ankara rus escort
ankara escort
ankara escort
etlik escort
eve gelen escort
gaziosmanpaşa escort
keçiören escort
kızılay escort
kolej escort
maltepe escort
mamak escort
otele gelen escort
rus escort
sincan escort
türbanlı escort
tunalı escort
yenimahalle escort
ankara ucuz escort
bahçelievler escort
balgat escort
batıkent escort
beşevler escort
çankaya escort
cebeci escort
çukurambar escort
demetevler escort
dikmen escort
elvankent escort
emek escort
eryaman escort
etimesgut escort
Nga Auron Tare
Botuar në DITA
Zhurmës së ardhjes së Afganëve në Shqipëri po i bashkohem edhe unë me një histori të padëgjuar më parë:
Për brezin tonë të viteve ’80, lufta e afganëve me sovjetikët ndiqej me shumë kureshtje. Zakonisht dëgjonim apo shikonim imazhe që vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja portë informacioni që kishim. Me antenat gjysëm ilegale që ishin në tarracat e pallateve ndër të tjera kapnim edhe lajme që vinim nga ky vend malor i cili për çudi po i rezistonte fuqisë sovjetike.
Nuk dinim shumë, por emri i Muxhahedinëve na mbeti në mendje. Pamjet e tyre me mjekra dhe armë në sup ndiznin bisedat që mosha jonë bënte mbi rezistencën guerrile që një popull mund t’i bëjë një superfuqie. Në një shkollë ushtarake si jona biseda të tilla ishin gjithsesi në rrethe të ngushta; ishte me zarar të flisje “kundër” doktrinës zyrtare. Por Muxhahedinët mbetën në memorien time si figura interesante të viteve ’80. Ndaj në 2004 kalova kufirin me Iranin për ta parë sadopak peizazhin afgan atje ku kishin luftuar dikur Muxhahedinët, por kjo është një histori më vete.
Në 1998 në Tropojë takova një Muxhahedin të vërtetë! Ishte një nga takimet më interesante te karrierës sime. Për ironi të fatit ishim të dy anëtarë të ekipit britanik të televizionit Channel Four.

U vendos që unë dhe gazetarja Saira Shah do të përpiqeshim të binim në gjurmët e UÇK. Asokohe UÇK ishte një emër që po lakohej gjithnjë e më shpesh, por nuk dihej ende shumë. Një mbrëmje në shtëpinë që morëm me qira (shtëpia e mjekut të nderuar tropojan Din Selimi) duke kontrolluar xhirimet që kishim bërë atë ditë, si me shaka Saira Shah qeshi dhe përmendi Muxhahedinët.
Të nesërmen pranë kufirit duke vëzhguar rojet serbe që lëviznin me disa xhipa rus e pyeta Sairen se çfarë do të thoshte me atë pasazhin e mbrëmshëm mbi Muxhahedinët. Ndoshta UÇK në sytë e saj ishte një lloj organizate fetare? Duke buzëqeshur Saira Shah (e cila pas kohës së gjatë që shpenzoi në Shqipëri dhe Kosovë u bë e njohur për filmin e saj të famshëm Behind dhe Veil ku e maskuar jetoi muaj të tërë në Kabul duke dokumentuar brutalitetin e Talebanëve kundrejt grave afgane) shkurtimisht më tregoi se në vitet ’80, si gazetare ende e re kishte mundur të maskohej si djalë. U ishte bashkuar trupave Muxhahedinë në male duke dalë prej Afganistanit me disa reportazhe që e bënë atë shume shpejt një emër të njohur të gazetarisë botërore.
Më vonë kur u bëmë miq të mirë, mësova shumë më tepër për aventurën e saj me Muxhahedinët dhe pjesëmarrjen në luftime ku kishte mundur të mbante edhe një ditar sekret për jetën nëpër shpella plot rreziqe. Ky ditar më vonë u bë baza e librit të saj të njohur “Storytellers Daughter”, “Vajza e rrëfimtarit”.
