjermani. Për refugjatët sirianë thuhet se për shkak të luftës civile kanë shance që ta fitojë lejen e qëndrimit, kurse mundësia e strehimit të refugjatëve nga vendet e ballkanit është pothuajse zero, sepse atje nuk ka as ndjekje politike, dhe as persekutim.

    Ja se si e justifikon në zyrën e emigracionit gjerman ardhjen e tij një shqupcar myzeqeje, i cili para pak kohësh pati humbur punën në një nga shoqatat e njohura të telekomunikacionit në Shqipëri.

    “Mua s’më ka nxitur njeri tjetër të vij këtu, por kam ardhur me vullnetin tim. Kam ardhur se dëshiroja të shkoja në një vend të lirë… Unë bleva një biletë autobusi dhe udhëtova për në Greqi dhe me të mbërritur atje morra nje avion për 99€ per në Gjermani…”

    Kërkesën për aplikimin e azilit politik ai e shpjegon me gjëndjen e vështirë ekonomike duke thënë: “Unë kam ardhur këtu për të filluar një jetë më të mirë, për të gjetur një punë të denjë, për të krijuar familje, dhe për të ndërtuar një ekzistencë. Kjo është arsyeja pse unë u largova nga vendi…”

    Kur intervistuesja i bën një pyetje rutinë, se nëse do të kishte frikë po qe se do ta kthenin për në Shqipëri, myzeqari “trim” i përgjigjet shkurt dhe me vendosmëri me fjalët.

    – E pse të kem frikë… 😉

    Intervistuesja qesh pak nën buzë dhe duke mbyllur dosjen i thotë me mirësjellje:

    “Shumë bukur, për sot mbaruam punë bashkë. Po ata shqptarët që po presin ne radhe prapa derës, a thua te jene po kaq të “zgjuar” dhe kooperativ si ju…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *