Ai i ka rifituar disa kg që patë hequr me mundim vitin e fundit në pushtet me PD. Është rikthyer pothuaj në Ilirin e mëparshëm. Këtë nuk e dëshmon vetëm pesha e rifituar, por edhe ato mimikat e forta të portretit, të cilat shoqërohen po nga një artikulim i veçantë. Kur ishte kryetar i komisionit të ligjeve ai ndonjëherë më nervozonte, e pranoj, por nuk mund të mos e shkruaj që nëse ka pasur një njeri të vetëm në PD që ka njohur gjestin e dorëheqjes (pa u krekosur në foltore) për një akuzë në media (ku nuk ishte i përfshirë personalisht) ishte ai.

Për shumë dhe ndoshta edhe për atë ishte një surprizë listimi i emrit të tij në radhët e fundit nga kryetari i partisë Sali Berisha, në 23 qershor. U çuditëm në atë kohë se imazhi rreth tij ishte ai tipi: Besniku orator dhe ironik. Prej muajsh e kam parë tek pi kafet e mëngjesit herë në Aba Coin dhe herë në ambientet e Cotoni. Është i qetë, dhe sot ende nuk e kemi vendosur për LUNCH, kur në bisedë e sipër unë nis të mbaj shënime në Blackberry-n tim, siç e kam zakon të bëj gjithmonë. Ai më sheh dhe më thotë se ende nuk kemi bërë një kontratë për diçka të tillë. I përgjigjem: Nuk do të jetë politike aq sa mendon. Është diçka e lehtë që mendoj se nuk kërkon impenjim. Ai nuk më dha okejin por as nuk më ndaloi të mbaja shënime, fundja punë për mua se ç’bëja me celularin tim.
– “Nuk dua të jem për shumë rrethana në media. Kam zgjedhur të mos flas për shumë arsye që i kam në kokë. Do më dukej diçka e shëmtuar që dikush të mendonte se Rusmali kërkon vëmendje. Nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kështu me mua – më sqaron ai.
Por drita jeshile u hap kur teksa porositej kafeja, m’u kthye dhe më korrigjoi – të lutem mbiemrin mos e shkruaj me J. E kam Rusmali dhe jo Rusmajli.
Unë gjatë gjithë kohës ja shqiptova me J dhe ai protestonte me një buzëqeshje të lehtë e të dorëzuar tashmë pas kaq shumë vitesh gabim. E çuditshme – i them unë, si bëhet gabimi zakon, gati e vërteta.
– E vërteta gjithmonë do të jetë me shumë anë, por për mua si jurist e vërteta është tek prova dhe në kontratë.
– Cila është e vërteta e largimit tënd?
– “Nuk është e vërtetë letrash, por skemash. Unë e kam parim t’i çoj në fund kontratat e mia dhe kontrata ime ishte për ato 4 vite mandat. Vendosja e emrit tim në atë listë nuk më emocionoi siç mund të mendosh ti. Unë isha në rregull më kontratën time. Ky është profesioni im.
– Kishit menduar ndonjëherë që Sali Berisha një ditë nuk do kishte më nevojë për ju?
– Bota politike e Berishës ka në qendër të saj vetë Berishën. Ky fakt nuk është më as sekret. Për të gjithçka rrotullohet rrethi tij dhe familjes së vet. Sa me larg këtij boshti të lëvizësh aq më i panevojshëm je. Boshti im politik ka qenë gjithmonë PD dhe (në vitet e mandatit parlamentar) Parlamenti. Për këtë shkak, jo rrallë më ka qëlluar të lëviz në orbitën “e gabuar”. Por, siç të thashë, unë jam njeri që respektoj kontratat. Nuk veproj dot ndryshe. Kontrata që më kish’ dhënë Berisha nuk e pranonte lëvizjen rreth atij boshti. Kështu që për mua nuk ishte çudi “dalja nga orbita”.
– Jeni etiketuar shpesh si grupi i Topallit, i këtij, i atij. Si është kjo historia e grupeve, ju në cilin keni bërë pjesë në fakt?