Afganistani dhe historitë e tij sa të mrekullueshme aq edhe tragjike kanë qenë pjesë e bisedave të gjata në Tropojën e viteve ’98-’99 sëbashku me mjaft uiski të fortë skocez i cili shpërndahej bujarisht tek komshinjtë e pallatit ku ne jetonim si miq të mjekut Din Selimi dhe familjes së tij.
Por ajo që doja të ndaja në këtë tregim të shkurtër është se “muxhahedini Saira Shah” vjen nga një linjë e afërt me Familjen Mbretërore Afgane, megjithëse kishte lindur dhe ishte rritur në Londër. Me të qeshur më tha që nëse Halla e saj do të kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund të kishim një dinasti të re Shqiptaro-Afgane.

Historia ishte mjaft interesante. Dukej se ishte koha kur Leka i Shqipërisë i vendosur në Spanje po përpiqej të gjente një kandidate të mundshme me gjak mbretëror për të lidhur një krushqi dinjitoze. Ndoshta përpjekjet e tija nuk kishin dhënë rezultat dhe ndonjë i njohur i kishte treguar se në Londër gjendej një princeshë afgane që vinte nga një Familje e rëndësishme me gjak Mbretëror.
Saira i kujtonte mjaft mirë përgatitjet që familja e saj kishte bërë për të pritur Princin e Shqipërisë në rezidencën e tyre në Londër. Nuk e di përse Princesha Afgane, (emrin e të cilës e kam harruar) refuzoi dorën e Lekës, ndoshta gjatësia, ndoshta prejardhja jo e mjaftueshme e gjakut Blu apo ndoshta fakti që Leka nuk kishte një Fron të vetin por fakti është që sot fatkeqësisht nuk kemi një Dinasti Afgano- Shqiptare e cila do të kishte qenë për mendimin tim një kombinim i shkëlqyer i dy popujve malorë dhe me tradita të hershme tribale.
Saira Shah sot është një gazetare e jashtëzakonshme e cila ka marrë pjesë në shumë konflikte të armatosura. Është nderuar me shumë çmime prestigjioze dhe është autore e disa librave mjaft të shitur.
Saira është gjithashtu vajza e filozofit të njohur Afgano-Pers, Idriz Shah i cili për herë të parë prezantoi në mënyrë analitike sufizmin në Perëndim. Për një kohë, ai u bë udhërrëfyes shpirtëror i Bitëllsave. Influenca e tij është mjaft e dukshme në eksperimentimin e tyre me muzikën orientale.
Veç këtyre, Saira Shah, kjo intelektuale afgane e jashtëzakonshme ka qenë një zë i fortë në mbështetjen e kauzës kosovare duke treguar për publikun britanik vuajtjet dhe aspiratën për liri të popullit kosovar.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Sic duket Leka Zogu ka dashur ti ngaje Aleksandrit te Madh qe u martua me nje vajze afgane qe quhej Roksana ,
e cila u be e fameshme , se isht e vetmja grua e Aleksandrit te Madh me te cilin kishte nje djale
Por qe Roksana bashke me te birin u vrane kur shkuan ne Maqedoni nga Gjeneralet maqedonas.
Ne fakt Edit Durham thote dicka interesante, qe asnje nga ju nuk e din, sepse nuk jeni lexues te kujdeseshem
dhe po ua them une tani :
Edit Durham thote se veshja qe kane andej nga Dukagjini malesoret tane ,
qe mbeshtjellin koken me nje si shall te bardhe , eshte huazuar nga Ushtaret Perse te mbretit te Persise Dariusit , kur erdhi deri ne Greqi qe luftoi kunder Athines.
Perset humben luften, me duket, dhe disa luftetare Perse shkuan dhe u strehuan duke ikur tutje ne Veri te Greqise ,
sic duket ata kane perfunduar ne malet e veriut tone , sic pretendon EDIT DURHAM ne kujtimet e saj.
