“U ula në tokë dhe në momentin që do të ngrihesha, avioni më doli nga kontrolli”. Pas qëndresës fillestare për të mos folur, kështu e ka nisur rrëfimin piloti italian Guidi, i cili gjatë mbrëmjes së kaluar ka folur me emra për njerëzit me të cilët ka negociuar për t’u bërë transportues droge.
“Një miku im në Itali që ka qenë i dënuar për çështje droge ka takuar një shqiptar, gjithashtu i dënuar. Më folën dhe pranova. Do paguhesha prej shqiptarit 20 mijë euro për një rrugë në të cilën do të kaloja në Itali 200 kilogramë kanabis”, ka thënë piloti, raporton TCH
Në dëshminë e tij, piloti italian ka dhënë emrat e njerëzve me të cilët ka bërë tregti, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimi. Sipas rrëfimit të tij, ai kishte fluturuar drejt Shqipërisë për të parë nga afër pistën nëse ishte e mundur apo jo ulja dhe më pas do të rikthehej. Aktualisht, prokuroria po tenton ta kthejë pilotin italian në një bashkëpunëtor të drejtësisë, ndërkohë që pohimet e tij do të duhet të provohen edhe me të dhëna të tjera që priten nga shteti italian, siç janë të dhënat e dy shtetasve të dënuar për çështje droge.
Nderkohe prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar hetimet për dyshimet e trafikut ndërkombëtar të drogës të ngelur në tentativë, pas uljes së avionit “Piper” në grykëderdhjen e Ishmit. Por, ndërkohë, piloti italian i ndaluar gjatë ditës se enjte, për momentin zyrtarisht do të hetohet në gjendje të lirë për veprën e kalimit të paligjshëm të kufirit.
Ky vendim i prokurorisë, mesa duket, është marrë për shkak të moshës së Guido Andrea Guidit, i cili është 69 vjeç, si edhe për shkak se kalimi i paligjshëm i kufirit konsiderohet si kundravajtje. Prokuroria i ka sekuestruar pasaportën shtetasit italian, çka do të thotë se ai e ka të ndaluar të lërë territorin shqiptar, pasi duhet të jetë në dispozicion të hetimeve që po zhvillohen.
Grupi i hetimit i dërgoi gjatë ditës kompanive celulare kërkesën për të marrë informacion mbi komunikimet e pilotit Guidi, në mënyrë që të vërtetojë se cilët ishin personat me të cilët ai ka folur pas uljes së avionit “Piper” në pistën e grykëderdhjes së Ishmit. Çka tregon se ai po hetohet edhe për pistën e trafikut të drogës në tentativë. Gjithashtu, në rrugë jozyrtare u tha se pritet informacion edhe nga autoritetet italiane për pilotin, e kaluara e të cilit rezulton problematike me ligjin.
Prokuroria nuk ka marrë ende vendim për ta larguar avionin e dëmtuar, pasi po kryhen rikqyrje të vendit të ngjarjes dhe për këtë arsye ai do të vijojë të ruhet nga policia.
Por, paralelisht ka edhe një hetim të tretë. Prokuroria po heton nxjerrjen e sekretit hetimor, katër personat që kanë marrë në pyetje pilotin italian, prokurori i çështjes, një efektiv i policisë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore. Kjo, pas daljes së informacionit në media mbrëmjen e së enjtes. Dyshimi është se lajmi ka dalë thuajse në kohë reale me dëshminë.

Edi Rama, Saimir Tahiri!
Pastroni policine nga mbeturinat e Saliut!
Jane organizuesit e gjithckaje cfare ndodh me lendet narkotike ne Shqiperi.
Jane te betuar t’i sherbejne deri ne vdekje pasi ai investon per ta.
Pastroni policine e shtetit, kete do populli!
BIZNES PLAKO, BIZNES,
RROFTE SHQIPERIA E HASHASHIT.
Ne polici ka plot bajga qe rrogen e marrin nga shteti dhe punen e bejne per Sah-leh dhe kush i paguan.
Ky Guido qe bente GUIDE ne pisten e ndertuar nga krimi per te disaten dhjetra here e ka bere transportin e droges me avion jo piper por spec djegs ne Shqiperi?
Gjyhnah i shkreti ja ka futur shoqeria e keqe e ka per here te “pare”.
Ku eshte shkruajtur ne ligj qe kur je 69 vjec je i vjeter e gjykohesh i lire, ne nje kohe qe per 2-3 doza vetjake droge njerrezit jane plasur brenda dhe per te dale kane paguar haracin nga 50 mije e euro e lart.
Briklona!Mos fol me se e prish.Ke qelluar mu ne objektiv.Ata qe ulurijne dhe shajne cte mban pragu i shtepise jane katrani i vendit tone.Po nuk u izolua Sali NOKA,BANDITI,vendi tone sdo kete kurren e kurres qetesi.
kjo eshte puna e kryeministrit, e jo te merret me kush eshte ‘hu’ e kush jo!
Cka mna thot kryeministri per kete skandal te radhes edhe cfare masa merr?
SEKRETIN E NXORI FLAMUR NOKA ,AI DUHET TË ARRESTOHET !!!!
Briklona: Do te pyes dine ndonje person qe eshte ne polici qe ishte ne qeverisjen e Berishes.