Ai qesh dhe më thotë – Kam qenë gjithmonë në grupin e gabuar. Por le të flasim seriozisht. Unë kam pirë kafe e kam bërë muhabet për sportin me ata që mendonin se isha grup. Nuk kam pasur grupe. Në politikë nuk erdha si pjesë e një klani. Erdha nga Gjermania me një specializim në parlamentarizëm dhe një ditë Berisha kur ishte president dhe unë ndihmës i ish-kryeministrit Meksi, më kërkoi bashkëpunim për Kushtetutën. Kështu nisi marrëdhënia ime me Berishën. Një kontratë profesionale asnjëherë personale.
– Por me kohën u bë personale apo jo?
– Asnjëherë nuk ka qenë personale. Ta thashë: gjithmonë një marrëdhënie korrekte. Kam dëgjuar shume që kanë thënë servil, besnik, fanatik…
– Në fakt ishit ju besnik i tij?
– Po nëse flitet për një besnikëri profesionale sigurisht.
– Kush është besniku i të gjitha kohërave i Berishës?
– “Nëse do bëja një klasifikim të ndershëm do thosha se njeriu më i afërt dhe më besnik i tij gjithmonë ka qenë dhe mbetet Jozefina Topalli. E di që tingëllon e çuditshme por kjo është e vërteta. Berisha i ka krijuar vetë grupet gjithmonë… Që nga dita e parë dhe deri më sot. Të siguroj që ai i kontrollon sot e kësaj dite. Edhe ai sherri i femrave me Bashën, Majlinda, Jozefina dhe Albana që para disa kohësh u bë dhe publik në media në rrethana shumë misterioze kur gjithçka ndodhi në një mbledhje të mbyllur. Më thuaj ti çfarë kanë të përbashkët ato të tria. Asgjë veç diçkaje: lidhjet dhe besnikërinë ndaj Berishës. Ky është vetëm një shembull por kështu ndodh gjithmonë në PD.
Edhe pse i premtova se nuk do të ishte politike gjatë bisedës nuk më vinte as një pyetje “romantike” për Ilir Rusmalin. Fundja për çfarë ta pyes këtë njeri. Ta pyes për dashurinë, vjeshtën, ku bën shooping të dielave? Më atë mund të flasësh për parlamentin, për drurin që hëngri Strazimiri (dallova që ishte i shqetësuar për një ish-koleg). Kishte një ndjesi mbrojtjeje për Strazimirin edhe pse nuk e komentoi specifikisht.
– Ishte ngjarje e turpshme. Parlamentarizmi po kalon ditë të zymta.
– Se mos vetëm tani, gjithmonë kështu ka qenë, – i them unë.
– Nuk e mohoj por tani me pjekurinë e viteve, me një demokraci më te stazhonuar duhet të reflektohej një imazh pozitiv. Kjo është për shkak të të fortëve. Ka shumë pak njerëz në atë sallë që duan të bëjnë parlamentarizëm. Është sallë batutash dhe përplasjesh.
– Nuk jemi vetëm ne. Kështu është edhe Italia psh, – shtoj unë.
– Nuk kemi pse marrim shembull Italinë. Mjaft të shikosh Gjermaninë. Atje nuk ndodh kurrë kështu dhe e di pse? Sepse Parlamenti nuk është krijuar në funksion të interesit partiak. Ata që ndodhët aty janë për një kontratë që kanë me vendin e tyre. Parlamenti do të shpëtojë nga kjo situatë kur ai të mos jetë një levë në duar të kryetarëve të partive. Sillen kështu për të tërhequr vëmendjen e kryetarit. Bëjnë heroin, kur në fakt aty janë për të bërë ligjvënësin, zyrtarin me vetëmohim të shtetit.
– A ju ka kërkuar në ndonjë takim zoti Basha?
– Jemi takuar para disa kohësh. Në një kohë kur ai u takua edhe më shumë të tjerë. Por vetëm kaq. Ç’mund të them për Bashën… Ai refuzon të jetë kryetar partie. Unë e di edhe pse refuzon. Në të kundërt ai e di që Berisha nuk të fal.
– Ka një perceptim, zoti Rusmali, që Berisha e do Bashën. Ju si mendoni?
– “E do, sigurisht që e do. Këtë e them me bindje por e njoh mirë Berishën dhe besoj që edhe Luli e di që Sali Berisha nuk do sakrifikonte një fije floku për të në rast se ai i del nga kuadri. Berisha nuk sakrifikon për askënd. Ai vetëm të sakrifikon.”
– Dhe çfarë ndodh në këto kushte?