Dhe po ta shikosh ka ngjashmeri ajo lloj mbeshtjellje e kokes se malesoreve tane
me menyren si e mbeshtjellin koken afganet
Ose ndoshta , kur ushtaret e Aleksandrit te Madh, te cilet ne shumice ishin Ilire ,
e kane cuar ate veshje atje , ata ushtare Ilire qe qendruan atje ne AFganistan dhe qe ishin me mijera
Dhe aty afganet e kane kopjuar ate veshje
“sic duket ata kane perfunduar ne malet e veriut tone , sic pretendon EDIT DURHAM ne kujtimet e saj.”
fantastik je mondo,fantasik!!
kur tymos ndonjë gjë e lëshon pa duar!!
Nuk e them une kete or mik, E thote EDIT DURHAM ,
Lexoni kujtimet e saj dhe aty do keni edhe kete qe them une
O Ram Vlonjati ,
qeke Greqir i qelbur fare .
Ta shkerdhefshin Dikagjinsit faret e Grekut
o Krimbi Janullanullatosit
o bythqim Kazanei
Hajde peralle hajde. pale kur interesi personal i nje individi shitet si shkembim kulturor midis popujve madje kur thuhet, kushedi cfar kemi humbur nga ky kurorzim i mbetur ne tentative O shoku gazetar me te tregu cfar fantazish me vin meper mendje kur pi shishe wiski skocez ti mpiesh fare. Po ndaje alkolin nga gazetaria se qyfyret e orve te vona nuk mund te jene lajme dite me serioz..
Talebanet kane dale nga gjiri i popullit.Jane vullnet i popullit afgan.
Edhe Junta partizane,doli nga gjiri i popullit.
Cna duhet Zogu o Tare?Ky perfaqeson klasat shfryteszuese,,Aristokracine,,feudo-borgjezine bejleret,agallaret,..
Merre kete profesorin,se ka goxha shkolle,eshte me pune,me autoritet,,,Lere ate horrin se do te marre ne qafe,,..Jooo Majlind e Kasemit,,Horrin dua!
Populli do horrin o Tare,,se Horri ka dale nga gjiri i popullit,.
Se ashtu i lezeton..
Eh, kur i tregon endrrat me vonese, nuk i mban mend mire dhe ia fut kot. Ti Tare na trego edhe ate endrren me princeshen e Persise qe desh u martua me Ilir Hoxhen.
Me sa duket ,kjo princesa Afgane paska pasur njohuri te mjaftushme per “familjen e mbretnore”Shqiptare sepse as mretit vet nuk i dihej origjina ,por edhe vete “mbreteresha ‘ ‘ nuk dihej mire,a ishte nga familje e oborrit”ustrohungarez”E megjithate “familja mbreterore” me vendimin”Salinian”pronat i mori dhe”titullin e gezon”
Germo Tare Germo… beji Qoken Rames qe te justifikoj prurjen e Afganefe! Kur nuk mori Zogu I Turke, Persiane apo Afgane paska dashur I biri..? Jepi Tare Sajo , helbete erdhi Shtatori mos te hedh Rama ndonje kocke andej nga turizmi prape mor vemje!
E njoha me nje here qe ishte rrace malokesh…!
Paska qene e zgjuar ajo Princesha Afgane qe nuk e mori “te birin e Mbretit’,sepse ai vete ishte bosh nga trute ,por edhe “naltmadhnia’bridhte dhe harxhonte florinjt nga thesari i shtetit, me kurvat si daja i tij Esat Toptani ,qe edhe kur e qelloi Avni Rustemi ai ishte me nji prostitut Franceze me te cilen harxhonte florinjt neper hotelet e Parisit!Keta ishin Familja e “madhe” Toptane dhe nipi i tyre qe bridhte edhe ai me kurvat si dajat e tij!