– “Basha nuk e ka të thjeshtë. Por edhe shumë e vështirë nuk është. Sepse Lulzim Basha do apo s’do Berisha, duan apo s’duan të tjerë ka vulën e partisë. Tani a do e përdor vulën apo do pres një moment të dytë, unë nuk mund të parashikoj lëvizjet e kryetarit de juro të PD.”
– A do riktheheshit në PD? Ju mungon komisioni i ligjeve, parlamenti?
– “Absolutisht që po! Më mungon parlamenti, më mungon PD e cila sot është duke u zvarritur. Dhe nuk e di sesa ajo do zvarritet”.
– Për sa kohë të jetë Berisha, e pyes unë, dhe insistoj më qartë. Sa mendoni se do të vazhdoj të bëj rezistencë Sali Berisha?
– “Nuk dua të flas. Po fola do them ndonjë gjë të rëndë dhe po munde e kalojmë këtë moment. Nuk dua të flas më shumë se kaq. Unë dua që PD të ri-gjej forcën për t’u ri-ngritur për t’u rindërtuar. Ajo ka pasur një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rindërtuar dhe tani i është fikur edhe ai yll. PD ka juristët më të mirë. Ka pasur gjithmonë ekspertizën juridike më të mirë në këtë vend. Ka shumë vlera dhe aftësi aty brenda që duhet vetëm të gjejnë një shteg dhe të shpëtojnë një parti historike.”
Biseda me Rusmalin ishte e ngjashme me një nga ato qëndrimet në dritare kur bie muzgu. Ka paqen e flladit të mbrëmjes por nxë trazirat e një ditë të tërë. Sot ai nuk më duket ironik apo provokues i hidhur, siç më dukej dikur. Ndoshta sepse nuk është as në pushtet dhe as në opozitë. Kur je i lirë, bëhesh më i afërt me tokën. Toka, ajo prekje që i mungoi më së shumti partisë se Rusmalit kur ishte në pushtet dhe që disa thonë se ka nisur t’i
shkëputet nga këmbët edhe pushtetit të sotëm. Ndoshta pushteti është i tillë: i fortë, provokues, shkallmues, grushtues, ofendues, intrigant, dordolecian, sharlatan. Këto gjëra duket sikur i thashë unë? Janë gjuha e parlamentarëve tanë. Të cilët kur kthehen nga ajri drejt tokës, i ngjajnë një kafshe që e urrej, qelbësit.
Nuk e di nëse Rusmali do i ketë bërë këto biseda për shtetin në ato “grupet e gabuara”. Nëse po, atëherë unë e mora përgjigjen se pse ai herë pi kafe tek Coin e herë tek Cotoni. Plotësisht i lirë, aq sa edhe ka forcën për të thënë: Po më merr malli për Parlamentin.
*Rubrika LUNCH, çdo të shtunë në DITA

Politikanet e dale nga ‘autostrada’ kuvendore e partiake le te shkruajne kujtime , se marrin dhe ndonje xhixhe…Vetem te kene kujdes , t’a pershkruajne me korrektese historine e tyre duke e pastruar vetveten nga qelbesirlleqet qe i kane bere ketij vendi e mileti…Madje fajet t’ja hedhin vetem Berishes, si m’ahere vetem Enverit, pasi keta kane qene vetem profesionista dhe jo skalionista te vijes se pare te degjenerimit te shoqerise, te makuterise,te shkerdhatesise…
Pse, Rusmajli ka qene pas Berishes si kone qe ne fillimet e demokracise, dhe po te ishte vertet profesionist do te ishte larguar nje dite dhe jo te mbulonte juridikisht shkeljet ligjore te ‘atit shpirteror’ e tek e harroi pa e ulur ne sofren e re ai te nise te hungerrij…Ndaj kujt ?!…Le t’ja ngule kete ‘thike’ e keto ‘dhembe’ vetvetes njehere e mandej te shohim cfare dhimbjeje do te na percjelle…
Si kofini pas te vjeli eshte Rusmaili…Le ta mbarte gjithe jeten ne kurriz mbushur me plehrat e Berishes, se edhe tokes po ja hodhi do e thaj…
Une mendoj se nga prejardhja qe ka Iliri duhet te jete i lire dhe te veproj sipas orgjines.Geni i tij eshte Rilindja pavarsisht se per interesa momentale i sherbeu Salistanit ,por kurr nuk veproj si Kaç Islami.Mendoj qe me nje mendje me te fresket bazuar dhe ne kete interviste Iliri do ta gjej veten.
Fol,fol o rusmajl? Por dhe biografia jote vetiake me fekale është e mbushur! Një jesmen i neveritshëm ke qënë. Atë babanë tënd e kam njohur për burrë të nderuar dhe gojëmbël dhe s’dua t’ia di ç’thonë sot për të. Kohe sharlatanësh. Servilët dhe bythelépirësit me të mëdhenj te enverit,shajnë enverin!? Tani e more vesh zotrote qe saliu nuk jep asnje fije floku për lul bashën? Akoma nuk e kishe marë vesh se të gjitha qimet e saliut kanë qënë e janë vetëm për pushtetin e tij !? Megjithatë fol ? Më mirë vonë se kurrë? Mbase kthehesh nga grua në burrë!?
.tani te erdhi goja mor perzevativ i perdorur.
Flet Rusmali /Por eshte von/Tashme qe gerthet Salihi/Por kujdes se te vezhgon.Se Saliu s’pyet per ty/Por per te mbyllur gojen/Te “afron”perseri/E mandej te ben gropen.
/
Cuni i Cajup Rusmajlit sekretari i Partise ne Komitetin e Partise ne Elbasan e Tirane.Ja keto jane per tu mbeshtetur ne Pd nga ana e te persekutuarve
po ketij plehres tani qe filluan ti mbarojne ato qe vodhi 8 vjet dhe i kane vene shkelmin ato jashteqitjet e PE-DERAVE i ra mendja te tregoje se kush paska qene lugati? po ky viktima na e ngrinte ne piedestal dikur?po si mund ti besoj une nje felliqesire te tille qe dikur i linte edhe gruan berishes po tja kerkonte.ky i pa ftyre i ktheu komisionet ku bente pjese dikur si deshi rrumpalla,tani na hiqet si virgjereshe?mos harroni o njerez sepse KAC ISLAME mbijne cdo dite,dhe kjo eshte fyerja me e madhe qe i behet ketij populli.
KY RUSMULLI TANI QE SALA E PERDORI SI LETER HIGJENIKE TE MBYTET NE SHUREN E TIJ
me kete “rrefim” besoj se do ja hape petet lakrorit dhe ta demaskoje plotesisht. Ju lumte z. R. gjithe vendi po mban frymen… .
—
Sa per rekord publik, s’pati nje Minister “Demokrat” te thote: kete firme nuk e ve, me kete s’jam dakort, a te jape doreheqje ne raport me ligjet, parimet, financat publike. Kush nga ju u be barriere ndaj shperdorimeve e anti-ligjit? Te drejten e fjales e jane te gjithe….por… kur nuk folet atehere tani po lodheni kot. Ne pushtet vepruat si kamikaze dhe luftuat si “luane” per kauzen e Liderit, sot eshte me mire te fshiheni dhe te heshtni.
Rrush Smajli gjithnje vigjilen ne prapanicen e Saliut…por tani qe po i ngadalsohet prodhimi pretendon by…then e Bashes ku ne keto momenta e ka te mbytur me consumator……hajde rradha
Cajupi thone qe ka qene burre I nderuar…ishte komunist???? ai ishte sistemi. Por fatkeqesi eshte qe ky djali I Cajupit ka qene nje vemje, nga ata servilet dhe me te pafytyret
qe te gjithe jane rusmalia e RRUPALLIA ata qe kane hane e kane pire me qelbesiren arush te maleve ,dhe rezultati arushat e kane vendin ne koshin e plehrave.
Rusmajli eshte pjese e qelbesirlleqeve te Saliut,eshte pjese e kurtheve qe i ka perpunuar vete dhe ja ka dhene eprorit te tij.Biseda e tij me ngjau me rolin e nje frikacaku te ngulur ne folene qe i ka caktuar eprori per aq kohe sa do te jete ne opozite.Mos u merni me keta te tille qe kur kane pushtetin behen mal dhe kur nuk e kane ate fshihen pas fijes se kashtes.
Hhhhhh
Vetem nga ky majmun skam degjuar ndonjehere ndonje fjali te lidhur.Po ci botoni keta spihuna, ky ka qene etaloni i sekeqes ne PD.Pse nuk i beni pyetje se kush e coi kete mut ne gjermani ne shkolle per parlamentarizmin? Si erdhi drejte e ne zyre me Meksin,dhe bashkepunetori me i ngushte i Berishes? Akoma do ti besoni ystifikimet e ketyre vemjeve te Ramis Alise???
KOHA KA VERTETUAR SE SERVILET DHE SPIUNET JANE TE NEVOjSHEM PER NJE FARE KOHE SA NUK U KA MBARUAR LENGU. KUR LIMONI SHTRYDHET ,HIDHET NE KOSH. RRALLE NDODH QE TE HAHET I LYER ME SHEQER. Keta jane limona shume te rrale. Nje limon i tille,apo me mire nje portokalle e shartuar me shege eshte Jozefina,
Rusmaili, i vockel, me origjine te nje familje te thekur komuniste, kur e perkrahu dhe i dha pushtet Berisha te gjithe e mbajne mend sjelljen dhe zhestilacionet prej bufoni te tij, i dukej vetja si nje napolon i vockel. Eshte i vonuar, i pabesueshem dhe i padobishem.
Avokati i Djallit,ky epitet i shkon mire.Imagjino qe i eshte peshtirosur edhe Berishes.Keta si ky nuk flasin edhe ti shkele Sala,se Maloku ua ka dossierin gati dhe U nxjerr te palarat.Me kujtohet ironia e lige e ketij ligaveci,si e perdorte komisionin e ligjeve ne favor te antiligjit.Ruaje poezine Mira per njerez shpirtmire,se per kete personazh mistrec e shkon dem dhe eshte sakrilegj i madh.Ky eshte avokat i Djallit dhe eshte gati te punoje qindin me keq sikur Berisha ti coje nje fishkellime.
Vetem servil dhe spiun nuk eshte , se po te ishte duhet te ishte akoma ne pd…keto ka ngele tash ne partine e zvarranikeve
ore ose jeni te gjithe papune ose te gjithe idiote se nuk ju lexohet mendja ju,
Hall keshtu dhe hall ashtu, cfare duhet te bente tjeter ky njeriu te merte armet dhe te dilte malit??? po te shikoni se cka bere gjate kohes qe ka qene qeveritar i bie qe ka qene i vetmi njeri i ndershem dhe i mendshem ne historine e qeverive shqiptare.
Po doni te flisni duke gjykuar veprimet e tij po doni ta shani kot se srini dot pa share cdokend qei del emri ne gazete vazhdoni por nuk shkoni asgjekund keshtu .
Thjesht poshteroni vehten se tregoni se skeni gje tjeter vecse vrer ate qe shkruani cdo dite ne cdo artikull dhe na beni dhe ne te tjeret te mos lexojme me se na e shpifet.
As nje ndjesi per rusmalin,se keta kujton pas te vjeli tu vi mendja.DHE THOTE QE UNE I NDENJA BESIM KONTRATES QE KISHA BERE ME BERISHE,po ti mor njeri ke bere kontrat me votusin qe te ka dhene voten,jo me sali protopapen.Megjithate as nje keqardheje,dihet kur limonit i mbaron lengu hidhet ne koshe.Keshu dhe ti rusmaili gjermanise,SE VETEM SI GJERMAN NUK VEPROVE NANJEHER.MIRE TE GJETI
mira, moj vajze, shopping dhe jo shooping shkruaj shqip me mire. anglishtja eshte ngjale, ka akademike te gjuhes angleze qe nuk e flasin dot. okey honey!
je per te ardhe keq tu preken interesat dhe llap
dhe ti ke kontribuar ne shkatarrimin e Shqiperise
dhe per kte je nji halabak i pd boll aty e patet Don Saliun
dhe zhelqinen por nuk ja u mbajti suma dhe tani flisni si çiliminj
bashkohuni krijoni nji grup anti berishe qe tju besojne njerzit
jo kshu njeri flet te dita tjetri te leshi dhe tjatri te preshi
kjo nuk eshte politike por vet mburrje shoku Rus mali
I shpifur ne pamje, i lig ne shpirt.
Servil langaraq.
E mbani mend kur “kendonte” ne maje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, me ate zerin e shemtuar dhe me bindjen se ky ishte koke e madhe.
Berisha kete e shkelte si lecke, por ky prap ishte i kenaqur se e kishte shkelur Ai.
Tani qe ka ngelur rrugeve, po moderohet.
I vetmi qe ja ka dhjere malokut ne kld-ne e tij ka qene Ngjela.ky rrefim i vonuar i Rusmalit nuk ka vlere,nuk perben lajm,sado i sheqerosur te jete.
po ku ishe ti kur berisha dhe basha shiten detin o jurist qe paske studiuar ne gjerm.po ne te ishe ne gjermani me keto qe ke bere ku do ishe tani .po privtizimet e bera si po te duken .ti je per te varur te dera e kuvendi dhe jo te japesh intervista se me e ke patur mire ne banden pd
nuk je harruar per injoracen tende qe po te thosh berisha i thoshe kemes dore o i pa fytyre.
po ti na paske studiuar ne gjerm .po te kishe bere keto marrezira qe ke bere do jepje intevista .
ti je per te varur nederen e parlamentit meqese te paska munguar o i pafytre .po shite detin me salin e lulshin per para si mund te portretizojne njezit ty .pa faj jurist serioz e tjer—.
ke kthyer ndonj ligj ti se ne nuk mbajme ment vetem jozefina dhe saliu mund ta dine.ke fat qe ska shtet se me keto qe ke bere te garantoje qe denim me burg sdo kishe marr po vetem me varje .
E sigurisht qe eshte teper vone per te bere apologji, mbasi ky njeri e ka njohur kryespiunin Berishe qe ne fillimet e viteve ’90. Nuk mund te shkruaj gjithcka qe me vjen ne mendje tani, lidhur me cfare shkruan Rusmali (me l dhe jo me j). Ja shkurtimisht: Eshte e vertete se Berisha nuk ve asgje mbi veten dhe familjen e tij. PD-ja per te eshte thjesht mjeti per te vjedhur dhe per te vrare, dhe ne nje shkrim tjeter, do te provoj se PD-ja nuk eshte gje tjeter vetem se nje parti fashiste, madje me e rrezikshme se partia e punes, ku Berisha ka qene anetar dhe sekretar partie. Saliu, ka ndjekur me Lulin, te njejton gje qe Enveri ndoqi me Ramizin, dhe Ramizi me Saliun. Pra, shkurt, ka gjetur nje njeri per ta mbrojtur ne cdo kohe nga ndonje e “keqe” qe mund t’i vije familjes Berisha. Por cfare ka bere me shume Saliu me Bashen? Se pari e ka kompromentuar rende dhe e ka keqperdorur, me paramendin dhe me prapaveprim. Ku: me ngritjen dhe emerimin si Minister i Transporteve, ku paraje rridhte lume. E beri te vjedhe 250 milion euro, per familjen dhe per PD. Tjeter, e detyroi te nenshkruante paktin e faljes se territorit te Shqiperise Greqise, per interesat e Saliut per pushtet, duke e keqperdorur dhe duke i futur gishtin ne bythe; e beri minister te puneve te brendshme, dhe me 21 janar 2011, e detyroi te jape urdher per te vrare protestuesit ne bulevard; dmth., kompromentim tjeter, dhe perseri gishtin ne bythe Lulit. Luli, nga ana tjeter, megjithese edhe kollovar i familjes Berisha, nuk ka menduar kurre se po keqperdoret nga familja, se eshte kompromentuar deri ne ate shkalle, sa nuk mund te luaje bythet, qe do te thote, nese nuk i qendron besnik familjes, shkon ne burg: i shkreti Lul, nuk e ka menduar kurre se vjeherri do t’ia fuste sa krahu, ke menduar se duke u bere minister dhe kryetar i PD (frormalisht), jane privilegje qe ia ka bere Berisha, por nje te vertete, jane barra te renda, qe nuk dihet nese do te jete i zoti t’i mbaje deri ne fund. Pra, Luli eshte flijuar qe tani per familjen dhe nuk ka se cfare te beje tjeter: O me Berishen deri ne fund, ose kunder Berishes, dhe te shkosh si Olldashi, viktime, i vrare ne menyren me te tmerrshe (per ata qe e kane pare), dhe kete Luli e di mire, prandaj nuk ka se c’te beje, por edhe pa keto ai ka qene, eshte dhe do te jete i siperfaqshem, dhe kete Berisha e di mire. Pra, si perfundim, Luli eshte flijuar qe ne fillimet e tij, dhe per te nuk ka kthim prapa! T’i rroje sa malet vjeherri!